By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin
January 7, 2026
Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë
January 7, 2026
Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë
January 7, 2026
Kërcënim i ashpër nga Moska, deputeti i Dumës:
January 7, 2026
Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IKPShPK rekomandon që uji i Badocit të mos përdoret për pije
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IKPShPK rekomandon që uji i Badocit të mos përdoret për pije
Ballina 1Lajme

IKPShPK rekomandon që uji i Badocit të mos përdoret për pije

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 9:33 AM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka dalë me rekomandime për nivelet e larta të Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.

Pas nga Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, më 02. 10. 2024, në orët e pasdites, për ngitje të vlerave të Manganit në ujin e Liqenit të Badovct si dhe në ujin e trajtuar, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka ngritur vigjilencën për monitorimin e ujit për pije.

“Ditën e djeshme, ekipi i IKShPK-së ka  ka marrë 16 mostra në Zonën – PR03, e cila furnizohet nga Impianti për trajtimin e ujit në Badovc (mostrat e marra janë të shpërndara në tërë zonën e furnizimit nga ky impiant), me qëllim të pasqyrimit sa më real të gjendjes dhe kryerjes së analizave të ujit.Nga rezultatet laboratorike, 15 mostra nga numri total i mostrave të marra rezultojnë me tejkalim të standardit për Mangan. Tejkalimet fillojnë nga vlera më e ulët prej  0.062mg/L deri në vlerën më të lartë 0.250 mg/L”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”, norma e lejuar për Mangan në ujin për pije është 0.05 mg/L.

“Bazuar në të dhënat e deritashme, paraqitja e “fenomenit” te Manganit në Liqenin e Badovcit është dukuri e vazhdueshme, e cila ndodh kryesisht në kohën e ndrrimit të stinëve.  Kjo dukuri në vitin e kaluar ishte shqetësuese, sepse  përveç vlerave të shtuara të Manganit 2valent, u shoqërua edhe me kohëzgjatje të këtij fenomeni.

Edhe pse Mangani konsiderohet një lëndë ushqyese thelbësore dhe kontribuon në shumë funksione trupore, duke përfshirë metabolizmin e aminoacideve, kolesterolit, glukozës dhe karbohidrateve, në formimin e kockave, mpiksjen e gjakut dhe reduktimin e inflamacionit, vlerat mbi 50 µg/L në ujin e pijshëm sillet si ndotës dhe ka ndikim të dëmshëm në shëndet, e posaçërisht tek fëmijët deri në 5 vjeç”, thuhet tutje në këtë rekomandim.

Të dhënat e analizave të bërë dhe  krahasimi i tyre me të dhënat e ditëve paraprake si dhe përvoja nga situata e vitit 2023, na tregojnë se gjatë kohëzgjatjes së këtij fenomeni, vlerat e manganit  kanë tendencë të rritjes së vazhdueshme ditë pas dite, andaj IKShPK  për  këtë periudhë rekomandon që uji të mos konsumohet për pije dhe të përdoret si ujë teknik për higjienë personale dhe ambientale.

Duke pasur parasysh rezultatet e lartpërmendura,  IKShPK ka rekomanduar KRU “Prishtina” që:

Të kontrollohet procesi i dezinfektimit në mënyrë që vlera e Cl rezidual të jetë 0.1-0.2mg/L, e cila garanton cilësinë e ujit në aspektin bakteriologjik dhe në të njëjtën kohë ndihmon në proceset oksido-reduktive;

Të përcjellët ndotja organike (TOC) në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndares;

Zbatimi i procedurave standarde për situatën e krijuar në të gjitha fazat e trajtimit të ujit;

Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – gypave magjistral;

Shpërlarja e rrjetit shpërndarës – segmenteve të vogla;

Të  sigurohet ujë higjienik për pije për qytetarët.

IKSHPK njofton se deri me datën 02.10.2024 në rezultatet e mostrave të marra sipas planit të Monitorimit për ujin e pijshëm, nuk ka pasur mostra që kanë rezultuar me  vlera të shtuara të manganit mbi standardin e paraparë (0.05 mg/L) sipas Udhëzimit Administrativ Nr: 10/2021 “Për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drenasi dhe Skenderaj në gjendje të vështirë pas reshjeve

Një 36-vjeçar gjendet i vdekur në Prizren

Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

TAGGED: #Badoc, #IKShPK, #Ujë
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump nënshkruan disa marrëveshje strategjike me Arabinë Saudite

Kosova Times Kosova Times May 13, 2025
Korporata GRU. Kush po merr kontrollin e aseteve të Prigozhin në Siri
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
Meta: Kam pasur ofertat për t’u arratisur, por nuk është në karakterin tim
Pija e preferuar e Profetit Muhamed: Uji Nabiz pihet gjatë Ramazanit, ja si bëhet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?