By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Esposito për ATSH: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se mesatarja e BE-së, t’i jepet përparësi alternativave të tjera
February 8, 2026
Demonstrata kundër Lojërave Olimpike shkaktojnë tension në Milano
February 8, 2026
Drejtori ekzekutiv i Washington Post dorëhiqet pas reduktimit të stafit
February 8, 2026
Dy të vdekur në aksidente trafiku brenda 24 orëve
February 8, 2026
Aksion policor shkakton tensione në tregun e Prishtinës
February 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë
Uncategorized

Shigeru Ishiban zgjidhet Kryeministër i ri i Japonisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/01 at 4:50 PM
Kosova Times Published October 1, 2024
Share
SHARE

Parlamenti i Japonisë zgjodhi të martën politikanin Shigeru Ishiban si kryeministër të ri të vendit. Ai pason Fumio Kishidën, nga e njëjta parti, që u detyrua të largohej nga detyra për shkak të një skandali korrupsioni.

Zoti Ishiba planifikon të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare më 27 tetor, për të marrë votëbesimin e publikut.

Ai ka bërë thirrje për një aleancë më të fortë ushtarake rajonale.

Zoti Ishiba ka propozuar krijimin e një versioni aziatik të NATO-s. Po ashtu ai ka propozuar një partneritet më të barabartë në fushën e sigurisë mes Japonisë e Shteteve të Bashkuara, përfshirë komandimin e përbashkët të bazave ushtarake amerikane në Japoni.

Ai emëroi në kabinetin e tij dy ish-ministra të mbrojtjes, me të cilët ka punuar ngushtë – Takeshi Iwaya në postin e ministrit të Jashtëm dhe Gjeneral Nakatanin si shef të Mbrojtjes – duke vënë theksin tek politikat e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Vetëm dy nga 19 ministrat janë gra. Qeveria ka qenë nën presion për të rritur numrin e grave në poste publike. Aktualisht gratë përbëjnë vetëm 10% të Dhomës së Ulët të parlamentit, duke e vendosur Japoninë pothuajse në fund të renditjes botërore sa i takon të barazisë gjinore.

Shumica e anëtarëve të kabinetit të tij, përfshirë vetë zotin Ishiba, nuk janë të lidhur me fraksionet e udhëhequra dhe të kontrolluara nga politikanët me ndikim të fuqishëm në parti dhe asnjë nuk është pjesë e grupit të fuqishëm të ish-kryeministrit Shinzo Abe, emri i të cilit ka qenë i lidhur me skandale të mëdha.

Sipas gazetës me prirje liberale ‘Asahi’, mungesa e një baze të qëndrueshme pushteti, mund të nënkuptojë gjithashtu se qeveria e zotit Ishiba do të jetë e brishtë dhe “mund të rrëzohet shpejt”, edhe pse ai shpreson të krijojë unitet brenda partisë, ndërsa përgatitet për zgjedhje.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri me reshje shiu në territor

Policia në veri gjen sërish armë e municion

Rritje e rasteve të vjedhjeve: Tre të mitur arrestohen në Prishtinë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre në pranga dhe katër nën hetim

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të Enciklopedisë shqiptare

TAGGED: #Japoni, #Kryeministër, #Shigeru Ishiba
Kosova Times October 1, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Osmani dhe Kurti zotohen se Kosova do të zbatojë marrëveshjet

Kosova Times Kosova Times May 16, 2023
J.D. Vance sjell konservatorizmin, moshën e re në kandidimin me ish-presidentin Trump
Qeverisë i kërkohet të hap të dhënat e Fondit të Sigurisë
Detyrim ligjor, agjencitë turistike duhet t’i sigurojnë udhëtarët
Vulin: Procesi i krijimit të botës serbe ka filluar dhe nuk mund të ndalet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?