By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vulin: Serbia nuk do ta përmbushë kurrë pritjen e BE-së, njohjen e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Vulin: Serbia nuk do ta përmbushë kurrë pritjen e BE-së, njohjen e Kosovës
Ballina 2Rajon / Botë

Vulin: Serbia nuk do ta përmbushë kurrë pritjen e BE-së, njohjen e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/12 at 9:31 PM
Kosova Times Published October 12, 2024
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Bashkimi Evropian asnjëherë nuk e ka përmbushur premtimin për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe formimin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe. Ai ka thënë se Serbia kurrë nuk do ta përmbushë pritjen kryesore evropiane, njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruajnë mediat në serbe.

“Kur fillova të zhvilloj negociata teknike me BE-në dhe kur njoha BE-në, nga brenda, u bëra një euroskeptik. Figurat kryesore atje nuk janë të ndershëm. Ata nuk kanë një qëndrim të ndershëm kur bëhet fjalë për anëtarësimin”, ka thënë Vulin për Berliner Zeitung, përpara samitit që do të mbahet në dhjetëvjetorin e konferencës së parë të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Sipas tij, Serbia ka pritur njëmbëdhjetë vjet që BE-ja ta përmbushë premtimin e saj, të zbatojë Marrëveshjen e Brukselit dhe të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nga ana tjetër, sipas tij, ndërmjetësuesit nga BE-ja po i thonë Serbisë se nëse nuk i prish marrëdhëniet me Rusinë, nuk do të hyjë në BE.

I pyetur nëse mund ta imagjinonte anëtarësimin në BE me kusht që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës, Vulin ka thënë se njohja e Kosovës është krejtësisht e papranueshme për Serbinë.

“Është territori serb që na është vjedhur. Tani nuk mund të thuhet: ‘Gjëja më e rëndësishme është që serbët që jetojnë atje të qetësohen dhe t’u jepen disa të drejta’. Evropa nuk kursen as para dhe as mjete të tjera për të rivendosur kufijtë e Ukrainës. Pse nuk vlen kur bëhet fjalë për Serbinë?”, ka theksuar Vulin për Berliner Zeitung, raportojnë mediat serbe.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Aleksandar Vulin, #BE, #Njohja e Kosovës, #Serbia
Kosova Times October 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

LVV: Sheshi, vend i barazisë së qytetarëve e jo si hapësirë afariste

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
Gjermania ka filluar përgatitjet për betejën në Berlin për shkak të kërcënimit të një sulmi rus
Osmani me ftesë të homologut Đukanović në vizitë zyrtare në Mal të Zi
‘YardBaker’ rekomandon Prizrenin e Tiranën për udhëtim në pranverë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?