Në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër  kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast ka ndodhur në Prishtinë. Sipas njoftimit policorë ankuesja femër  kosovare, ka informuar se djali i saj i dyshuari mashkull  kosovar është duke i shkaktuar dhunë psikike. I dyshuari është në kërkim policor derisa rasti është duke u hetuar.

Ndërkohë në Ferizaj është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në Klinë është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Dy raste të tjera janë regjistruar në Gjakovë në këtë 24 orësh.

Në pranga ka përfunduar  i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij viktimës femër  kosovare. Por,pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Në mbajtje është dërguar një tjetër person në Gjakovë që dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.