By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata e Bosnjës pezullon modulin shkollor që paraqet si heronj të dënuarit për krime lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjykata e Bosnjës pezullon modulin shkollor që paraqet si heronj të dënuarit për krime lufte
Ballina 2Rajon / Botë

Gjykata e Bosnjës pezullon modulin shkollor që paraqet si heronj të dënuarit për krime lufte

Kosova Times
Last updated: 2024/10/11 at 5:13 PM
Kosova Times Published October 11, 2024
Share
SHARE

Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka pezulluar të premten një pjesë të kurrikulës së arsimit fillor në entitetin serb të Bosnjës, Republika Sërpska, e cila paraqet si heronj të dënuarit serbë për krime lufte gjatë luftës së viteve 1992/1995.

Ministria e Arsimit e Republikës Sërpska e solli një modul rreth luftës në Bosnjë dhe shkaktarët e saj nga këndvështrimi serb për nxënësit e klasës së nëntë.

Sipas këtij moduli, ish-lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiq – portretizohen si figura historike që mundësuan krijimin e Republikës Sërpska.

Karaxhiq dhe Mlladiq janë dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte dhe gjenocid nga Gjykata Penale Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë në Hagë.

Lufta shkatërruese në Bosnjë, gjatë të cilës u vranë mbi 100.000 njerëz dhe rreth dy milionë të tjerë u zhvendosën, përfundoi pas një marrëveshje për paqe të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

Me Marrëveshjen e Dejtonit të vitit 1995, Bosnja është ndarë në dy entitete autonome – Federata e Bosnjë e Hercegovinës dhe Republika Sërpska – plus Qarku i Bërçkos, që është njësi administrative vetëqeverisëse. Të gjithë bashkë janë nën ombrellën e qeverisë federale dhe të presidencës me rotacion.

Në një seancë të premten, gjykata vendosi ta pezullojë atë pjesë të kurrikulës që trajton luftën dhe krijimin e entitetit serb me efekt të menjëhershëm, pas kërkesës së 13 anëtarëve të Parlamentit të Bosnjë e Hercegovinës.

Duke e shpjeguar pezullimin e përkohshëm deri në marrjen e një vendimi final, gjykata tha se zbatimi i atij moduli të kurrikulës rrezikon shkaktimin e përçarjeve dhe ndarjeve shtesë në mesin e nxënësve të etnive të ndryshme.

Në praktikë, gjykata shumetnike ka pushtet të kufizuar për ta bërë të detyrueshëm zbatimin e vendimeve të saj.

Republika Sërpska i ka tërhequr gjykatësit serbë në shenjë proteste kundër pranisë së vazhdueshme të gjykatësve të huaj që shërbejnë në bazë të marrëveshjes për paqe.

Liderët serbë thonë se nuk e respektojnë vendimet e gjykatës dhe i kanë shpërfillur ato në të kaluarën.

Lideri i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili është i sanksionuar nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara për shkeljen e provizioneve të Marrëveshjes së Dejtonit, ka bërë thirrje vazhdimisht për ndarjen e entitetit serb nga Bosnja dhe bashkimin e tij me Serbinë.

You Might Also Like

Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve

Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri

Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind

Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph

Trump njoftoi pasi udhëheqësit evropianë refuzuan planin për Ukrainën: Kjo nuk është oferta ime e fundit

TAGGED: #BeH, #Gjykata
Kosova Times October 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Të krishterët për herë të parë minoritet në Angli

Kosova Times Kosova Times November 29, 2022
Bërnabiq: Escobar, tjetër politikan që kundërshton rezolutat e OKB-së
AKP miraton shpërndarjen e mjeteve të 20% për pesë ndërmarrje shoqërore
Miratohet buxheti i Prishtinës në vlerë mbi 105 milionë euro
Aksident në aeroportin e Uashingtonit: 18 persona të shtruar në spital
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?