Kryeministri, Albin Kurti, ditë më parë ka thënë se në Rashkë të Serbisë po ndodhë riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij. Kurse sot ka treguar për armët kineze, të cilat po i përdor ushtria serbe për shfaqjen e agresionit të hapur ndaj Kosovës.
Kurti, përmes një postimi në platformën “X” ka treguar se Serbia është operatori i vetëm i armëve kineze në Evropë e cila është duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës
“Sistemi raketor FK-3 (versioni eksportues i HQ-22) është një nga armët kineze të përdorura nga Ushtria Serbe, duke përfshirë edhe dronët CH-92. Kjo e bën Serbinë operatorin e parë dhe të vetëm të armëve kineze në Evropë duke shfaqur hapur agresion të dhunshëm ndaj Kosovës”, ka shkruar Kurti.
Kurti të dielën ka thënë se po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Milan Radoiçiq dhe grupit të tij, me instruksione dhe mbështetje të shtetit të Serbisë..