By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit
November 13, 2025
Të shtëna me armë në shtëpinë e biznesmenit – 14 gëzhoja plumbash dhe një kurorë e zezë në vendngjarje
November 13, 2025
Komisioni për GSI: “Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për ta çuar përpara projektin”
November 13, 2025
Një recetë për makarona kineze që do të jenë gati për gjysmë ore
November 13, 2025
Një recetë për salcë bang bang që kombinon më të mirën e Lindjes dhe Perëndimit
November 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: Përdorimi i flamujve kombëtar të Shqipërisë në vizitat protokollare të Kosovës , akt tradhtie dhe keqpërdorim i buxhetit të taksapaguesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: Përdorimi i flamujve kombëtar të Shqipërisë në vizitat protokollare të Kosovës , akt tradhtie dhe keqpërdorim i buxhetit të taksapaguesve
Ballina 1Lajme

Analistët: Përdorimi i flamujve kombëtar të Shqipërisë në vizitat protokollare të Kosovës , akt tradhtie dhe keqpërdorim i buxhetit të taksapaguesve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 7:05 PM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Gjatë vizitave të Kreut të Qeverisë Albin Kurti në vendet e jashtme, janë jo të rralla takimet me diasporën. Asgjë të keqe nuk ka këtu, sikur në ambientet ku Kryeministri Kurti mban këto takime të vendosej flamuri i Kosovës ashtu siç parashihet me protokoll. Megjithatë në pjesën më të madhe sikur ky takimi i fundit në Berlin me diasporën ishin vendosur flamuri i Shqiperisë, në vend të atij të Kosovës i cili është simbol zyrtar i vendit tonë.

Në gjykimin e analistëve kjo është jo vetëm shkelje e protokollit dhe tradhti kombëtare, por edhe keqpërdorim i buxhetit duke qenë, që në vizita zyrtare përdorë flamurin kombëtar për qëllime të veta partiake.

Analisti politik Nexhmedin Spahiu tha se është e paprecedentë që kryeministri me bë fushatë me flamurin e një vendi tjetër.

“Kjo tregon jo seriozitet primar dhe është akt armiqësor ndaj vendit të cilin e udhëheq. Është tradhti kombëtare. Imagjinoni kryeministrin e Maqedonisë me bë fushatë me flamur bullgar ose ai i bullgarisë të bëjë fushatë më flamurin maqedon. Ose ai i Serbisë me flamur të Mali i Zi ose e kundërta. Krejt këto vende dhe shumë vende të tjera në botë janë në pozitë identike siç është Kosova me Shqipërinë. Por kryeministrin i asnjë vendi nuk bënë fushatë me flamurin e vendit tjetër”, tha ai.

Për Spahiun keqpërdorimi i buxhetit të vendit në këtë rast nuk është më e rëndë se sa akti i parë.

“Përderisa për ta është e para një akt tradhtie e dyta është relevante. Është njëjtë sikur njërin që e ke vrarë me plumb në kokë dikë, e pastaj me ja dhënë edhe një “kokallë”. Pra akti i parë e bënë të parëndësishëm për nga pesha ajo që i bënë buxhetit”, tha Spahiu.

Ndërkaq analisti politik Blerim Burjani konsideron se Kurti kudo që shkon, njihet si kryeministër i shtetit dhe se kjo aspak nuk është pozitive për angazhimin e tij, në kuptimin shtetëror.

“Ai vepron në saje të simboleve të shtetit të Kosovës, flamuri kuqi e zi është patriotizëm apo për të fituar simpati më të madhe dhe përkrahje për VV. Ai duhet të ketë dy simbolet tona në diasporë flamurin e shtetit dhe flamurin kombëtar. Taksapaguesit po japin para te tyre për te avancuar jetën e Kosovës në aspektet ekonomike e jo vetëm dikush me fituar vota, nuk është politike veç vote, por është avancim, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale e tjera”, tha Burjani. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama e Meloni firmosin marrëveshjet dypalëshe dhe memorandumet e mirëkuptimit

Kosova me nivelin më të ulët të krimit dhe aksidenteve fatale në rajon

Kërkohet paraburgim për arrestuarin për vjedhje të rëndë në Prizren

MASHTI me trajnim për Kurrikulën e re për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme

IKKL dokumenton dëshminë që ndryshoi historinë e Kosovës

TAGGED: #Albin Kurti, #Diaspora, #Flamuri Kombëtar
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Skena terrori: Djemtë e mitur të Kadyrov i sollën babait të tyre tre të burgosur ukrainas (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times October 21, 2022
WSJ: SHBA-të do t’i japin Kievit të dhëna për sulmet ndaj objektivave në Rusi
Shoshi: Heqja nga agjenda e kërkesës së Kosovës në KiE, e papritur
Aksident në Prizren me katër të lënduar, dy prej tyre zyrtarë policorë
Çfarë është skema e “qyteteve sfungjerë” në Kinë?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?