By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Ide e shkëlqyer për drekë: Qofte turke në një salcë kremoze që shkojnë shumë mirë me pure patatesh
October 11, 2025
Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hungari, mijëra protestues kërkojnë t’i jepet fund “propagandës” së medias shtetërore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hungari, mijëra protestues kërkojnë t’i jepet fund “propagandës” së medias shtetërore
Rajon / Botë

Hungari, mijëra protestues kërkojnë t’i jepet fund “propagandës” së medias shtetërore

Kosova Times
Last updated: 2024/10/05 at 9:22 PM
Kosova Times Published October 5, 2024
Share
SHARE

Mijëra hungarezë u mblodhën të shtunën para televizionit shtetëror të vendit, për të protestuar kundër asaj që ata e quajtën si “makina e propagandës” e qeverisë dhe duke bërë thirrje për një shërbim publik të pavarur të medias.

Protestuesit e partisë opozitare TISZA, thonë se televizioni shtetëror MTVA bën propagandë të njëanshme, duke u dhënë kohë televizive vetëm politikanëve nga partia dhe qeveria e kryeministrit Viktor Orban dhe analistëve që i bëjnë jehonë linjës së tyre.

Partia e qendrës së djathtë TISZA, e udhëhequr nga Peter Magyar, një figurë e re në politikë, po paraqet sfidën më të madhe për nacionalistin e krahut të djathtë Orban që kur ai mori pushtetin në vitin 2010.

Mijëra mbështetës të TISZA-s u mblodhën në Budapest me flamuj kombëtarë dhe pankarta ku shkruhej “Stop Propagandës” dhe duke thirrur “Nuk kemi frikë” dhe “është mbushur kupa” në tubimin e fundit masiv të thirrur nga zoti Magyar.

“Mjaft me keqdashje, gënjeshtra, propagandë, durimi ynë është sosur” i tha ai turmës së mbledhur.

“Televizioni publik që kemi sot në Hungari është një skandal global, mjaft.”

Zoti Magyar kërkoi që TV publik ta shfaqte protestën pa ndërhyrje në video. TISZA, një akronim hungarisht i emrit të partisë “Respekt dhe Liri” ka 39% mbështetje midis votuesve, krahasuar me 43% të partisë Fidesz të zotit Orbanit, sipas një sondazhi të muajit të kaluar. Zgjedhjet e ardhshme janë planifikuar në fillim të vitit 2026. Zoti Magyar, duke shfrytëzuar zhgënjimin në rritje të votuesve me Orbanin në një kohë kur ekonomia sapo po del nga një krizë inflacioni, ka premtuar të çrrënjosë korrupsionin, të rindërtojë mediat publike dhe të rivendosë kontrollet dhe balancat demokratike, për të cilat kritikët thonë se janë tkurrur gjatë qeverisjes së zotit Orban.

Media publike shërben kryesisht si zëdhënëse e qeverisë, por edhe media private kontrollohet kryesisht nga aleatët e Fidesz të Orbanit. Qeveria ka mohuar cenimin e lirisë së shtypit. Raportuesja e Posaçme e OKB-së për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, Irene Khan, ka thënë se Hungaria ka “një mjedis mediatik të pashëndetshëm, ku pluralizmi, diversiteti dhe pavarësia e mediave vihen në pikëpyetje”.

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

TAGGED: #Hungari, #Protestë
Kosova Times October 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kurti bisedon me Chollet për dialogun me Serbinë

Kosova Times Kosova Times February 24, 2023
Ndihmës sekretari i OKB-së: Përkrahim dialogun Kosovë-Serbi
Një trend i ri gjatë fluturimeve është hit në rrjete! Çfarë është “raw-dogging” dhe pse njerëzit janë të çmendur për të
KDI: Deputetët kërkojnë transparencë nga Qeveria për procesin e Berlinit
Maqedoni, Zv.kryeministri dhe ministrat e BDI-së paraqesin dorëheqjet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?