By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension të posaçëm
December 30, 2025
Shtëpia e masakrës në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë bëhet muze
December 30, 2025
Kurti premton konstituim të shpejtë të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë
December 30, 2025
Disa komuna marrin masa për parandalimin e rreziqeve nga fishekzjarrët
December 30, 2025
Pesë të lënduar nga aksidenti në autostradën ‘Arben Xhaferi’
December 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, duhet zbatim i marrëveshjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, duhet zbatim i marrëveshjeve
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët në Beograd: S’ka çfarë të dialogohet, duhet zbatim i marrëveshjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 9:12 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Ekspertët në Serbi thonë se mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka më se çfarë të bisedohet, pasi sipas tyre, krejt çka duhet është zbatimi i atyre që janë dakorduar dy palët gjatë negociatave.

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kthyer në një formë pa përmbajtje, temat janë konsumuar dhe tani është e nevojshme të zbatohet vetëm ajo që është rënë dakord. Kështu e shohin procesin e dialogut një pjesë e ekspertëve në Serbi. Sipas juristit dhe ish-deputetit Aleksandër Olenik, dialogu, nuk është bllokuar, por nuk ka, për çfarë mund të negociohet.

“Nuk mund të negociohet për zbatimin e detyrimeve të marra, pasi ky duhet të jetë një presion nga aktorët ndërkombëtarë që morën pjesë në negociata. Serbia nuk ka më asgjë për t’i ofruar Kosovës. Kontrolli mbi arsimin dhe shëndetësinë janë gjërat e vetme që mbeten nën pushtetin e saj. Asociacioni i Komunave Serbe do të formohet pas zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, por shumica e çështjeve të tjera janë mbyllur”, tha Olenik.

Njohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se për Perëndimin dialogu nuk është më prioritet, pasi konsiderohet se nuk ka potencial të vërtetë për një konflikt më të madh. Lidhur me këtë, sipas Dragan Popoviqit nga Qendra për Politikë Praktike, Serbia po përdor dialogun për interesat e brendshme.

“Mua më duket se për Perëndimin kjo çështje prej kohësh nuk është më prioritet. Veçanërisht pas ngjarjeve në Banjskë, është krijuar bindja se nuk mund të ketë përplasje të mëdha. Kjo i përshtatet Vuçiqit, sepse nuk ka instrumente reale për të arritur diçka. Ai mban iluzionin e negociatave për t’u thënë votuesve se ende ‘lufton’ për Kosovën, megjithëse është e qartë që historia ka përfunduar prej kohësh”, tha Dragan Popoviq nga Qendra për Politikë Praktike.

Ekspertët në Beograd mendojnë se dialogu i Brukselit, edhe pse formalisht ekziston, duket më shumë si një formë sesa një mjet për të arritur ndryshime reale, ndërsa duket se aktorët janë përqendruar në ruajtjen e iluzionit të një diskutimi aktiv.

You Might Also Like

VIDEO: Kinezët qëllojnë me raketa drejt Tajvanit, regjistrohet një takim i afërt në det!

Hulumtimi i BBC-së: Humbjet ruse në Ukrainë shpërthejnë, vlerësimi i numrave realë është publikuar

Çedomir Stojkoviq u lirua për t’u mbrojtur ne liri

Axhenda ndërkombëtare

2025 përmes 30 fotove – Ngjarjet që shënuan vitin e kaluar

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi, #Zbatimi i marrëveshjeve
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times September 7, 2024
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
Strakosha para sfidës me Çekinë: Duhet të ‘luftojmë’ për çdo top
Horoskopi ditor për 14 gusht 2025
Si ka ndryshuar qëndrimi i ukrainasve ndaj Rusisë, NATO-s dhe neutralitetit pas fillimit të një lufte në shkallë të gjerë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?