By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
May 14, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët dhe me diell
May 14, 2025
Vëllezërit Menendez u dënuan me dënim të ri për vrasjen e prindërve në vitin 1989, mund të lirohen
May 14, 2025
Sot mot me diell e vranësira
May 14, 2025
Trump njoftoi se kë do të dërgojë në negociata. Putini hesht, Macron e kërcënon
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Subvencionim i pajisjeve efiçiente për ngrohje një mashtrim skandaloz i Qeverisë në ikje për qytetarët e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Subvencionim i pajisjeve efiçiente për ngrohje një mashtrim skandaloz i Qeverisë në ikje për qytetarët e Kosovës
Ballina 1Lajme

Subvencionim i pajisjeve efiçiente për ngrohje një mashtrim skandaloz i Qeverisë në ikje për qytetarët e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/06 at 7:01 PM
Kosova Times Published October 6, 2024
Share
SHARE

Analistët politik kanë reaguar pas mbylljes para skadimit të afatit të shpallur nga Qeveria, lidhur me thirrjen për aplikim nga ana e qytetarëve për të përfituar subvencionimin e blerjes së pajisjeve efiçiente për ngrohje.

Sikur në shumë raste të tjera, edhe lidhur me këtë thirrje, Qeveria e ka ndërprerë para kohe afatin e aplikimit për qytetarët e interesuar, duke u thirrur se është arritur shifra e mjaftueshme e aplikantëve dhe kaq!!!

Florim Zeqa: Skandal me faktografi për hetim edhe nga Prokuroria Speciale

Analisti politik Florim Zeqa, konsideron se mbyllja para kohe e thirrjes publike ndaj qytetarëve për aplikim për subvencionim për pajisjet efiçiente për ngrohje nga ana e kryeministrit, përveçse paraqet shkelje ligjore është edhe fyerje ndaj qytetarëve të cilët nuk trajtohen në mënyrë të barabartë nga shteti i tyre, në këtë rast nga ‘Qeveria e Kosovës’!

”Vendimi i “kryezotit” Albin Kurti që të mbyllet para kohe thirrja publike ndaj qytetarëve, ngjallë shumë dyshime tek këta të fundit për abuzim me listën e përfituesve, siç ka ndodhur paraprakisht me të gjitha konkurset dhe tenderët, pa ju dhënë mundësi konkurrimi të gjithë të interesuarve! Mbyllja 6 ditë para kohe e thirrjes publike, të cilën mund ta quajmë ‘Konkurs Publik’ për subvencionimin e efiçiencës së energjisë, i mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian është dashur të zbatohet në përpikëri nga Ministria e Ekonomisë, përfshirë afatet kohore, të cilat janë esenciale për qytetarët e vendit, kur dihet se jo të gjithë qytetarët kanë qasje në rrjetet sociale dhe përcjelljen e trukeve të qeverisë”, thotë analisti Zeqa.

Madje ai shton se ky skandal ka mjaft argumente që të hetohet edhe nga Prokuroria Speciale.

“Privimi 6 ditë para kohe i qytetarëve nga e drejta për aplikim është shkelje e rëndë ligjore, me të cilën duhet të merret Prokuroria Speciale, pasi kjo ngre dyshime të bazuara që përfituesit e subvencionimit për pajisjet efiçiente për ngrohje janë militantët dhe anëtarësia partisë në pushtet e jo edhe qytetarët me bindje dhe përkatësi tjetër partiake”, thekson Zeqa.

Mbyllja 6 ditë para kohe e një konkurrimi të hapur publik, sipas tij, është e njëjtë sikur ta mbyllësh një proces zgjedhor 6 orë para kohe!

“Që i bie, nuk ka rëndësi kush kandidoi fituesit i përcaktojmë ne, të tjerët le t’i bien kavallit e të ëndërrojnë për vitin tjetër! Ky mentalitet qeverisës të kujton kohën e sistemit të kaluar monist, në kohën kur hapeshin konkurset për vende të punës, njerëzit (e pushtetit) ishin duke punuar. Pra, konkursi hapej sa për sy e faqe, për të mbuluar abuzimet me konkursin. Ngjashëm ka bërë edhe kryeministri apo siç e quajta në fillim “kryezoti” i shtetit të kapur, i cili nuk përfill rregulla dhe ligje në këtë vend”, tha Zeqa për “Kosova Times”.

Arsyetimet absurde të Qeverisë, “se Komisionet për vlerësimin e aplikacioneve kanë filluar punën e tyre të procesit të verifikimit të aplikacioneve dhe dokumentacionit të nevojshëm” pa u mbyllur aplikimi, sipas analistit Florim Zeqa, e vërteton konstatimin e tij për shkelje ligjore të Ministrisë së Ekonomisë me urdhrat e kryeministrit Albin Kurti.

“Ndërsa paralajmërimi se “të gjithë ata që kanë aplikuar do të njoftohen për ecurinë e procesit përmes mjeteve të informimit dhe rrjeteve sociale të Ministrisë së Ekonomisë” e tregon papërgjegjësinë dhe mungesën e transparencës, e cila përkthehet në abuzim dhe mashtrim të qytetarëve, dhe përfitime personale në këmbim të dhënies së subvencioneve. E cila gjë, e bënë përgjegjëse ‘Qeverinë e Kosovës’ për shkelje të rënda ligjore, për korrupsion dhe krim të organizuar të udhëhequr nga “njeriu me duar të pastra” në sytë e qytetarëve! Drejtësia vonon, por nuk harron”, tha Zeqa për “Kosova Times”.

Blerim Burjani: Subvencionimi për ngrohje projekt ad–hoc me mundësi të limituara buxhetore

Ndryshe mendon analisti Blerim Burjani. Ai konsideron se megjithatë Qeveria ka vepruar drejtë pasi që është “mbushur kupa” dhe nuk ka pasur mundësi për më shumë aplikacione të cilat do të përfitonin nga një projekt që megjithatë është me kapacitete të kufizuara.

“Kjo iniciativë është e limituar. Pra, derisa të përmbushet kuota e subvencionit. Pra kjo nuk nënkupton se do të përfitojnë të gjithë, por një kuotë subvencionimi me një numër të caktuar të familjeve aplikuese. Pra mundësit dhe buxheti janë të limituara, e përkrahja e të gjithëve nuk është e mundshme. Tash këto vlerësohen subvencione ad-hoc, për çka kjo Qeveri ofron edhe këto mundësi të limituara”, tha analisti Blerim Burjani për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit

TAGGED: #Subvencionimi për pajisje efiçiente për ngrohje
Kosova Times October 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një ditë me rrymë, një pa rrymë, ankohen banorët e fshatrave të Malishevës

Kosova Times Kosova Times September 1, 2024
Një fshat në zemër të Mesdheut ofron strehim falas, një zyrë dhe natyrë të mahnitshme
Vulin diskuton për Kosovën me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë
Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritje të numrit të viktimave
Erdogan propozon një referendum për veshjen e hixhabit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?