By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Bundestagu nuk mund të frikësohet”: Kryetari i Parlamentit gjerman iu përgjigj Volodinit 9 minuta më parë
June 9, 2025
Filloi shkëmbimi i të burgosurve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës
June 9, 2025
Fabrika e Komponentëve të Dronëve Shahed 1,000 km brenda Rusisë e goditur nga sulmi ukrainas
June 9, 2025
Rexhepi: Kompromisi është zgjidhja më e mirë
June 9, 2025
Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore!
Opinion

Nuk ka vota pa përfshirjen e mërgatës në listat zgjedhore!

Kosova Times
Last updated: 2024/10/03 at 10:16 AM
Kosova Times Published October 3, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Mërgimtarët që vrapojnë pas eskortave politike, pas liderëve shtetërorë dhe partiak, pas përfundimit të zgjedhjeve do të harrohen nga të njëjtit sikur të mos i kishin parë asnjëherë!

Këto parti politike dhe këta liderë që e harruan mërgatën pas çlirimit, do ta harrojnë edhe pas këtyre zgjedhjeve!

Lehtë harrohet buka e mërgimtarëve

Mërgimtarë të cilët më së shumti harxhojnë kohë e mund, shpenzojnë mjete financiare dhe sakrifikojnë më së shumti për t’i pritur dhe përcjellë në aeroporte politikanët e Kosovës, do të jenë të parët që do të harrohen nga ta!

Ikja e elektoratit të partive politike në shtetet europerëndimore, ka bërë që të gjitha partitë politike pa dallim pushtet dhe opozitë, ja kanë mësyer mërgatës shqiptare të Kosovës me qëllim të grumbullimit të sa më shumë votave për forcimin e pozicioneve të tyre politike.

Liderët e partive politike, sikurse qytetarëve të Kosovës ashtu edhe mërgimtarëve gjatë fushatës zgjedhore ju premtojnë përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve!

Sikurse në të kaluarën, edhe tani partive politike nuk ju intereson kualiteti i pjesëmarrjes, por kuantiteti i pjesëmarrjes së mërgimtarëve nëpër tubimet e tyre, që i bie, qëllimshëm harrohen veprimtarët më të devotshëm të çështjes kombëtare, e në veçanti veprimtarët e viteve të ’90-ta, ata të cilët e kanë mbajtur gjallë jetën dhe shtetin paralel të Kosovës përgjatë viteve të okupimit klasik të Serbisë!

Pse nuk ftohen në tubimet e partive politike veprimtarët dhe intelektualët?!

Nuk ftohen për faktin se veprimtarët e viteve të ’90-ta dhe intelektualët e kalibrit nuk i thonë të zezës e bardhë dhe anasjelltas, por i thonë gjërat ashtu siç janë dhe i nxjerrin në sipërfaqe të gjitha problemet e mërgatës.

E pikërisht kjo, iu bëhet pengesë politikanëve dembelë dhe karrierist, të cilët nuk duan të merren me mërgatën pas zgjedhjeve, por duan që atyre t’ua grabisin vetëm votën për t’i harruar menjëherë pas zgjedhjeve!

Sikur të ishte ndryshe, secili subjekt politik do të interesohej për përafrimin rreth vetes të vlerave të mërgatës sonë. Kjo nuk ndodhë për faktin se intelektualët mërgimtarë ngrisin çështje madhore, e dihet, që çështjet madhore kërkojnë mund e sakrifica për t’u zgjidhur!

Këtë që e them dëshirojë ta ilustroj me një shembull personal. Nga viti 2011 e këndej, nuk ka qeveri dhe as ministër të diasporës që nuk Ju kam drejtuar me kërkesën për hapjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në pjesën veriore të Italisë, por asnjëri prej tyre nuk e ka marrë mundin të merret me këtë temë jetike për mërgimtarët!

Dhe, për ironi të faktit, asnjëri prej tyre as përgjigje nuk më ka kthyer, e lerë më të merret me çështjet e ngritura nga unë!

Partive politik nuk ju intereson mërgata, ju intereson vota e tyre

Për të kuptuar se vërtet partive politike dhe politikanëve kosovarë në përgjithësi nuk ju intereson mërgata, mjafton t’i shikoni listat zgjedhore. Asnjëra nga partitë politike nuk e ka prioritet përfshirjen e intelektualëve nga mërgata në listat e tyre zgjedhore!

Meqenëse tani me ligjin e ri për zgjedhjet, çdo votues ka të drejtë t’i votoj 10 kandidat në listë, pse partitë politike kosovare nuk i vendosin në listat e tyre prej 110 kandidatëve së paku 10 kandidat nga diaspora, në mënyrë që mërgimtarët t’i votojnë kandidatët apo përfaqësuesit më besnik që i mbrojnë interesat e tyre në Parlamentin e Kosovës?!

Logjika e të menduarit pozitiv e thotë të vërtetën, që më mirë është për mërgimtarët t’i votojnë përfaqësuesit e tyre për Parlamentin e Kosovës sesa kandidatët e deritanishëm apo anonimët të skenës politike kosovare!

Unë e thashë 10 kandidat, por secilit subjekt politik do t’i bënte nder që në listat e tyre zgjedhore t’i kenë më shumë se aq, pse jo 20, 30 apo më shumë kandidat, për faktin se vetëm kështu do të shfrytëzohej truri kombëtar i Diasporës dhe do të freskohej Parlamenti i Kosovës.

Pjesëmarrja e mërgatës përveç në listat zgjedhore të partive politike duhet të jetë edhe në aspektin diplomatik, respektivisht të përfaqësimit të elitave intelektuale të mërgatës nëpër përfaqësitë diplomatike në shtetet europerëndimore, gjegjësisht në Ambasada dhe Konsullata të Republikës së Kosovës, ngase askush më mirë se vet mërgimtarët nuk i kupton problemet e bashkatdhetarëve në emigracion.

Vetëm në këtë mënyrë do të kthehej besimi i vërtetë i mërgatës dhe do të rriteshin investimet kapitale të bizneseve të shumta të mërgimtarëve në vendlindje. Nuk mjaftojnë spektaklet televizive me kinse pritjen e mërgatës në vendlindje. Mërgatës duhet dhënë më shumë mundësi dhe hapësirë veprimi për të mirën e shtetit.

Mërgata nuk është më si parë kur nuk kishim shtet në vitet e ’90-ta, tani gjërat kanë ndryshuar. Mërgata ka filluar të vetëdijesohet dhe të mendoj seriozisht për të ardhmen e saj në shtetin e Kosovës. Ndryshe, mërgata më nuk do të jep për shtetin pa marrë diçka në këmbim nga shteti! Dhënia e mundësive të mërgatës në përfaqësim zgjedhor dhe diplomatik do ta shtonte dashurinë për shtetin dhe interesimin për kthim të mërgimtarëve në vendlindje.

You Might Also Like

Migracioni ilegal dhe sovraniteti i Kosovës

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times October 3, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Interi i thotë JO ofertës së Realit për Bastonin

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Tornado në ShBA, së paku shtatë të vdekur
Haradinaj: Kurti po tenton “ta fshehë marrën”, Asociacioni të trajtohet seriozisht nga Kushtetuesja
Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe ulje temperaturash
FIFA ia shkëput kontratën Ramadanit me Gjilanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?