By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri, debate rreth projektligjit “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri, debate rreth projektligjit “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri, debate rreth projektligjit “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 6:31 PM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Në Shqipëri projektligji “Për Shkencën dhe kërkimin shkencor” i hedhur për konsultim publik nga qeveria po ngjall diskutime mes studiuesve dhe autoriteteve zyrtare, në një kohë kur financimet për të janë të ulëta, dhe produktet shkencore, nuk depërtojnë në fusha të ndryshme të jetës në vend. Zëri i Amerikës arriti të mësojë detajet e oponencës prej 24 faqesh të konferencës së rektorëve mbi këtë projektligj, ku nënvizohet mes të tjera se ai bie ndesh me kushtetutën, me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe cenon lirinë akademike. Por në të kundërt sipas autoriteteve zyrtare projektligji e hap kërkimin shkencor përtej botës akademike universitare dhe i jep rëndësinë e duhur atij, me ngritjen e një këshilli kombëtar të kryesuar nga Kryeministri.

Në Shqipëri qeveria synon ta fusë kërkimin shkencor në një kornizë të re ligjore dhe të zgjerojë subjektet që mund të kryejnë kërkimin shkencor përmes një projektligji “Për shkencën dhe kërkimin shkencor”. Universitetet kanë një peshë me rëndësi në këtë drejtim, ndaj dhe ky draft ka nxitur diskutime në qarqet akademike.

Një prej pikave më të debatueshme të projektligjit lidhet me krijimin e Këshillit Kombëtar të Shkencës me 14 anëtarë, pesë ministra, nën drejtimin e Kryeministrit. Synimi i këtij këshilli mendohet të jetë orientimi dhe miratimi i politikave dhe fushave prioritare të shkencës dhe kërkimit shkencor, por studiuesi Arjan Gjonça vë në dukje se ky këshill ka një shumicë qeveritare në përbërje.

“Ky është më tepër një bord qeveritar, sepse shumicën e këtij bordi e ka qeveria direkt me anëtarët e saj, ministrat dhe me ndonjë përfaqësues të ndonjë agjencie, institucion në varësi të qeverisë. Pra qeveria po këshillon qeverinë dhe qeveria po i bën politikat me njerëzit e qeverisë”- thotë për Zërin e Amerikës Arjan Gjonça, profesor.

Edhe studiuesja Nevila Xhindi sheh rritje të ndikimit politik mbi shkencën në këtë përkufizim të projektligjit.

“Nuk justifikoj që në krye të këshillit të shkencës të jetë kryeministri me gjithë rëndësinë që ka dashur t’i japë faktit që e kthen të rëndësishëm duke vënë veten. Pra pa vënë emra e bën të rëndësishëm. Të lutem ta lëshojë këtë lloj rëndësie. T’ia lërë komunitetit shkencor rëndësinë e kësaj gjëje”- u shpreh për Zërin e Amerikës Nevila Xhindi, studiuese.

Autoritetet zyrtare thonë se Këshilli Kombëtar për Shkencën ka rol këshillimor dhe se qeveria përmes tij tregon rëndësinë që po i kushton kërkimit shkencor, me qëllim për ta kthyer atë në shërbim të fushave të ndryshme të jetës në vend.

“Kjo është një çështje këndvështrimi në fakt. Unë gjykoj se përafrimi i shkencës me vendimarrjen i sjell të mira të dy anëve. Shkenca ka një produkt shkencor që mund t’i shërbejë vendimarrjes si evidencë për të bërë politika më të mira publike. Nga ana tjetër, afrimi i shkencës tek vendimarrja mund të zgjidhë probleme shumë të rëndësishme që ka aktualisht në këtë fushë” – argumenton Mirela Muça, Drejtore e përgjithshme e Akkshi-it.

Edhe Konferenca e Rektorëve, pritet ta shprehë qëndrimin zyrtar mbi projektligjin “Për shkencën dhe kërkimin shkencor” të hënën në komisionin parlamentar të edukimit. Zëri i Amerikës arriti të mësojë se në opinionin prej 24 faqesh qëndron kërkesa për rishikim të këtij projektligji, pasi siç thuhet bie ndesh me kushtetutën, me vetë direktivën e BE të cilës i referohet, dhe se ka përplasje normash juridike me ato ekzistuese. Konferenca e Rektorëve veçon se projektligji cënon autonominë e institucioneve të arsimit të lartë dhe lirinë akademike, të parashikuara në kushtetutë dhe në Ligjin për Arsimin e Lartë. Por sipas

drejtueses së Agjensisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit projektligji në asnjë rast nuk e cënon lirinë akademike, por e bën kërkimin shkencor gjithpërfshirës.

“Nuk atakon autonominë e universiteteve për të bërë kërkim shkencor, përkundrazi fryma është liria për të bërë kërkim shkencor, por jo vetëm në universitete. Ne po kuptojmë që univesitetet sigurisht që janë aktorë të rëndësishëm në kërkimin shkencor dhe aktualisht pjesa më e madhe e kërkimit shkencor vërtet zhvillohet në auditorët dhe laboratorët e universiteteve. Ligji i Arsimit të Lartë, vërtet nxit, rregullon dhe promovon kërkimin shkencor, por brenda territorit të Universitetit. Por, meqë kemi dhe aktorë të tjerë shumë të rëndësishëm, do t’i lëmë jashtë ata? Jo sigurisht. Ky ligj këtë bën pra e bën gjithpërfshirës procesin dhe aktivitetin e kërkimit shkencor”- sqaron Znj. Muça drejtore e përgjithshme e Akkshi-it.

Sipas studiuesit të pavarur ish pjestar të grupit të punës për hartimin e reformes në arsimin e lartë, Arjan Gjonça, nëse qeveria thotë se synon një ligj gjjithpërfshirës, ligji ekzistues nuk ndalon askënd, siç thotë ai, të aplikojë në projektet e kërkimit shkencor të Universiteteve.

“Ka një mospërputhje në vizion. Nëse në ligjin e Arsimit të Lartë u mendua që puna kërkimore shkencore të jetë pjesë shumë e rëndësishme e universiteteve në Shqipëri në projektligjin e hedhur për diskutim, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor” ka një lëvizje dhe një shkëputje, dhe kryesisht vendoset vëmendja tek institucionet jashtë universiteteve. Kjo s’do të thotë që institucionet jashtë universiteteve nuk duhet ta bëjnë punë shkencore, por kjo ka të bëjë me atë se ku shkon financimi”- vijon Z. Gjonça.

Kërkimi shkencor në Shqipëri ka një buxhet prej 5.5 milionë euro, që zë vetëm 0.08% të PBB. Zyrtarët thonë se synojnë ta rrisin në 1% në vitin 2030, ndërkohë mesatarja e buxhetit të vendeve të BE për kërkime

shkencore është 3%. Rritja e përpjekjeve për kërkimin shkencor është dhe një prej kërkesave të BE për integrimin.

Por një prej shqetësimeve kryesore sot lidhet me kapacitetet e kërkimit shkencor me qëllim thithjen e fondeve të BE, ku një prej programeve kryesore, ai i Horizont Europa, ka një buxhet prej 100 miliardë euro për këtë qëllim. Ndaj dhe studiuesit vënë theksin në rritjen e kapaciteteve të kërkimit shkencor në vend.

“Kur flasim për kërkim shkencor duhet të kemi kapacitete për t’i thithur këto fonde. Duhet të mendojmë tani. Do jetë vonë pas një apo dy vitesh. Shqipëria pas dy vitesh do të ketë akses të plotë në fondin e Kohezionit të BE. Dhe për të hyrë atje përveç të tjerave duhet të kesh grup dhe ekip pune që do t’i shkruajë këto projekte. Duhen përkthyer fuqimisht në rritjen e kapaciteteve në universitete për kërkimin shkencor”- thotë Znj. Xhindi.

Projektligji për shkencën vjen në një kohë kur diskutimet për të shtuar kapacitetet dhe financimet për kërkimin shkencor janë forcuar. Gjatë ditëve në vazhdim kjo nismë ligjore pritet të zgjojë debate të reja në tryezat parlamentare dhe qarqet akademike.

You Might Also Like

Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant

Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital

Gjermania në frikën e sulmeve ruse: Planifikohet zgjerim i madh i rrjetit të bunkerëve dhe strehimoreve

Trump kërcënoi Muskun se do të përballet me pasoja të rënda nëse financon Demokratët

Trikala: Nënë e bir u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre

TAGGED: #Për Shkencën dhe kërkimin shkencor, #Projektligj, #Shqipëri
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami i reagon ashpër Kurtit pas vendimit të BE-së: Të shkoi mandati me popullizëm, koha për përgjegjësi për dështimet

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Politika I dërguari i posaçëm i SHBA-së i quan koncesionet territoriale fazën më të vështirë të negociatave Rusi-Ukrainë
Rusia u paraqet amerikanëve listen e kerkesave per armëpushim, raporton Reuters
Puljiq: “O’Brien tha në seancat dëgjimore në Senat se SHBA duhet të zvogëlojë kontrollin mbi paratë që ka Milorad Dodik, me një mesazh…”
Peja mposht Sigal Prishtinën në kryederbin e fundjavës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?