By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje
November 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 nëntor 2025
November 17, 2025
Rusia po shembet
November 16, 2025
E veja e Solzhenicinit na kujton paradoksin perandorak të Rusisë
November 16, 2025
Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët për operacionet e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Analistët për operacionet e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban
Ballina 2Rajon / Botë

Analistët për operacionet e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 6:55 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Izraeli ditët e fundit ka kryer sulme kundër militantëve të Hezbollahut në Bejrut, duke shkaktuar vrasjen e dhjetëra njerëzve dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë Patsy Widakuswara, administrata e Presidentit Biden thotë se mbështet sulmet e Izraelit kundër Hezbollahut, por nuk dëshiron që operacionet izraelite në Liban të shkaktojnë pasoja të ngjashme me ato në Rripin e Gazës.

Shkatërrimi është i ngjashëm, por ky është Bejruti, jo Gaza. Në përpjekje për të vrarë militantët, Izraeli ka filluar një fushatë me sulme ajrore në periferi të kryeqytetit libanez të kontrolluar nga Hezbollahu.

Ofensiva është një përshkallëzim i ri pas një viti përleshjesh mes Hezbollahut dhe Izraelit përgjatë kufirit, që tani është zgjeruar më thellë në Liban.

“Shumë njerëz po paguajnë një çmim të paimagjinueshëm, kemi mbi 2,000 të vrarë, shumë të tjerë të plagosur dhe qindra mijëra njerëz të zhvendosur”, thotë Jeanine Hennis-Plasschaert, koordinatore e OKB-së për Libanin.

Administrata e Presidentit Biden thotë se është duke punuar për arritjen e një armëpushimi dhe nuk dëshiron ta shohë Libanin të kthehet në “një Gazë tjetër”.

Megjithatë, ajo po mbështet përpjekjet izraelite për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut, që mbështetet nga Irani.

Këto qëllime nuk janë kontradiktore, i tha Zërit të Amerikës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

“Operacionet izraelite në Liban kanë në shënjestër militantët. Ne jemi duke biseduar për këtë dhe jemi të drejtpërdrejtë me qeverinë izraelite. Kjo do të vazhdojë”, tha ajo.

Ushtria izraelite tha të enjten se kishte vrarë dy komandantë të Hezbollahut përmes sulmeve ajrore. Por, disa ekspertë nuk janë dakord me vlerësimin se sulmet janë të sakta dhe kanë në shënjestër vetëm militantët.

“Është në rregull për administratën e Presidentit Biden të thotë se ata duan t’i japin Izraelit hapësirë për të sulmuar Hezbollahun dhe për të shkatërruar infrastrukturën e këtij grupi. Por problemi është se tani kemi një luftë të hapur kundër Libanit, një luftë pa fund që ka shkaktuar shumë viktima civile dhe zhvendosjen e një milion njerëzve. Kjo është një shifër e madhe, pothuajse një e katërta e popullsisë së këtij vendi”, thotë Mohamad Bazzi, drejtor i Qendrës për Studimin e Çështjeve të Lindjes së Afërt në Universitetin e Nju Jorkut.

Ndërkohë, Kombet e Bashkuara thanë të enjten se dy prej paqeruajtësve të saj, shtetas indonezianë, u plagosën nga sulmet izraelite në Libanin jugor.

“Sulmet pa dallim të ushtrisë izraelite kundër forcave paqeruajtëse të OKB-së në Liban, që shkaktuan plagosjen e dy prej paqeruajtësve tanë, tregojnë qartë se si Izraeli është pozicionuar mbi ligjin ndërkombëtar, në anën e pandëshkueshmërisë dhe mbi vlerat tona të përbashkëta të paqes”, tha Hari Prabowo, zëvendës ambasador i Indonezisë në OKB.

Ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në Liban , qeveria izraelite po diskuton mbi përgjigjen ndaj sulmit iranian me raketa balistike javën e kaluar.

Presidenti Biden i ka bërë thirrje Izraelit të mos sulmojë rafineritë iraniane të naftës për shkak të shqetësimeve nga vendet e Gjirit Persik se rafineritë e tyre të naftës më pas do të mund të sulmoheshin nga grupet e mbështetura nga Teherani.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit u zotua se përgjigja e vendit të tij do të jetë vdekjeprurëse dhe befasuese.

“Izraeli ka dëshmuar se ka shumë alternativa që mund t’i përdorë në përgjigjen ndaj Iranit. Izraeli ka dëshmuar gjithashtu se mund të veprojë kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara, gjithçka është e mundur”, thotë Natasha Hall nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Mediat shtetërore siriane raportuan gjithashtu se një sulm ajror izraelit shkaktoi vrasjen e të paktën shtatë civilëve të martën në Damask.

You Might Also Like

Avokati serb pretendon: “Vuçiç mori pjesë në safarin e Sarajevës, a është një ombrellë sekrete?”

Anija e spiunazhit rus rreth Havait: A po hyn Putini në krizën e Trumpit mbi Venezuelën?

Serbia petendon se ka pasur te shtena me armë zjarri ndaj anëtarëve të Ushtrisë Serbe pranë vijës kufitare

Zelensky gjen zgjidhje për gazin, Greqia bëhet qendra kryesore e energjisë për Kievin

Arrestohet i dyshuari për sulmin terrorist në Indi

TAGGED: #Analistët, #Hezbollahu, #Izraeli
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti e fton për vizitë në Kosovë kryeministrin e Bullgarisë

Kosova Times Kosova Times August 28, 2023
Zelensky bën thirrje që amerikanët të vazhdojnë mbështetjen për Ukrainën
Bislimi në Hungari flet për synimet e objektivat e Kosovës për integrimet
Cisterna e naftës shkakton mosmarrëveshje mes Iranit dhe ShBA-së
Joe Biden viziton sot Gjermaninë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?