By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran
Ballina 2Rajon / Botë

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran

Kosova Times
Last updated: 2024/10/13 at 11:05 AM
Kosova Times Published October 13, 2024
Share
SHARE

Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale për shkak të sulmit të Iranit në muajin e kaluar, ka raportuar rrjeti amerikan NBC, duke përmendur mundësinë e shënjestrimit në infrastrukturës ushtarake dhe të energjisë.

Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës, teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin – grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë.

Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.

Izraeli ka thënë vazhdimisht se do të përgjigjet ndaj sulmit të Iranit, të kryer më 1 tetor, i cili ka nisur si shenjë hakmarrjeje ndaj operacioneve ushtarak izraelite në Gazë dhe Liban, si dhe vrasjeve të liderëve të Hamasit dhe Hezbollahut.

Nuk ka sinjale që Izraeli do të shënjestrojë zonat bërthamore, apo të kryejë vrasje individuale, ka raportuar NBC, duke cituar zyrtarë amerikanë që kanë folur në kushte anonimiteti.

Sipas raportimeve, Izraeli ende nuk ka marrë vendim përfundimtar se kur dhe si të veprojë.

Konflikti në mes të Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut ka nisur një vit më parë, kur Hezbollahu ka nisur të lëshojë raketa në veri të Izraelit, pas nisjes së luftës në Gazë.

Hezbollahu ka thënë të dielën se është duke luftuar forcat izraelite që po tentojnë të infiltrohen në fshatin Ramja, në jug të Libanit.

Ushtria izraelite, në anën tjetër, ka thënë se vazhdon operacionet në jug të Libanit për të shkatërruar “infrastrukturën terroriste”.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Iran, #Izrael, #ShBA
Kosova Times October 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Argëtimi i tyre “diskret” u kushton 20,000 euro

Kosova Times Kosova Times July 4, 2025
FSK pjesë e ushtrimit ‘Cyber Unity 25’ të organizuar nga NATO
Opozitarët serbë kërkojnë sqarim për rolin e Serbisë në Banjskë
Tusk: Askush nuk duhet ta bëjë presion Ukrainën të heqë dorë nga territori për paqe
Komandanti i KFOR-it viziton Gjilanin, përurohen dhomat mike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?