By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin
May 16, 2025
Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE
May 16, 2025
Kievi akuzon Rusinë se po refuzon ndërmjetësimin e SHBA-së në bisedimet e paqes
May 16, 2025
Arrestohen dy persona, konfiskohen armë
May 16, 2025
Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita kërkonë hetim dhe shkarkim të Kusari-Lilës pas përgjimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita kërkonë hetim dhe shkarkim të Kusari-Lilës pas përgjimeve
Ballina 1Lajme

Opozita kërkonë hetim dhe shkarkim të Kusari-Lilës pas përgjimeve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 1:25 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Në Kuvendin e Kosovës debati parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, po zhvillohet pa pushtetin. Vetëm me partitë opozitare janë të pranishme.

Nën drejtimin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga 41 deputet e cila u thirr për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiciq.

PDK-ja kërkon hetim penal për bisedat Kusari- Lila me Milan Radoiçiq

Në sallë plenare nuk ishin deputetët nga shumica parlamentare, megjithatë seanca nisi me fjalimin e Abelard Tahiri, shef i deputetëve të PDK-së.

Ai nga foltorja e Kuvendit i ka kërkuar prokurorit të shtetit të nisë hetim penal mbi bisedat e Mimoza Kusari-Lila me Milan Radoiçiq duke e quajtur këtë cenim të sigurisë kombëtare.

“Është fatkeqësi të madhe që Kuvendi të shihet pa një shumicë që i ka fituar 50 për qind zgjedhjet dhe t’i ikë ballafaqimit me të vërtetën. Këtë nuk e kemi parë asnjëherë në të kaluarën dhe shpresojmë që është hera e fundit që po e shohim kështu. Pra vendi ku do të duhej të ishte Mimoza Kusari Lila së bashku me deputet të LVV-së , ata që na kanë sjellë ne Kuvend Milan Radoiçiqin të jenë sot e të ballafaqohen me të vërtetat. Po ashtu ajo që është shumë e rëndësishme dje pikërisht në këtë foltore Mimoza Ksuari-Lila pati aludime që do të nxjerrën edhe fotografi, dhurata, pamje nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit me zyrtar të shtetit të Kosovës. I bëra thirrje dje, i bëj thirrje edhe sot që është në interes të shoqërisë dhe shtetit të Kosovës të shihen ata njerëz që kanë marr pjesë në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, kush janë njerëzit që kanë dërguar dhurata për familjen dhe fëmijët e tij, pra është me interes së një gjë e tillë e cenon sigurinë kombëtare të vendit tonë”, ka theksuar ai

Tahiri, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë hetim mbi përgjimet e publikuara nga media në Kosovë ku supozohet se Kusari-Lila komunikon me kriminelin Milan Radoiçiq.

“Radoiçiqi nuk është thjeshtë një kriminel ordiner, është një person që e ka mbështetjen e madhe të Aleksandër Vuçiq. Kemi mbërrit me një pikë ku BIA serbe, shërbimet serbe përmes Radoiçiqit me ndikim te Lëvizja Vetëvendosje na e kanë përcaktuar vendimmarrjen në Kuvend. Cilat janë çështjet e përbashkëta që këta i kanë shtruar. Edhe më të rëndë e bën fakti që nuk kemi evidencë të votimeve çka kemi votuar në këtë Kuvend. Nuk kemi rekord të votimeve që janë shtyrë prej këtyre akterëve. Ne e dimë që Radoiçiqi na e ka përcaktuar pagën minimale me Mimoza Kusari Lilën. E dimë që Radoiçiq bashkë me LVV i kanë lënë bashkë kategoritë më të ndjeshme të vendit tonë. Milan Radoiçiqi me Mimoza Kusarin e kanë pasur një kandidat të përbashkët. Unë i kërkoj sot prokurorit te shtetit të ketë hetim penal mbi këtë çështje sepse është cenuar siguria kombëtare”, ka thënë ai.

LDK, Kusari-Lilë:  Nuk mbrohet partia duke rrënuar shtetin

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai e ka detyruar Kusari Lilën që të bëjë marrëveshje të fshehtë me terroristin Milan Radoiçiq.
“Fajtor është kryeministri juaj Albin Kurti. Nuk e di si ju ka detyruar të bëni marrëveshje të fshehtë me krijesën e inteligjencës se Serbisë”, ka theksuar Quni.

Duke iu referuar shefes së deputetëve të pushtetit Kusari-Lila, ka thënë se nuk mund ta besojë që ajo është përkulur te varri i policit të vrarë në Bansjkë Afrim Bunjaku, duke e ditur se ai është vrarë nga dikush me të cilën ka bërë marrëveshje të fshehtë.

“Përkundër asaj që nuk i kemi prezentë deputetët e LVV-së dhe kabinetin qeveritar do t’u drejtohem në mënyrën nëse virtualisht po e përcjellin këtë seancë. Nuk mund të imagjinoj se si një deputet te varri i heroit Afrim Bunjaku përkulet, vendos lule e përlotet duke e ditur se ai është i vrarë nga njeriu me të cilin t’i kohë më parë ke bërë marrëveshje të fshehtë”, është shprehur Quni.

Çuni ka thënë se është mirë të tregohet pak moral, të tregohet se edhe në politikë ka moral.

“Është mirë të rrëfeheni, të kërkoni falje dhe me vrap të shkoni në Prokurori e mos prisni që ata të iu thërrasin. Është e vetmja mënyrë t’ia kryeni një shërbim  të mirë kombit e shtetit. Nuk mbrohet partia duke rrënuar shtetin. Nuk mbrohet lideri duke rrënuar kombin. Dhe kurrë nuk thirret fqinji në ndihmë për ta dëmtuar vëllanë”, ka thënë ai.

Haradinaj: LVV-ja është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së

Lideri i AAK-së Ramush Haradniaj, ka thënë se si deputet i Kuvendit, Radoiçiqi është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës që nga viti 2018.

“Që nga ajo ditë e bastisjes unë si kryetar qeverie, deputet i sotëm dhe kryetar i AAK-së nuk kam asnjë komunikim të asnjë natyre. E kushdo që ka ndonjë të dhënë, publikoni ku të doni. Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë ai ka pasur të drejtat e veta t’i përgjigjet drejtësisë, por e ka zgjedhur një rrugë tjetër atë të ikjes nga drejtësia dhe si i ikur, ndikimi i tij në procese të brendshme në Kosovë është rishfaqur me ardhjen në pushtet të Albin Kurtit. Ka mbërritur të bëhet faktor me ardhjen e LVV në pushtet dhe te Kurtit”, ka thënë ai.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradina ka deklaruar se LVV-ja është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së, ndërsa Kurtit i ka thënë se është spiun i Serbisë. Ai ka shtuar se Kusari-Lila duhet të shkarkohet.

“Kam qenë në këtë seancë s’kam mund me ju besu syve të mi, hera e vetme që i kam pa një parti shqiptare dhe një serbe të bashkohen kundër veteranëve të UÇK. Ne po i gjuhemi në qafë Kusari lilës me të drejtë se është zbatuese por mos të harrojmë që është vartëse e Albin Kurtit. Kurti është spiun i Serbisë. Nëse më 2018 paska qenë gabim te takohet Radoiçiq i pandjekur nga drejtësia e i papërfshirë në listë të zezë të SHBA, çka është komunikimi me të pas aktakuzës. A ka akt më të rëndë të tradhtisë me u bë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK. Ky po lanë borxh. Është i nxënë prej tyre, është spiun i tyre. Më mirë do të ishte të vinte të fliste këtu mos t’ia linte barrën Kusarit. Ne na jepet fotoja e Sveçlës në veri për ato u tregon Rashit Qalaj kur i kanë bastis kur i kanë sjellë gjysmë zhveshur në Prishtinë. Albin Kurti po na jep fotografi të Sveçles duke bërë showbiz në veri. Të gjithë do të jemi bashkëfajtorë nëse se marrim vesh në kohë. E mbështesim shkarkimin e saj po mendojmë që llogari duhet të japë shefi i saj Albin Kurti”, ka deklaruar Haradinaj.

You Might Also Like

Costa: Paqja pa mbrojtje është iluzion, BE-ja e re partnere e besueshme për integrimin

Samiti i Komunitetit Politik Evropian, Rama: Mbi 52% e shqiptarëve votuan për t’u bashkuar në BE

Arrestohen dy persona, konfiskohen armë

Abdixhiku: Evropa sot në Tiranë, Kosova pa ndjenjën e urgjencës për kohën

Samiti Politik Europian në Tiranë, performanca dhe përshëndetje me AI

TAGGED: #Mimoza Kusari Lila, #Opozita, #Përgjimet
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Ankohet mërgimtari, veprimtar i njohur për çështjen e Kosovës, për maltretim kufitar nga policët kosovar

Kosova Times Kosova Times August 26, 2023
Bloomberg: Inteligjenca ruse po përdor demonstratat kundër luftës në Gjermani për të ndarë opinionin publik dhe për të minuar mbështetjen për Ukrainën
Arrestohet një person për veprën ‘Blerja shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e substancave narkotike’
Kurti: Kemi ndarë 4 milionë euro për Luginën – uroj të shërbejë kjo si një shembull edhe për Shqipërinë
Gjyqtaret e Kosovës ndajnë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vajzave
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?