By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Konsultime serbo-ruse per Kosove para sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
September 12, 2025
Momenti tronditës kur ish-i dashuri i pret fytin oficeres së burgut me thikë
September 12, 2025
Afera e burrit tim me vajzën e fqinjës sonë më bën të ndihem keq – a duhet t’i jap një shans tjetër?
September 12, 2025
Rubini paralajmëron dëshminë në Hagë: Kam shumë për të thënë
September 12, 2025
Kryebashkiakët e Sofjes dhe Athinës shkruajnë në mbështetje të homologut të tyre të Stambollit
September 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërroi jetë akademik Tahir Emra
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Ndërroi jetë akademik Tahir Emra
Lajme

Ndërroi jetë akademik Tahir Emra

Kosova Times
Last updated: 2024/10/07 at 1:10 PM
Kosova Times Published October 7, 2024
Share
SHARE

Në moshën 86-vjeçare sot ka ndërruar jetë piktori, akademik Tahir Emra.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Akademia e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës(AShAK).

Në respekt të jetës dhe veprës së akademik Tahir Emrës, në AShAK-u nesër më 8 tetor 2024, në orën 11:00, do të mbajë mbledhje komemorative dhe më pas, deri në orën 12:30 bëhen homazhe.

AShAK-u ka dhënë edhe një biografi të piktorit, Tahir Emra.

“Akademik Emra u lind në Gjakovë më 1938. Shkollën fillore e kreu në vend¬lindje, ndërsa të mes¬men të artit më 1959 në Pejë. Në vitet 1959-1961 punoi mësues vizatimit në vendlindje, më pas studioi në Akademinë e Arteve Figurative në Beograd. Diplomoi më 1966 për pik¬turë, teksa një vit më vonë u zgjodh ligjërues e pastaj profesor në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, në Degën e Arteve Figurative. Më pas vijoi studimet pasuniversitare, magjistroi më 1970 dhe më 1974 u zgjodh docent për vizatim dhe pikturë në Akademinë e posathemeluar të Arteve të Universitetit të Prishtinës dhe më 1982 profesor ordinar. Ka qenë docenti dhe prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve, pastaj shef katedre në dy mandate. Gjatë viteve ’90, për disa vite ka mbajtur mësim me studentët në atelienë e shtëpisë së tij. Për dhjetë vjet (1994-2004) ka mbajtur mësim në lëndët vizatim dhe pikturë edhe në Akademinë e Arteve të Universitetit të Tetovës. Ishte njëri nga themeluesit e Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës dhe pjesëmarrës i rregullt në aktivitetet e saj”, thuhet në njoftim.

Më pas thuhet se ka qenë anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës është zgjedhur në vitin 2000, ndërsa anëtar i rregullt në vitin 2008. Për një mandat ka qenë sekretar i Seksionit të Arteve të AShAK-ut.

Ka hapur disa ekspozita të pavarura dhe ka marrë pjesë në ekspozita kolektive brenda dhe jashtë vendit. Veprat e tij gjenden në shumë galeri e muze të botës, në institucione dhe në koleksione private.

Në vitin 2013 Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës botoi monografinë e piktorit Tahir Emra me riprodhimet e veprave më të njohura dhe me studimin e piktorit Kujtim Buza.

Bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit do të bëhet më 8 tetor, në varrezat e qytetit të Gjakovës, teksa nga ora 15:00 deri në orën 16:00, do të bëhen homazhe, në varrezat e qytetit të Gjakovës.

AShAK-u u ka shprehur ngushëllime të thella familjes, miqve dhe gjithë artdashësve. /Kosovatimes/

 

You Might Also Like

Një rrugë në Vlorë me krenari do e mbaje emrin e princit të polifonisë, Lefter Çipa

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Obama fiton çmimin e tretë Emmy, duke mposhtur Tom Hanks

Festivali i Këngës shpall këngët garuese të edicionit të 3-të

Donatella Versace tronditi me pamjen e saj në funeralin e Armanit

TAGGED: #AShAK, #Tahir Emra
Kosova Times October 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia dhe Kina përdorin veto kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Kosova Times Kosova Times March 22, 2024
Emrat e rinj të ambasadorëve dhe të emisarëve të BE-së në Ballkanin Perëndimor
Murati dhe kreu i BQK-së me drejtues të FMN-së shpalosin planin strategjik dhe reformat
Jasharaj paralajmëron greva më 1 shtator, në gjithë sistemin e arsimit
Rusia i ka propozuar SHBA-së të rivendosë fluturimet direkte
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?