Analistët politik po e përcjellin me shqetësim të madh fushatën e hershme dhe tepër e egër elektorale, të filluar nga spektri politik i Kosovës, në pritje të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025. Lufta për ta marr në dorë qeverisjen e ardhshme është shumë e ashpër, por shqetësim në vete paraqet rreziku i futjes së vendit në krizë institucionale dhe politike pas ditës së zgjedhjeve, në përpjekje për formimin e qeverisë së re, pasi që të gjithë liderët e partive politike po zotohen se nëse nuk e marrin pozitën e Kryeministrit të shtetit, partitë e tyre nuk do të futen në koalicion qeverisës me një parti tjetër, për ti krijuar institucionet e reja.
Gani Qarri: Partia shtetformuese e Ibrahim Rugovës nuk guxon të deformohet
Zotime identike vijnë nga të gjithë kandidatët për kryeministra. Këtë paralajmërim e bëri seriozisht dhe forcërisht, së fundi edhe kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku. Për analistët politik kjo sjellje e ashpër është hiq më shumë dhe hiq me pak se një tregues për varfërinë e thellë të ideve prosperuese dhe mungesën totale të strategjive të reja zhvillimore, nga partitë e kontaminuara politike, dhe kjo gjendje i ka quar ato deri në veprime abnormalë dhe vendosjen e kushteve ekstreme përfshi edhe kërcënimet primitive, të cilat mbeten të pa konceptueshme, jo vetëm për partinë, aktualisht më të madhe politike në vend, por edhe për partinë pasuese, që në zgjedhjet e ardhshme llogaritet të jetë e dyta, si PDK, se edhe nëse ato do ti fitojnë zgjedhjet dhe mbajnë vendet e para, pozitën e kryeministrit, e paskan kusht t`ia ofrojnë Lumir Abdixhikut! Kështu vlerëson Analisti Gani Qarri.
“Parë në kontestin real, kërcënimet e tilla të opozitarëve të dështuar, që nga Abdixhiku e deri te Haradinaj, janë shprehje e pasigurisë së thellë, që në fakt ata ndjejnë për të ardhmen e tyre politike dhe fatin e frikshëm që i pret si kryetar partish të dezintegruara, në zgjedhjet e reja, nga pozicioni më tepër se i dobët, i tyre në garën paraelektorale. Një frustrim i frikshëm i liderëve të dështuar politikë, me shpresën se, vetëm në këtë mënyrë, do të arrijnë ti imponohen edhe forcërisht, si “opsion” i “patejkalueshëm”, partisë fituese të zgjedhjeve, madje para partisë rivale si PDK, për mbushjen e kompozimit të Qeverisë së ardhshme me Abdixhikun, për kryeministër të imponuar”, tha analisti politik Gani Qarri për “Kosova Times”.
Kështu që, në vend se të shprehin publikisht gatishmërinë se janë të gatshme të hyjnë në qeverinë e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Qarri thotë se Lumir Abdixhiku po gabon kur po i ndjek veprimet kaq shumë të ulëta e primitive, duke veprua njëjtë si bashkëanasi i tij gjysmë analfabet Shqipërim Arifi, që me kaçikun e tij, të topitur, ta kushtëzojnë LVV-në, qysh para zgjedhjeve, se nuk do të pranojnë asgjë më pak sesa pozitën e kryeministrit, gjë që vërtetë është kërkesë shumë qesharake dhe tërësisht absurde.
“Kjo për faktin e ditur mirëfilli, se Abdixhiku është duke garuar në Kosovë, dhe jo në luginë, ku dhe nuk mund të veprohet siç vepronte Aleksandër Vuçiqi, i cili pa marrë parasysh votat e qytetarëve, sillte njerëz të dëgjueshëm nga baushtellat e Gjermanisë si Shqipërim Arifi dhe i vendoste me diktat të vetin kryetar komune dhe udhëheqës të imponuar të shqiptarëve, lojal ndaj Vuçiqit. Duke ditur se në Kosovë, nuk mund të vendos Vuçiqi por fituesin e vendos vota e lirë e qytetarit, dhe faktin se deri më tani, Abdixhikun nuk e ka nxjerr asnjë sondazh, në pozitat e para, as pozicionimi i tij absurd, të cilin ai mund ta ketë menduar si akt që do ta forconte pozitën e tij në kërkesat për pushtet, përkundër megalomanisë deri në primitivitet të turpshëm, nuk do ta ndihmojë atë, dhe as që do të këtë mundësi për t`iu imponuar popullit dhe shtetit të Kosovës, për të parin e Qeverisë, me forcë dhe kërcënime”, thotë Gani Qarri.
Me gjeste si ky, sipas Qarrit, Abdixhiku në vend se të forconte pozicionimin e tij politik, ai dëshmoi tërësisht axhamillëkun e vet ekstrem dhe dobësinë e pafund si kuadër i paformuar politik, i vendosur pa asnjë meritë në krye të ish partisë shtet formuese, të Dr. Ibrahim Rugovës.
“Andaj mbetet në dëshirën e LDK-së, që ajo të vendos, se a dëshiron, që edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ta mbajë vërtetë Abdixhikun për kryetar, apo 9 shkurti, do të jetë edhe fundi i tij, në krye të kësaj partie, e cila me të vërtetë, ka merituar dhe vuan edhe sot shumë, të ketë një kryetar më të pjekur politikisht dhe një kryesi të njëmend, që nuk do të lejonte degjenerimin e mëtejmë politik dhe degradimin kadrovik të partisë, por do ta bënin LDK-në, serish një segment të adhuruar, si dikur në popull dhe orientonin këtë parti ish emërmadhe, përfundimisht në fitore. Një gjë është dhe duhet të jetë më se e qartë edhe për abdixhikët, se përkundër “azganisë” së tyre morbide, para as pas zgjedhjeve të reja, jo vetëm LDK, por asnjë parti politike, nuk mund ta anashkalojë vullnetin e popullit dhe t`ia imponojë Kosovës kryeministrin, qoftë ai edhe camarroku nga Lugina Lumir Abdixhiku. Kurse LDK para se të kërcënoj, duhet ta mendojë më thellë dhe me mendje, më të kthjellët, se a mund vërtetë, një njeri i tillë, të bëhet kryeministër i një shteti të lirë e demokratik si Kosova, ku mënyra e marrjes së kryesimit të Qeverisë mund të arrihet me vota në zgjedhje të lira dhe jo me kërcënime, nga mysafir rasti, të cilët vetëm rastësia i ka sjellë në krye të partisë së parë më jetëgjatë në Kosovë, si ish shtetformuasja e famshme, e dikurshme, në kudër të së cilës i gjithë populli vepronte, merrte frymë me LDK-në dhe ndjehej LDK”, tha Qarri për “Kosova Times”.
Kurse kjo lloj strategjie e tmerrshme e partive të inkriminuara, sipas Qarrit, është një histori tepër e dhembshme në politikën e Kosovës, e cila i ka quar në dështim total partitë e kriminalizuara politike, ndaj veçanërisht për Abdixhikun, një gjë është plotësisht e sigurt, se edhe nëse LDK, rastësisht atë e emëron, kryetar të përjetshëm partie, ai në Kosovë, kurrë nuk do ta fitojë të drejtën të bëhet automatikisht kryeministër i vendit, as tu vë kushte segmenteve tjera politike, se kush do të jetë kryesuesi i Qeverisë së re në Kosovën e pavarur.
“Ky far “Napoleon Bonapart” i LDK-së, edhe përkundër deklaratës se nëse nuk e merr pozitën e kryeministrit, do të jetë kundër futjes në koalicion për qeverinë e re, as me këtë obstruksion politik, të përdorur nga ai si paralajmërim i hapur e absurd, për destruksion dhe bllokadë institucionale, nuk mund ti imponohet si kryeministër Republikës së Kosovës, me forcë! Deklarata e kryeparit Abdixhiku, se LDK, nuk bëhet pjesë e asnjë qeverie nëse nuk e ka postin e kryeministrit dhe pjesë e koalicioneve ku nuk mund ta zbatojë programin e vet politik, është vetëm demagogji e radhës, e një kryetari të pa përvojë dhe një amatori politik, pra një fëmije ende të parritur mjaftueshëm, për të bërë politikë të madhe, të llastuar tejskajshëm, dhe të katapultuar pa asnjë meritë, për kryetar të ri, të partisë më të vjetër në vend”, theksoi Gani Qarri.
Sipas tij, një axhami i dështuar politik, i cili nuk di as çfarë tu ofrojë votuesve dhe nuk posedon asnjë perspektivë bindëse, për ta shpalosur dhe fituar besimin e qytetarëve, përveç kakofonisë, tanimë të njohur politike, për bllokimin e perspektivës ekonomike dhe zhvillimore të Kosovës, qëndrim i cili tregon se partitë e udhëhequra nga njerëz si Abdixhiku, as që mendojnë për t’a avancuar dhe zhvilluar shtetin, por, tentojnë me çdo mjet e mundësi, vetëm si t’a kapin maksimalisht dhe uzurpojnë, me forcë e kërcënime qeverisjen e pamerituar dhe pushtetin.
Burjani: Është lojë elektorale: LDK-ja nuk guxon të mbetet jashtë pushtetit
Analisti politik Blerim Burjani konsiderion se paralajmërimi pompoz i Lumir Abdixhikut që nëse nuk bëhet Kryeministër, LDK ngelet në opozitë, është vetëm një lojë momentale elektorale, sepse LDK duhet të jetë pjesë e qeverisë së re pas 9 shkurtit 2025.
“Kjo nuk është asgjë re, e këtë e ka thënë jo rrallë përgjatë kësaj kohe. Kjo mundë të jetë vetëm parafushatë, por nëse është realitet, atëherë LDK mund të mbetet jashtë loje për qeverisje. Së pari është me rëndësi që VV-ja të mos e marr shumicën. Për këto gjërat tjera mund të gjinden zgjidhje opcionale. Një gjë dihet se nç Kosove po se pate shumicën i lajte duart. Mendoj se më mirë është me e pas shumicën një subjekt se sa koalicione të gjëra, e pastaj me plotë hajni dhe dëme kolatarela për qytetarët”, tha Burjani për “Kosova Times”.
Dardan Grapci: Refuzimi i koalicionit të madh e sjell në pozitë të kryeministrit anonimusin nga periferia politike
Ndryshe, analisti Dardan Grapci paralajmëron se qasja me kaq egërsi e liderëve të partive politike në fushatë, duke luftuar secili për fotelen e kryeministrit, mundë ti kthen ata në humbës dhe nefasija të jetë duke e ndërtuar një qeveri , ku në postin e Kryeministrit, do të vinte një figurë e pa paramendur dhe e pa parashikuar, si rezultat i pazareve që do të detyrohen ti bëjnë parttitë e vogla me njërin nga fituesit e radhitur në tri vendet e para.
“Është e qartë që partitë e mëdha politike po e luftojnë ashpër njëra tjetrënn, dhe me këtë po tregojnë se nuk e kanë synim karrierën për ti ndihmuar popullit, por qysh me nxon karrikën e Kryeministrit ose Presidentit. Lumir Abdixhiku që ka paralajmëruar se nuk do të futet në Qeveri nëse nuk e merr pozitën e kryeministrit po gabon, sikur po gabojnë edhe shumë kandidatë tjerë kur thonë se nuk do futen në qeveri nëse nuk do e marrin postin e kryeministrit, sepse kësaj radhe postin e kryeministrit do ta merr dikush që edhe mediat në fund do të mbesin pa koment”, tha analisti Grapci, duke e mbajtur sekret të pa zbuluar figurën për të cilën ai aludon se do të jetë Kryeministër i ri i vendit.