By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”
July 18, 2025
Osmani e Qelaj bashkërendojnë veprimet për të drejtave të njeriut
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje
Ballina 2Rajon / Botë

Banorët e prekur nga përmbytjet në Vlorë kërkojnë mbështetje

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 7:20 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Në qytetin e Vlorës, që u përmbyt masivisht dy ditë më parë, uji u tërhoq të dielën nga shumë lagje fale motit të mirë, ndërkohë që banorët dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Shumë banorë po kërkojnë mbështetje për dëmet që kanë pësuar, ndërsa më në vështirësi janë familjet e varfra të cilave u janë përmbytur shtëpitë. Ndërkohë autoritetet vendore thonë se po shqyrtojnë problematikat në qytet që sollën përmbytjet, krahas situatës së vështirë të motit.

Uji u tërhoq të dielën nga disa lagje të përmbytura prej pasdites të së premtes në qytetin e Vlorës, ndërkohë që dhjetëra banorë dhe punonjës të emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën në qytet.

“Tani të gjithë rrugëkalimet e bllokuara nga uji në qytet janë të kalueshme”, thotë për Zërin e Amerikës përgjegjësi i emergjencave civile në Prefekturën e Vlorës, Robert Skëndaj.

“Janë bërë të kalueshme të gjitha akset rrugore brenda qytetit që ishin të bllokuara, kryesisht kryqëzimet. Katër kryqëzimet, ai te Universiteti, te rruga “Albano dhe Romina”, te Dyqanet e Reja dhe te Kisha Katolike. Që nga ky moment janë liruar nga sasitë e ujit edhe blloqet e banimit. Forcat operacionale janë në terren për të normalizuar situatën, kryesisht gjithë forcat operacionale të Bashkisë Vlorë, të mbështetura dhe nga Forcat e Armatosura dhe nga ndihmat që kanë ardhur nga Agjencia Kombëtare e Ujitjes dhe Kullimit dhe të Ujësjellës Kanalizimeve që kanë sjellë në ndihmë forca dhe mjete në mbështetje të bashkisë Vlorë”, tregon ai.

Zoti Skëndaj thotë se tani po punohet për të tërhequr ujin në shumë zona dhe sidomos nga garazhet ku gjenden dhjetëra makina të bllokuara nga uji.

“Duke u mbështetur nga forcat e armatosura po bëhet heqja e ujit nga vend-parkimet e pallateve të cilat janë të mbushura me ujë dhe brenda tyre ka mjete të parkuara. Janë rreth 50 vendparkime ku po ndërhyhet”, thotë zoti Skëndaj.

Në krah të rrugës transballkanike shumë familje janë përmbytur dhe punojnë për të hequr baltën që vërshimet e ujit kanë lënë pas.

Familja Çobo jeton prej 25 vitesh në këtë zonë. Këtë situatë nuk e kemi ndeshur më parë, thotë Flamur Çobo.

“Si kësaj here nuk na kishte ndodhur kurrë. Më përpara kanalet ishin funksionale, ndërsa tani janë të papastruara. Të gjitha pajisjet elektroshtëpiake janë dëmtuar”, tregon ai.

Ndërsa Valbona Çobo thotë se situata ishte shumë e rrezikshme për gjithë familjet në këtë zonë.

Familja me pesë pjesëtarë jeton vetëm me një rrogë dhe deri tani thotë se nuk ka gjetur asnjë mbështetje nga bashkia ndërkohë që e kanë kaluar natën në makinë.

Banorët e lagjes bëjnë përgjegjës autoritetet vendore, pasi kanali që duhej të tërhiqte ujërat është i papastruar dhe u bllokua.

Autoritetet vendore në Vlorë kanë vlerësuar se reshjet e mëdha në një kohë të shkurtër sollën përmbytjet ndërkohë që faktorë të tjerë si kanali i ujërave të larta të qytetit dhe ndërtimet informale duket se kanë rënduar situatën.

Përgjegjësi i emergjencave Robert Skëndaj thotë se situata e përmbytjeve erdhi si pasojë e reshjeve të mëdha të pandeshura më parë për Vlorën, në një kohë shumë të shkurtër dhe nga dalja e kanalit të ujrave të larta të qytetit.

“Masat nga ana e Bashkisë dhe Komisioni i Mbrojtjes Civile në qark ishin marrë për të përballuar një situatë emergjente vjeshtë -dimër. Por duke u nisur nga një intesitet shumë i lartë i reshjeve që ranë të premten, nga ora 14.20 deri në 16.45 ka rënë 180 mm shi për një interval gati dy orë. Në bazë të statistikave që kemi ne kjo është sasia e reshjeve që bie gjatë një muaji në periudhën e dimrit në Vlorë. Intesitei i lartë i reshjeve, prurjet e mëdha, dalja dhe nga niveli e kanalit të ujrave të larta bëri një situatë të papërballueshme”.

Ndërsa drejtuesit e bashkisë së Vlorës kanë deklaruar se kanali për tërheqjen e ujërave ka probleme të mbartura ndër vite qoftë kjo dhe për shkak të investimeve të gabuara që janë bërë sipas tyre nga individët, por dhe përgjegjësia e institucioneve për ndërtimet e lejuara.

Vlora si shumë qytete në Shqipëri vuan problemet e mëdha të informalitetit të ndërtimeve që në shumë raste kanë bllokuar rrjetet e tërheqjes së ujrave.

Ndërkaq Partia Demokratike e opozitës në Vlorë ka drejtuar kritika të forta ndaj qeverisë vendore dhe asaj qëndrore.

Në një deklaratë për mediat kryetari i degës vendore të demokratëve, Atird Hoxha kërkoi që prokuroria të hetonte mbi faktorët që sollën përmbytjen dhe dëmet në shtëpi dhe biznese.

“Në këto kushte Partia Demokartike, dega Vlorë i bën thrirje prokurorisë të nisë menjëherë hetimet për situatën e krijuar në qytet, pasi është e qartë se nevoja për masa paraprake dhe eftkive nuk është përmbushur duke e lënë qytetin të pambrojtur dhe në mëshirë të fatit”, dekalroi ai.

Në zemër të qytetit afër Sheshit të Flamurit punonjësit e ujësjellësit po tërheqin ujin nga xhamia historike e cila u përmbyt ndërkohë që mjetet janë afruar nga Durrësi si solidarizim me këtë situatë të vështirë.

Banorët e dëmtuar në Vlorë thonë se presin mbështetje nga bashkia, ndërkohë që autoritetet kanë deklaruar se sapo të kalojë situata e emergjencës do të dalin në terren për të takuar familjet dhe bizneset që janë prekur nga përmbytja.

Bashkia e Vlorës thotë se ka nisur shpërndarjen e 300 pakove me ushqime për familjet e prekura nga përmbytjet por shumë familej të varfra pohojnë se nuk kanë marrë asnjë ndihmë emergjente.

Përmbytjet e pasdites të së premtes në Vlorë dëmtuan qindra shtëpi dhe biznese ndërsa qarkullim i mjeteve u paralizua nga uji. 33 familje u evakuuan ndërkohë që qyteti njohu probleme të furnizimit me energji elektrike.

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

TAGGED: #Përmbytje, #Vlorë
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rizvanolli takon ministrat slloven, flasin për investimet e huaja në Kosovë

Kosova Times Kosova Times September 3, 2024
ShBA vendosën një destrojer me “Tomahawks” në distancën e goditjes në Rusinë jugore
Të premten lansohet Programi Nacional ‘Sport në Shkolla’
Trepça e kërkon titullin në “Karagaç”
Prigozhin konsideron se Rusia arriti synimet e saj në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?