By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Figura e Nexhat Dacit në raport me ish-presidentët e Kosovës: mes neutralitetit dhe sfidës së kohës
September 13, 2025
Shahini e PSD-së nis fushatën nga një banesë me qira
September 13, 2025
Trump darkon me kryeministrin e Katarit në Nju Jork
September 13, 2025
Letra e Trump drejtuar NATO-s: “Nëse bëni atë që them unë, lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”
September 13, 2025
Limaj: Në komuna përgatitemi për të drejtuar shtetin
September 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga ShBA-ja do ta vizitojë Rusinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga ShBA-ja do ta vizitojë Rusinë
Rajon / Botë

Një tjetër zyrtar serb i sanksionuar nga ShBA-ja do ta vizitojë Rusinë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 5:41 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Qeveria serbe njoftoi të premten se ministri i saj pa portofol, Nenad Popoviq, do ta vizitojë Rusinë për të marrë pjesë në një takim ndërqeveritar mes dy vendeve në Shën Petersburg muajin e ardhshëm.

Popoviq – i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për lidhjet e tij me Rusinë – do të marrë pjesë në një tubim të Komitetit Ndërqeveritar Serbo-Rus për Bashkëpunim Tregtar, Ekonomik, Shkencor dhe Teknik, i cili do të mbahet në nëntor, në Shën Petersburg.

Në Qeverinë e Serbisë, Popoviq është përgjegjës për bashkëpunimin ekonomik ndërkombëtar dhe për pozitën shoqërore të kishës në vend dhe jashtë saj.

Përveç Popoviqit, në takimin e Shën Peterburgut do të marrë pjesë edhe ministri për Zhvillim Ekonomik i Rusisë, Maksim Reshetnikov, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë.

Popoviq është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej nëntori i vitit 2023, për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë.

Në listën e zezë amerikane është edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, i cili më 4 tetor u takua me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë ruse të energjisë “Roseti”, Andrei Ryumin, gjatë vizitës së delegacionit të kësaj kompanie në Beograd.

Vulin theksoi se Serbia është “i vetmi vend në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë” dhe shtoi se Serbia “nuk do ta ndryshojë politikën e saj dhe investimet dhe njerëzit nga Rusia janë plotësisht të sigurt” në Serbi.

Siç njofton Qeveria e Serbisë, Ryumin theksoi “vëmendjen e madhe që Vulin i kushton zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë”.

Serbia ka pothuajse tri vjet që nuk pranon t’i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, edhe pse në Kombet e Bashkuara e kanë dënuar pushtimin e Ukrainës nga Moska.

Bashkimi Evropian, pjesë e të cilit Serbia synon të jetë në të ardhmen, i kërkon Beogradit të vendosë sanksione ndaj Rusisë.

Në deklaratat e tij, Vulini shpesh e kritikon Perëndimin, është vizitor i shpeshtë i Moskës dhe konsiderohet si një nga mbështetësit më të fortë të Kremlinit në mesin e përfaqësuesve të autoriteteve serbe.

Pas takimit të Vulin me presidentin rus, Vladimir Putin, në shtator, Bashkimi Evropian tha se “mbajtja e lidhjeve me Rusinë gjatë luftës së saj agresore kundër Ukrainës nuk është në përputhje me vlerat e BE-së e as procesin e anëtarësimit”.

You Might Also Like

Trump darkon me kryeministrin e Katarit në Nju Jork

Letra e Trump drejtuar NATO-s: “Nëse bëni atë që them unë, lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti”

Kaos në EasyJet, aeroplani u ul në tokë pas ‘përplasjes’

Baza ushtarake sekrete në Bjellorusi

Kreu i administratës së Kupyanskut mohon se ushtria ruse ka hyrë në qytet

TAGGED: #Nenad Popviq, #Rusi
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Grupi i Vishegradit i përçarë: Sllovakia dhe Hungaria nuk duan të furnizojnë me predha Ukrainën

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Blerja e arit – shenjë sigurie për polakët në kohë të trazuara
Zjarri kaplon deponin e naftës të Rosneft pas një sulmi me dron
Rusia ndalon banorët e Kazanit të lëviznin nëpër qytet me makina të vjetra gjatë samitit të BRICS
Realizohet seanca e parë gjyqësore përmes videolidhjes në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?