By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hvari përsëri ndër ishujt më të mirë në botë
July 20, 2025
Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë
July 20, 2025
Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën
July 20, 2025
Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet
July 20, 2025
Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh raketa drejt Izraelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh raketa drejt Izraelit
Rajon / Botë

Sulmet izraelite vrasin 29 njerëz në Gazë, teksa Hamasi hedh raketa drejt Izraelit

Kosova Times
Last updated: 2024/10/04 at 6:15 PM
Kosova Times Published October 4, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite kreu bombardime në Rripin e Gazës të premten, duke i vrarë së paku 29 palestinezë, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Ndërkohë, në jug të Izraelit ranë sirenat për të paralajmëruar rikthimin e sulmeve raketore nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Shkrepja e raketave nga Gaza pas një kohe të gjatë nënkupton se fraksionet militante të udhëhequra nga Hamasi në Gazë, janë ende në gjendje ta sulmojnë Izraelin, pavarësisht luftës tashmë njëvjeçare ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite, e cila i ka rrafshuar me tokën pjesë të mëdha të enklavës.

Të premten, ushtria izraelite tha se sirenat ranë në jug të Izraelit për herë të parë pas dy muajve.

“Gati një vit pas 7 tetorit, Hamasi ende po i kërcënon civilët tanë me terrorizmin e vet, prandaj ne do t’i vazhdojmë operacionet kundër tij”, tha ushtria izraelite, duke iu referuar njëvjetorit të sulmit të Hamasit në jug të Izraelit, i cili e nxiti luftën në Gazë.

Në qytetin Gaza në veri të Gazës, zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se një sulm ajror izraelit mbi një shtëpi vrau të paktën shtatë persona. Katër persona, duke përfshirë dy gra dhe një foshnjë, u vranë në bombardimin e një shtëpie në qytetin jugor të Han Junisit.

Të tjerët u vranë në sulme ajrore në disa zona të tjera në këtë enklavë të dendur bregdetare. Banorët thanë se forcat izraelite që operonin në periferi të Zeitunit të qytetit Gaza dhe në Rafah, pranë kufirit jugor me Egjiptin, hodhën në erë grupe shtëpish.

Ushtria izraelite thotë se luftëtarët e Hamasit i përdorin si mburojë lagjet e banuara dhe të dendura. Hamasi e mohon këtë.

Mediat izraelite, duke raportuar për sulmet raketore, thanë se një raketë u shkatërrua nga mbrojtja ajrore izraelite dhe një tjetër ra në një zonë të hapur. Nuk u raportua për viktima apo dëme të konsiderueshme.

Palestinezët në Gaza do të shënojnë përvjetorin e parë të luftës javën e ardhshme me pak shpresë për fundin e luftimeve në të ardhmen e afërt, edhe pse Izraeli është duke e kryer një ofensivë të re tokësore në Liban kundër aleatit kryesor të Hamasit, Hezbollahun, i cili mbështetet nga Irani.

Hezbollah filloi të hedhë raketa në veri të Izraelit gati një vit më parë në mbështetje të Hamasit, pasi grupi palestinez kreu sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit më 7 tetor 2023.

Sulmi, në të cilin Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz dhe mbi 250 të tjerë u morën peng, ndezi luftën që ka shkatërruar Gazën, duke zhvendosur shumicën e popullsisë prej 2.3 milionë dhe duke vrarë mbi 41.800 njerëz, sipas autoriteteve shëndetësore të Gazës.

Diplomacia ndërkombëtare, e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, deri tani ka dështuar të arrijë një marrëveshje armëpushimi në Gaza.

Hamasi kërkon një marrëveshje që i jep fund luftës, ndërsa Izraeli thotë se luftimet mund të përfundojnë vetëm pasi ta ketë shkatërruar plotësisht Hamasin.

You Might Also Like

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten

Një anëtar i klanit Skaljar u vra në Podgoricë

TAGGED: #Gazë, #Sulme izraelite
Kosova Times October 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në mëngjes, Rusia sulmoi Kievin me dronë – shpërtheu një zjarr

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Ambasadori i Ukrainës në Gjermani i kërkon Perëndimit armë bërthamore
Irani: Sulmet e Izraelit në Gazë mund të detyrojnë të gjithë të veprojnë
Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës
Bombarduesit rusë fluturojnë afër Japonisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?