By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara
July 20, 2025
Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina
July 20, 2025
Paniku i një pjesë të PDK-së nga marrëveshja e mundshme Kurti-Limaj
July 20, 2025
Çeku: Rexhepagiqi artist i rrallë, koncerti i mbrëmshëm fantastik
July 20, 2025
Vetëvritet 62-vjeçari me armë zjarri në Prizren
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Samiti për Ukrainën bashkon në Dubrovnik liderët e Ballkanit dhe Zelenskyn
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Samiti për Ukrainën bashkon në Dubrovnik liderët e Ballkanit dhe Zelenskyn
Ballina 2Rajon / Botë

Samiti për Ukrainën bashkon në Dubrovnik liderët e Ballkanit dhe Zelenskyn

Kosova Times
Last updated: 2024/10/09 at 6:01 PM
Kosova Times Published October 9, 2024
Share
SHARE

Nëse Evropa nuk është e bashkuar, nuk mund të presim paqe, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të mërkurën në Dubrovnik të Kroacisë, ku po mbahet Samiti për Ukrainën dhe 12 vendeve të Evropës Juglindore, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Askujt në Evropë nuk duhet t’ia sjellim ndër mend se sa e çmuar është paqja, veçanërisht këtu në Ballkan. Çfarë ndodh në Ballkan dhe çfarë ndodh këtu në Ukrainë, në një farë mënyre, përcakton stabilitetin e të gjithë Evropës. Faleminderit për mbështetjen tuaj dhe që jeni ngritur kundër përpjekjeve të Rusisë për ta destabilizuar edhe këtë rajon”, tha Zelensky në fillim të Samitit.

Në shkurt 2022, Rusia filloi një pushtim të Ukrainës fqinje.

Presidenti ukrainas tha se prej korrikut janë duke punuar në një dokument që do të përmbajë kushtet që “duhen plotësuar për një përfundim të drejtë të luftës” dhe u bëri thirrje pjesëmarrësve të Samitit që të përfshihen në atë proces.

Ndërkohë, Osmani tha se po merr pjesë në samitin në Dubrovnik për ta “riafirmuar mbështetjen për të drejtën e popullit ukrainas për të jetuar në liri”.

Mikpritësi i samitit, kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, tha se mbrojtja kundër agresionit rus nuk është vetëm një çështje solidariteti me Ukrainën, por interes kyç gjeopolitik për të gjithë.

“Kështu [duke ndihmuar Ukrainën] ne po investojmë në të ardhmen e fëmijëve tanë në të gjithë Evropën… Mosdënimi i Rusisë në këtë sulm ndaj Ukrainës do të inkurajonte regjimet e tjera të bëjnë të njëjtën gjë. Në Evropën Juglindore, ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë”, shtoi ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr pjesë në samitin për Ukrainën në Dubrovnikë, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e Ballkanit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, merr pjesë në samitin për Ukrainën në Dubrovnikë, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderët e Ballkanit.

Para fillimit të Samitit, të dy liderët nënshkruan një marrëveshje dypalëshe për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë.

Marrëveshja përqendrohet në përvojat e Kroacisë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, mbështetjen e veteranëve të luftës dhe heqjen e minave.

Së bashku me Zelenskyn dhe Pllenkoviqin po marrin pjesë edhe krerët e shteteve, kryeministrat dhe ministrat e jashtëm nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Fushata për ndihmë ushtarake

Takimi pranë brigjeve të Adriatikut është samiti i tretë “Ukraina-Evropa Juglindore”.

Në samitin e fundit të mbajtur në Shqipëri në shkurt, Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të madhe për të ndihmuar në mbrojtjen kundër forcave ruse.

Ai vazhdoi të kërkojë më shumë ndihmë, ndërsa Rusia po përfiton në fushëbetejë nga avantazhi me burime njerëzore dhe municione.

Zelensky gjithashtu kërkoi leje për të përdorur armët me rreze të gjatë, që janë dhënë nga aleatët, për të sulmuar objektiva ushtarake thellë brenda territorit rus.

Një deklaratë e përbashkët në fund të samitit pritet të dënojë agresionin rus, të mbështesë integritetin territorial të Ukrainës dhe planin e paqes të Zelenskyt, të kërkojë ndjekje penale për krimet e luftës në Ukrainë dhe të mbështesë integrimin evropian dhe anëtarësimin në NATO të Kievit, sipas mediave lokale.

Përplasje në Kroaci për Ukrainën

Pllenkoviq tha se në dy vjetët e fundit, ndihma e Kroacisë për Ukrainën, kryesisht ushtarake, arrin në 300 milionë euro.

Ai vizitoi Kievin muajin e kaluar, në vizitën e tij të tretë në Ukrainë që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022, ndërsa kjo do të jetë vizita e parë e Zelenskyt në Kroaci.

Lideri ukrainas pritet të nënshkruajë një marrëveshje me Pllenkoviqin për mbështetje dhe bashkëpunim afatgjatë ndërmjet dy vendeve.

Marrëveshja do të përqendrohet kryesisht në përvojën e Kroacisë për ndjekjen penale të krimeve të luftës dhe largimin e minave pas luftërave të Ballkanit të viteve 1990.

Por, takimi ndodh në mes të një përplasjeje të brendshme për Ukrainën midis qeverisë konservatore të Kroacisë dhe presidentit Zoran Millanoviq.

Millanoviq refuzoi më herët këtë muaj ta mbështeste propozimin e Qeverisë për të dërguar oficerë kroatë në një mision të NATO-s në Gjermani për të trajnuar ushtarët ukrainas.

Presidenti, i cili ka kompetenca të kufizuara, por është komandant suprem i forcave të armatosura të vendit, tha se nuk do të lejojë që ushtarët kroatë të “marrin pjesë në aktivitete që e shtyjnë Kroacinë drejt luftës”.

Kryeministri akuzoi Millanoviqin se po vepronte kundër interesave kombëtare. Ai u bëri thirrje deputetëve ta rrëzojnë vendimin e presidentit, gjë që do të kërkonte një shumicë prej dy të tretave të votave në Parlament.

You Might Also Like

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

TAGGED: #Dubrovnik, #Samiti për Ukrainën
Kosova Times October 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Regjistrimi përfundon të hënën, në Luginë mbi 100 mijë shqiptarë

Kosova Times Kosova Times October 30, 2022
Pesë të vdekur nga tri aksidente, Haradinaj: Policia të jetë e pa kompromis ndaj atyre që shkelin rregullat e komunikacionit
Britania e Madhe bllokon transmetimin e fjalimit të Lvova-Belova në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
E djathta e re ekstreme në Rusi – pse Kremlini po e lejon atë të rritet
Rikthimi i Faikut pas 32 vjetësh në sheshin e Prishtinës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?