By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pas sulmit, Irani dhe Izraeli kërcënojnë njëri-tjetrin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pas sulmit, Irani dhe Izraeli kërcënojnë njëri-tjetrin
Ballina 2Rajon / Botë

Pas sulmit, Irani dhe Izraeli kërcënojnë njëri-tjetrin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 9:29 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Pas një sulmi masiv me raketa balistike nga Irani drejt Izraelit, dy rivalët e kanë kërcënuar njëri-tjetrin me sulme të tjera, duke shtuar frikën për një luftë të gjerë në Lindjen e Mesme.

Forcat Revolucionare të Iranit kërcënuan se do të kryejnë “sulme shkatërruese” ndaj Izraelit, nëse ky i fundit reagon ndaj sulmit të 1 tetorit nga Republika Islamike.

“Nëse regjimi zionist reagon ndaj operacioneve iraniane, do të përballet me sulme shkatërruese”, tha Trupi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në një deklaratë të publikuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars.

Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmi me raketa i Iranit ishte serioz dhe do të ketë pasoja, duke shtuar se nuk do të specifikonte se si dhe kur do të përgjigjej Izraeli.

Hagari tha se nuk ishte në dijeni për ndonjë viktimë nga sulmi nga Irani me raketa. Ai theksoi se kishte disa shpërthime në pjesët qendrore dhe jugore të Izraelit.

“Ne jemi në gatishmëri të lartë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm”, tha Hagari në një transmetim televiziv. “Ne do të mbrojmë qytetarët e shtetit të Izraelit. Ky sulm do të ketë pasoja. Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që ne do të vendosim”.

Irani lëshoi një sërë raketash balistike ndaj Izraelit të martën si përgjigje ndaj fushatës së Izraelit kundër aleatëve të Teheranit në Liban, Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.

Bashkimi Evropian e ka futur në listën e zezë krahun e armatosur të Hezbollahut, por jo partinë e tij politike, e cila ka vende në parlamentin libanez. Ndërsa, grupi palestinez, Hamas, është shpallur organizatë terroriste edhe nga ShBA-ja, edhe nga BE-ja.

Alarmet ranë në të gjithë Izraelin dhe shpërthime u dëgjuan në Jeruzalem, ndërkohë që banorët e Izraelit u udhënzuar të strehoheshin në vende të sigurta.

Shtetet e Bashkuara kishin paralajmëruar më herët për një sulm të mundshëm me raketa ballistike iraniane ndaj Izraelit dhe thanë se do të kishte pasoja “të rënda” për Teheranin.

Më herët më 1 tetor, ushtria izraelite tha se kishte nisur sulme “të shënjestruara dhe precize” brenda Libanit në atë që e quajti një “inkursion të kufizuar” tokësor që filloi gjatë natës, duke shtuar se trupat e saj ishin të angazhuara në “luftime të ashpra” me Hezbollahun e mbështetur nga Irani.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Iran, #Izrael
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Përmbyset një varkë me turistë në Vietnam, më shumë se 30 të vdekur

Kosova Times Kosova Times July 19, 2025
Presidentja Osmani pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022
Hundozi: Ekzekutohen pagat për muajt tetor e nëntor në RTK
Ahmeti nënshkruan marrëveshje për mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve
Arrestimet e shqiptarëve, BDI kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?