By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia dhe Egjipti do të zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake detare për herë të parë në 13 vjet
September 19, 2025
Flutura Açka, Shaban Sinani dhe Aleksandër Çipa nderohen me çmimin prestigjioz “Sami Frashëri”
September 19, 2025
Trump dhe Xi folën në telefon, tema ishte TikTok
September 19, 2025
BE-së vendos, ndalimin e plotë te importit të LNG-së
September 19, 2025
Estonia: Tre avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: FSK po ushqehet nga Shërbimi Korrektues dhe Qendra e Studentëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > FSK po ushqehet nga Shërbimi Korrektues dhe Qendra e Studentëve
Ballina 1Lajme

FSK po ushqehet nga Shërbimi Korrektues dhe Qendra e Studentëve

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 9:52 PM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Çështja e furnizimit me ushqim për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës vazhdon të mbetet njëra prej temave më të rëndësishme ditëve të fundit.

Madje, gjatë paradites së sotme është konfirmuar lajmi se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, nuk e ka nënshkruar tenderin për ushqim, të cilin u raportua se zëvendësi i tij, Shemsi Syla, e kishte klasifikuar si konfidencial.

Nga Ministria e Mbrojtjes e kanë mohuar lajmin se Maqedonci i ka dërguar letër Kurtit për këtë çështje, veçse e kanë konfirmuar lajmin se tenderi është anuluar.

“Realisht me datën 11 tetor këtë të premte nga ana e ministrit është dërguar udhëzimi tek administrata që të anulohet tender mirëpo për arsye të cilat nuk janë qëndrime personale të ministrit, por të dalura si rezultat që qëndron në mes operatorëve ekonomik të shpallur fitues në tenderin e shërbimeve për ushqim, njëri prej të cilëve madje edhe vet ka kërkuar që të anulohet tenderi”, ka thënë Liridona Gashi, zëdhënëse në Ministrinë e Mbrojtjes

Gashi thotë se kontrata nuk është nënshkruar nga ministri, e që sipas saj, kjo nuk mund të prodhojë pasoja juridike e financiare.

“Rrjedhimisht edhe duke pasur një situatë të tillë dhe një kontest të tillë që krijon edhe pasiguri ligjore të kontratës, ministri nuk e ka nënshkruar kontratën. Mirëpo duke pasur një tender që procedurat e tenderit kanë përfunduar dhe është shpallur një fitues, por kontratë nuk është nënshkruar, rrjedhimisht mund të themi që nuk kemi asnjë pasoj juridike as financiare në mes”, ka shtuar Gashi.

Ndërkaq, ministria ka bërë me dije se shërbimi me ushqim në të gjitha kazermat e FSK-së po vazhdon përmes angazhimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Qendrës së Studentëve.

Megjithatë, Gashi thotë se javën e kaluar është hapur konkursi për pranimin e stafit profesional për ushqimin në FSK, në mënyrë që Forca të ketë kapacitete vetanake për furnizim me ushqim.

” Jemi në proces të pranimit të personelit të ri të stafit prej 106 personash, kuzhinierëve profesional, kontrata veç se është hapur me datën 10 tetor dhe pritet në afat prej 45 ditësh të përfundojnë gjitha procedurat për pranimin e tyre”, ka thënë ajo.

Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes ka konfirmuar se ministri Ejup Maqedonci sot është takuar me Komandanten Supreme të FSK-së, pas kërkesës së presidentes Osmani, për një raport të detajuar për gjendjen e krijuar në ushtri. Gashi ka thënë se çështje të diskutimit kanë qenë zhvillimet në FSK, duke përfshirë edhe çështjen e shërbimit me ushqim, me ç’rast e ka njoftuar presidenten me procesin e rekrutimit të kuzhinierëve profesionalë dhe stafit mbështetës.

You Might Also Like

KFOR-i ndalon fluturimet mbi zonën operacionale të KEK-ut

Shahini propozon `Mjeshtrin e Lagjes` për mirëmbajtjen e hapësirave publike

Ambasada gjermane organizon takim lamtumirës për Rohden

Murati: Shpresojmë dhe besojmë në pafajësinë e krerëve të UÇK-së në Hagë

Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën dhe sigurinë në Ballkan

TAGGED: #FSK, #Qendra e Studentëve, #Shërbimi Korrektues i Kosovës, #Ushqimi
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kryediplomati i Togos: Kemi tërhequr njohjen e Kosovës

Kosova Times Kosova Times January 16, 2023
Interesat fetare mposhtin të drejtat e komunitetit LGBTI+ në Gjykatën Supreme të ShBA-së
FSK do të zhvillojë trajnim në Bradash të Podujevës
Sllovakët zgjedhin sot mes kandidatit pro-rus Fico dhe liberalëve pro-perëndimorë
Analistët në Beograd: Zgjedhjet në Kosovë, sfidë për partitë serbe
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?