By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim dhe zjarr i madh në Utrecht, shemben disa ndërtesa, ka të lënduar
January 15, 2026
Droni rus shpërtheu disa metra larg pastrueses se rrugeve, shihni reagimin
January 15, 2026
Rama ironizon : Grekët mendojnë se janë trashëgimtarë të Platonit dhe Aristotelit
January 15, 2026
`Vëllaznimi` reagon për incidentin gjatë ndeshjes me KB `Bashkimin`
January 15, 2026
Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Sigal Prishtinës pas incidentit me tifozët
January 15, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rohde: CEFTA hap i rëndësishëm, Kosova ka bërë hap të madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rohde: CEFTA hap i rëndësishëm, Kosova ka bërë hap të madh
Lajme

Rohde: CEFTA hap i rëndësishëm, Kosova ka bërë hap të madh

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 9:16 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se marrëveshja e sotme për përfaqësimin e Kosovës në CEFTA tregon që kompromisi është i mundur për hir të dobisë së të gjithëve.

Diplomati gjerman, në një intervistë për RTK Prime ka thënë se në 15 vitet e fundit Kosova është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe për këtë nuk kanë dashur që ta lëshohet ky rast.

“Jemi përpjekur që të bindim të gjitha palët e interesit ndoshta në 15 muajit e fundit për të zhbllokuar disa vendime që kanë qenë në pritje në CEFTA, ndërsa sot është dita që këto vendime janë zhbllokuar dhe është bërë e mundur tashmë nga dy palët e interesit. Serbia kishte kërkuar që Kosova të veprojë ose të lëvizë në kuptimin e masave të sigurisë që përfundimisht rezultojnë me kufizime të tregtisë ndërsa gjermania e ka mbështetur këtë ndryshim të status quos. Në 15 vitet e fundit Kosova është përfaqësuar nga UNMIK-u dhe kemi dashur që ta lëshojmë këtë gjë”, tha diplomati gjerman.

Sipas tij, dita e sotme tregon që kompromisi është i mundur për hir të dobisë së të gjithëve. “Dhe jo vetëm ky ndryshim i status quos që Kosova përfaqësohet vet dhe jo më nga UNMIK-u, por kemi parë edhe reagimet publike nga ndërkombëtarët, nga shumë ekspertë e tashmë kemi rritur rrjedhën e lirë të mallrave, ky është lajmi i mirë, dhe 11 vendime tashmë janë zhbllokuar që ditën e sotme”, tha ai.

Diplomati gjerman shpreson që kjo frymë kompromisi të vazhdojë të mbretërojë edhe në vendimet e ardhshme.

“Kosova përfaqësohet me fusnotë, tani nuk është vendi më i mirë ndoshta për Kosovën, por është hap i rëndësishëm që do të thotë se nga UNMIK-u te asterisku është një lëvizje, qëllimi përfundimtar gjithsesi është që Gjermania e përkrah e njeh dhe dëshiron ta provojë Kosovën dhe duam që ta kemi të përfaqësuar në çdo organizatë ndërkombëtare”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se sot Kosova ka bërë një hap të madh dhe është një ditë e mirë për gjithë rajonin në fakt, sepse këto 11 masa që janë miratuar sot pastaj edhe vendimet e tjera që do te vijnë do ta rrisin integrimin rajonal dhe në të gjithë botën.

“Pra ballafaqoheni me fqinjin tuaj, është gjë e natyrshme, e di situatën e mëhershme midis Kosovës dhe Serbisë, por që ne përpiqemi ti minimizojmë konfliktet dh të rrisim bashkëpunimin dhe dita e sotme është e tillë.

Për mundësinë që fusnota të hiqej edhe Kosova të përfaqësohej më emrin kushtetues, diplomati gjerman tha se po të kishte mundësi të tillë, janë dy palë ose dy anë Kosova dhe Serbia dhe ky ishte kompromisi që ishte i arritshëm dhe ‘mendoj që duke e marrë parasysh gjendjen aktuale është kompromis i mirë’, tha ai.

Diplomati gjerman tha se është bërë shumë për punë për të arritur tek ky kompromis dhe kjo tregon që kjo është e mundur që ecet përpara. “Nuk është ndonjë hap tejet i madh por që është një kompromis i cili do të lehtësoj jetën e të gjitha palëve në çështjen e biznesit siç është: vendim për lehtësimin e tregtisë elektronike pastaj edhe dorëzimin e shërbimeve e kështu me radhë që mund të tingëllojë teknike por që me një fjalë është hap shumë i madh”, tha ai.

You Might Also Like

Aksident me fatalitet në rrugën Komoran–Carralevë, një person humb jetën

Ekstradojhet nga Anglia në Kosovë i kërkuari me urdhëarrest ndërkombëtar

Ish-zyrtarët e KEK-ut mohojnë fajësinë për dëmin prej 37 milionë eurosh

Ngritja e aktakuzës për masakrën e Jasharajve, çështje muajsh

“Ditët e Reçakut”, hapet ekspozita e artit pamor|

TAGGED: #CEFTA, #Jorn Rohde
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina nuk ishte gati për ofensivën e trupave ruse në rajonin e Kharkovit

Kosova Times Kosova Times May 16, 2024
Mbyllet tubacioni i gazit mes Finlandës dhe Estonisë
Japonia ofron 100 automjete ushtarake në ndihmë të Ukrainës
‘Albania’, publikohet kënga që do shoqërojë Shqipërinë në EURO 2024
BE: Pjesëmarrja e Vulinit në konferencën në Moskë, nuk i kontribuon besueshmërisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?