By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur
August 8, 2025
Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse
August 8, 2025
Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën
August 8, 2025
Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar
August 8, 2025
Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli sulmon objektivat e Hezbollahut pranë Bejrutit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 11:28 PM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite njoftoi të mërkurën se tetë ushtarë të saj u vranë në luftimet me Hezbollahun në jug të Libanit një ditë pasi filloi, atë që ka cilësuar operacion tokësor “të kufizuar” për të shkatërruar infrastrukturën militante atje.

“Ne jemi në mes të një lufte të ashpër kundër boshtit të së keqes të Iranit që po kërkon të na shkatërrojë”, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një video-mesazh duke dhënë ngushëllimet e tij. “Me ndihmën e Zotit, ne do të fitojmë së bashku. Ne do t’i kthejmë pengjet tanë në jug. Ne do t’i kthejmë banorët tanë në veri. Ne do të sigurojmë përjetësinë e Izraelit”.

Gjatë natës, forcat ajrore izraelite kryen sulme të reja në bastionet e Hezbollahut në periferitë jugore të Bejrutit.

Të martën, Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se të paktën 55 vetë u vranë dhe 156 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit. Ministria nuk bën dallim mes militantëve dhe civilëve në këtë bilanc.

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit me 180 raketa balistike ka shtuar frikën për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, ndërsa të dyja vendet lëshuan paralajmërime ndaj njëri-tjetrit.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian tha të mërkurën se vendi i tij do të përgjigjet edhe më me forcë, nëse Izraeli vazhdon fushatën në Liban.

Shtetet e Bashkuara, që kishin njoftuar Izraelin për sulmin e pritshëm, gjithashtu e dënuan goditjen e Iranit.

Izraeli nuk ka dhënë shenja se do të ndalë veprimet e tij në Liban.

Mblidhet Këshilli i Sigurimit i OKB-së

Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit të OKB-së mbajti të mërkurën një takim urgjent për të diskutuar situatën në përkeqësim.

“Luftimet në Lindjen e Mesme po kthehen me shpejtësi një ferr”, i tha Këshillit Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Anëtarët e Këshillit shprehën shqetësimin për sulmin me raketa të Iranit ndaj Izraelit dhe dërgimin e trupave të Izraelit në Libanin jugor të martën dhe paralajmëruan se një përshkallëzim i mëtejshëm nuk do të tolerohej.

“Situata në Liban është serioze”, tha ambasadori francez Nicolas de Riviere. “Operacionet ushtarake po intensifikohen, ushtria izraelite ka kryer inkursione tokësore duke shkelur sovranitetin libanez dhe Hezbollahu po vazhdon sulmet e tij kundër Izraelit”.

Ai tha se Franca është kundër çdo operacioni tokësor izraelit në Liban.

I dërguari i Izraelit hodhi poshtë thirrjet e Këshillit për ulje të tensioneve.

“Irani duhet të paguajë një çmim të rëndë për këtë sulm”, tha Danny Danon lidhur me sulmin me raketa të Iranit.

I dërguari i Libanit tha se pretendimet e Izraelit se sulmi ushtarak në Liban është i kufizuar janë të rreme. “Dëmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile janë të mëdha”, tha Hadi Haçem para këshillit.

Ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield, tha se sulmi Iranit “nuk ishte në asnjë mënyrë për mbrojtje” dhe u bëri thirrje anëtarëve të Këshillit të vendosin sanksione Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, IRGC, për mbështetje të terrorizmit.

“Nuk mund të ketë asnjë dyshim se mbështetja iraniane për grupet e lidhura me të në rajon ka kontribuar drejtpërdrejt në krizat në Gazë dhe Liban”, tha Linda Thomas-Greenfield.

Hamasi dhe Hezbollahu janë shpallur grupe terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Bashkimi Evropian dhe vende të tjera.

You Might Also Like

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Bisedimet SHBA-Rusi për Ukrainën: Çfarë dëshiron Putini për të ndaluar luftën

Departamenti i Shtetit: Forca e marrëdhënieve SHBA-Greqi është konfirmuar

Një autobus që po kthehej nga një funeral përmbyset, duke vrarë 21 persona

TAGGED: #Hezbollah, #Izrael, #Liban
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Italia dëshiron të ndërtojë urën më të gjatë të varur në botë: Pengesat janë mafia dhe vendndodhja gjeografike

Kosova Times Kosova Times May 1, 2023
Numri i të vdekurve në shpërthimet e pager u rrit në 11. 4000 u plagosën
Postoi video duke përdorur armë, i dyshuari shoqërohet në Polici
Come Back Alive thotë se projekti “Dronefall” rrëzoi dronët rusë me vlerë 65 milion dollarë
Protestat e mëdha në Barcelonë, 22,000 njerëz dolën në rrugë: Njerëzit ankohen për qiratë e mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?