By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci në CybHER Boot Camp, mbështet vajzat në sigurinë kibernetike
February 7, 2026
Istogu shënon `Ditët e Kulturës Japoneze` me aktivitete artistike
February 7, 2026
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e Llapi
February 7, 2026
Suedezja Karlsson fiton medaljen e artë në garën e skiatlonit
February 7, 2026
Gjatë janarit u shqiptuan 1.128 gjoba në trafik përmes radarëve mobilë
February 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë
Ballina 2Rajon / Botë

Deputetët opozitarë djegin katër manekinë para Kuvendit të Shqipërisë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 12:08 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Paraditen e 3 tetorit para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u regjistruan momente tensioni. Deputetët e Partisë Demokratike në opozitë vendosën para Kuvendit katër manekinë me imazhet e kryeministrit Edi Rama dhe deputetit, njëherësh ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllezërve të tyre, Osli Rama dhe Agron Xhafaj, të cilët opozita i akuzon për përfshirje kriminale.

Më pas, deputetët e opozitës hodhën benzinë dhe u vunë flakën katër manekinëve, që i kishin veshur me “uniforma burgu”. Punonjësit zjarrfikës ndërhynë duke shuar zjarrin.

Ndërkaq, në pritje të nisjes së seancës plenare, punonjësit e Gardës së Republikës mbyllën dyert për 24 deputetët e opozitës të përjashtuar përkohësisht nga punimet plenare.

Sekretariati i Etikës i Kuvendit të Shqipërisë vendosi të mërkurën përjashtimin përkohësisht për 24 deputetë të opozitës nga seancat plenare të Kuvendit, për shkak se dogjën karrige para ndërtesës së institucionit tri ditë më parë.

Sekretariati vendosi – që kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, bashkë me sekretarin e përgjithshëm të kësaj partie, Flamur Noka, dhe deputetin Bledion Nallbati – të përjashtohen për 60 ditë nga seancat plenare secili. Ndërsa, 20 deputetë të tjerë janë përjashtuar për 40 ditë. Një deputet tjetër është përjashtuar për 10 ditë nga seancat.

Vendim ka hyrë në fuqi të enjten, kur Kuvendi duhej të zhvillonte seancën e radhës. Deputetët e opozitës u përpoqën të kalonin kordonin e sigurisë dhe kishte edhe konfrontime fizike, por nuk u lejuan të hynin në sallë. Disa deputetë demokratë nuk lejuan as ministrin e Financave, Petrit Malaj, të hynte në sallën e Kuvendit. Për shkak të kësaj situate nuk morën dot pjesë në punimet e Kuvendit as deputetët e opozitës, ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, deklaroi se aksioni i opozitës do të vijojë dhe se nuk do të ketë zhvillim normal të seancave plenare.

“Ne do të veprojmë në raport me këtë godinë, me kryeministrinë dhe çdo godinë tjetër, ku strehohet krimi dhe qëllohet ndaj atyre që luftojnë krimin”, tha Bardhi.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në një deklaratë për mediat shprehu mirënjohje për punonjësit e Gardës së Republikës dhe theksoi se në seancë duhet të ishin të pranishëm vetëm deputetët ndaj të cilëve nuk ka masë disiplinore nga Sekretariati i Etikës.

Seanca zgjati rreth 30 minuta, dhe në sallë ishin vetëm deputetët e shumicës, të cilët votuan vetëm një prej dy projektligjeve në rendin e ditës.

Më 30 shtator, deputetë të Partisë Demokratike nxorën jashtë sallës së Kuvendit karriget e tyre dhe u vunë zjarrin në shenjë proteste ndaj burgosjes së deputetit Ervin Salianji. Ata po ashtu kërkuan një Qeveri teknike, që pas tyre, do ta çonte vendin në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur shqetësim dhe keqardhje për skenat që u panë më 30 shtator në Kuvendin e Shqipërisë dhe u bënë thirrje pushtetit dhe opozitës që të zhvillojnë dialog.

You Might Also Like

Një alpinist i ri vdiq në një aksident të rëndë pranë Sarajevës, tetë persona të tjerë u plagosën

Dronët e SBU-së godasin uzinën ruse që furnizonte karburant për raketat Kh-55 dhe Kh-101

Media: Të dyshuarit për atentat ndaj gjeneralit Alekseev janë ndaluar

Një spanjoll i akuzuar për sulme kibernetike ka kërkuar azil në Rusi

Zelensky: SHBA-të po punojnë për të arritur paqen midis Rusisë dhe Ukrainës deri në qershor.

TAGGED: #Djegin katër manekinë, #Kuvendi i Shqipërisë, #Opozita
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qëndrime kritike nga UNESCO mbi Beratin dhe Gjirokastrën për autoritetet shqiptare

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Kurti: Në shekullin 21 lëvizja e ka emrin Vetëvendosje.
Donjeta Sadiku e nis me fitore turneun ndërkombëtar “Strandja”
Deco: Do të isha shumë i lumtur nëse Xavi do të qëndrojë tek Barça
Prokuroria: Personat e arrestuar dyshohen për veprat penale “Dhënie e ryshfetit” dhe “Fajde”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?