By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama në Ditën e Veteranit të UÇK-së: Janë vlera të sakrificës
December 31, 2025
Grabitet nga një burrë që hiqej si oficer policie
December 31, 2025
Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore
December 31, 2025
Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe
December 31, 2025
Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni Evropian s’do të jetë në gjendje ta nisë mandatit e ri më 1 nëntor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Komisioni Evropian s’do të jetë në gjendje ta nisë mandatit e ri më 1 nëntor
Rajon / Botë

Komisioni Evropian s’do të jetë në gjendje ta nisë mandatit e ri më 1 nëntor

Kosova Times
Last updated: 2024/10/02 at 6:16 PM
Kosova Times Published October 2, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola, ka njoftuar të mërkurën se seancat dëgjimore për kandidatët për anëtarë të Komisionit Evropian (KE) do të zhvillohet nga 4 deri më 12 nëntor, duke bërë që të shtyhet fillimi i mandatit të ri të këtij komisioni.

Ky është vendimi i konferencës së presidentëve në Parlamentin Evropian, ku marrin pjesë shefat e grupimeve partiake.

Ky vendim i PE-së e bën të pamundur zbatimin e planit të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që mandatin e dytë ta nisë më 1 nëntor, pas zgjedhjeve të qershorit në bllokun evropian.

Tani, data më e mundshme për nisjen e punës së Komisionit Evropian flitet të jetë 1 dhjetori i këtij viti. Edhe kjo datë është e mundshme vetëm me kusht që asnjë nga kandidatët të mos refuzohet nga komitetet përkatëse i PE-së.

Nga kandidatët që do të dëgjohen dhe për të cilët do të votohet në Parlamentin Evropian, për Kosovën dhe rajonin më të rëndësishmit janë Kaja Kallas – e cila do të jetë përfaqësuese e lartë për politikë të jashtme dhe siguri – dhe Marta Kos, e cila është emëruar të jetë komisionare për zgjerim.

Të dyja këto kandidate do të dëgjohen dhe votohen në komisionin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian.

Shumë diplomatë dhe parlamentarë në Bruksel edhe më herët ishin shprehur se data 1 nëntor për nisjen e mandatit të ri të KE-së, që e ka përmendur Von der Leyen, ka qenë joreale dhe se ajo e kishte përmendur këtë datë “për të bërë presion” ndaj Parlamentit Evropian.

Kur të gjithë kandidatët ta marrin pëlqimin e komisioneve parlamentare, atëherë Parlamenti Evropian voton në një seancë plenare për tërë Komisionin Evropian.

Në rast se ndonjë nga kandidatët nuk e merr pëlqimin, atëherë vendi nga i cili vjen, duhet ta dërgojë një kandidat tjetër, i cili prapë duhet të kalojë tërë procedurën e miratimit.

Kjo do të shkaktonte vonesa të reja. Prandaj edhe 1 dhjetori si datë për nisjen e mandatit duket mjaft ambicioz, por jo edhe i pamundur.

You Might Also Like

Një qytet i tërë suedez po zhvendoset për shkak të metaleve të rralla tokësore

Preteksti i Valdait: Putini i hedh çelësin Trumpit në përpjekjen për paqe

Erdogan dhe Putin perseri se bashku: “Midis tyre u vendos…!”

Vdekje tronditese ne Serbi: Vdekja e një burri (55) trupi i të cilit u gjet i lidhur në një shtyllë

Ata mbërritën fshehurazi dhe shkaktuan shqetësim të madh në NATO

TAGGED: #Komisioni Evropian, #Mandati i ri
Kosova Times October 2, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Suksesi i Kosovës është sukses edhe i aleatëve tanë

Kosova Times Kosova Times February 17, 2024
Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
Osmani uron Rutte:Nën udhëheqjen tuaj, partneriteti me NATO do të forcohet
Përurohet pika turistike në mes të fshatrave Budakovë dhe Jezerc
Një shkrim i përbashkët latin për pesë kombe: Ndikimi i Turqisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?