By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra njerëz marshojnë në Vjenë kundër FPO-së para bisedimeve për koalicion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mijëra njerëz marshojnë në Vjenë kundër FPO-së para bisedimeve për koalicion
Rajon / Botë

Mijëra njerëz marshojnë në Vjenë kundër FPO-së para bisedimeve për koalicion

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 8:28 PM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Mijëra protestues marshuan të enjten në Vjenë, duke u bërë thirrje partive politike të Austrisë, posaçërisht partisë konservatore në pushtet, të mos e bëjnë Qeverinë e re së bashku me partinë e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), e cila i fitoi zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë të dielën e kaluar.

FPO-ja, e udhëhequr nga Herbert Kickl, i fitoi 29 për qind të votave, duke e lënë në vendin e dytë Partinë Popullore Austriake (OVP), e cila i mori 26 për qind të votave.

Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë dhe tani i duhet ta formojë një koalicion për ta udhëhequr Qeverinë për herë të parë në historinë e vet.

FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve.

Vetëm OVP-ja e ka lënë derën e hapur për koalicion qeveritar me FPO-në, edhe pse ka thënë jo nëse pjesë e Qeverisë së re do të ishte lideri i saj Kickl.

FPO-ja ngul këmbë se Kickl do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

“Ne duam ta themi qartazi tani: E dashura OVP, ju lutem mos u futeni në këtë marrëveshje përsëri”, tha Marty Huber, njëri nga organizatorët e protestës, për Plus 24 TV.

Një turmë e madhe njerëzish u mblodhën pranë Universitetit të Vjenës duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur pankarta me mbishkrime, si “Mbrojeni demokracinë”.

Huber po i referohej faktit se OVP-ja ka qenë tashmë dy herë në Qeveri me FPO-në, por në secilën herë FPO-ja ka qenë partneri i vogël. OVP-ja zuri vendin e dytë në zgjedhjet e së dielës, duke ngelur rreth 2 pikë mbrapa FPO-së.

Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili mbikëqyr formimin e qeverive, pritet të takohet me liderët e të gjitha partive parlamentare, duke nisur me Kicklin të premten.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje atyre të mbajnë bisedime me njëra-tjetrën për formimin e koalicionit qeverisës.

OVP-ja do ta kishte një shumicë të qartë, nëse bashkohet me vendin e tretë, Socialdemokratët dhe me një parti më të vogël si, për shembull, liberalët e Neos.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Austri, #FPO, #Protestë
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Një ditë errësira do të kalojë”: Çifti rus që u largua nga Rusia për jetën në det

Kosova Times Kosova Times April 9, 2023
Përfundojnë festimet e Vidovdanit në Gazimestan
Dështimi i “ballkanit të hapur”goditja më e madhe për Vuçiqin: Pse u prish “dashuria vëllazërore” mes Ramës dhe Vuçiqit…
Kosova pjesë e ‘Expo Osaka 2025’ në Japoni
Netanyahu thotë se mund të jetë afër arritja e një marrëveshjeje për pengjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?