By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë
Lajme

Anketa Europiane/ 40% e të punësuarve në Shqipëri përdorin forcën e krahut, jo të mendjes. Rekord në Europë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 10:14 AM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Rreth 40% e shqiptarëve të punësuar pohuan se kanë ngritur ose mbajtur objekte të rënda, ngarkesa ose njerëz, pa ndihmën e një makinerie, në vitin 2023.

Kjo është më shumë se vlerat mesatare në pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor (WB5 37%) dhe BE (34%), evidenton Anketa Europiane për Aftësitë dhe Vendet e Punës që u zhvillua për herë në dytë në Shqipëri në vitin 2023.

Rezultatet treguan se burrat kanë shumë më shumë gjasa të përfshihen në detyra të tilla manuale sesa gratë (47% kundrejt 27%), si dhe punëtorët më të vjetër nëse krahasohen me ata më të rinjtë (48% e atyre të moshës 55- 64 vjeç përkundër 28% të atyre të moshës 25- 34).

Përdorimi i forcës fizike në vendin e punës është më së shumti një tipar i të punësuarve me arsim të nivelit të ulët (54%) dhe të mesëm (46%), ndërkohë që vetëm 15% e atyre me arsim të lartë deklarojnë se e kanë bërë këtë.
Më shumë se gjysma e punëtorëve në profesionet që lidhen me punë manuale dhe elementare (përkatësisht 53% dhe 50%) i përgjigjen në mënyrë pozitive kësaj pyetjeje, krahasuar me 30% të atyre në profesione gjysmë të kualifikuara dhe 18% të atyre në profesione të kualifikuara.

Ngritja e objekteve dhe ngarkesave është gjithashtu më e zakonshme tek të anketuarit që punojnë në bujqësi ose industri (50%), 36% të atyre që punojnë në shërbime dhe 22% e të anketuarve nga sektori publik, arsimi apo shëndetësia.

Tre në dhjetë (29%) shqiptarë të anketuar raportojnë se punojnë në një mjedis me nxehtësi ose temperatura shumë të ftohta, kimikate ose pjesë të rrezikshme, afërsisht në linjë me mesataret e BE- së (27%) dhe WB5 (32%).
Për më tepër, afër gjysma (46%) e shqiptarëve thonë se përdorin ose lëvizin duart ose gishtat për të kapur, manipuluar ose montuar saktësisht objektet (përjashtuar miun kompjuterik, shtypjen në tastierë ose shkrimin e dorës), afërsisht në përputhje me mesataren e WB5 (51%), por dukshëm më shumë se në BE-27 (38%).

Një pakicë e shqiptarëve përdorin makineri të kompjuterizuar. Rreth një në pesë (21%) shqiptarë thonë se përdorin makineri të kompjuterizuar, krahasuar me gati katër në dhjetë (39%) në BE, dhe tre në dhjetë (28%) në WB5.

Pak më shumë se një në dhjetë (12%) e të anketuarve në Shqipëri thonë se përdorin pajisje dixhitale të dorës si monitorë ose skanerë që përdoren për kontrollin e stokut dhe përpunimin e porosive, krahasuar me dyfishin e kësaj shifre (26%) nëpër BE-në dhe rreth një në pesë (17%) në WB-5.

Vetëm (1%) tregon se punon me robotë ose përdorën printerët 3D (6%). Një përqindje e ngjashme e të anketuarve (5%) raportojnë se punojnë me makineri kompjuterike të kontrolluara numerikisht (CNC), për shembull si torno ose frezë (9% në BE, 5% në WB5) dhe 2% tregojnë se përdorin operatorë logjikë të programueshëm (OLP-t) (8% në BE dhe 3% në WB5./Monitor/

You Might Also Like

ATK: Tatimet sjellin 794.3 milionë euro në arkën e shtetit

ATK në takim me partnerët institucionalë dhe përfaqësuesit e bizneseve

Kurti: Kosova vazhdon rritjen ekonomike dhe mbështet sektorin privat

198 ndërmarrje në Kosovë përfitojnë 8.9 milionë euro nga KIESA

40 për qind e të ardhurave mujore të familjeve shqiptare shkojnë për ushqime

Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Një pjesë e rrugës Ibrahim Rugova në Tiranë ndryshon emërtimin, asnjë reagim nga LDK!

Kosova Times Kosova Times February 6, 2023
Një Qendër Tregëtare Multinacionale përmbi Lumit Ibër, për bashkimit veri jug të qytetit të Mitrovicës si kundërpërgjigje goditëse planit rus dhe Aleksandër Vuçiqit
Të shtëna në një shkollë në Graz, të paktën pesë të vdekur. “Sulmuesi u gjet i vdekur në tualet”
Franca e rrit nivelin e sigurisë pas sulmit me thikë në shkollë
Përurohet pika turistike në mes të fshatrave Budakovë dhe Jezerc
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?