By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
Ballina 1Lajme

Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 4:06 PM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit deklaratën për një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal, për vitet 2025-2028, si dhe marrëveshje për përmirësimin e qasjes në arsimin e lartë.

Nën udhëheqjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, samiti u mbajt të hënën në Berlin.

Të pranishëm ishin edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe përfaqësues të vendeve partnere.

Scholz tha se marrëveshjet e reja “do ta bëjnë jetën e njerëzve më të lehtë”.

“Procesi i Berlinit është instrumenti më i mirë jo vetëm për bashkëpunimin rajonal, por edhe për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.

Çka është Procesi i Berlinit?

Procesi i Berlinit nisi në vitin 2014, me iniciativën e kancelares së atëhershme gjermane, Angela Merkel.

Synimi i samiteve të tij, të cilat mbahen çdo vit, është që ta rrisin bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor – Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut – dhe gradualisht t’i afrojnë ato më pranë BE-së.

Nga gjashtë shtetet e rajonit, vetëm Kosova nuk është kandidate zyrtare për anëtarësim në BE.

Në kuadër të Procesit të Berlinit, ndër vite, janë bërë disa marrëveshje dhe deklarata, por shumë prej tyre kanë mbetur pa u zbatuar.

Plani i ri për tregun e përbashkët rajonal është pjesë integrale e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili u miratua nga Bashkimi Evropian në muajin maj dhe ka vlerën e gjashtë miliardë eurove.

Ky plan synon t’i mbështesë reformat e rajonit, që lidhen me BE-në, si dhe rritjen e tij ekonomike.

Vendet anëtare të BE-së i miratuan më 11 tetor agjendat e reformave të pesë vendeve të rajonit – përveç Bosnje e Hercegovinës – duke i hapur kështu rrugë Komisionit Evropian që t’i bëjë pagesat e para nga paketa në fjalë.

Bosnja duhet të presë ende për miratimin e agjendës së saj, pasi dokumenti që ky vend dërgoi në BE, nuk ishte komplet dhe nuk i adresonte të gjitha sugjerimet e dhëna nga Komisioni Evropian.

Sipas një përllogaritje jozyrtare, Kosova do të mund të përfitojë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes. Mbi 250 milionë euro, asaj do t’i ndaheshin si para pa kthim, ndërsa pjesa tjetër në formën e kredive të volitshme.

Dokumenti me nënshkrimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Berlin, 14 tetor 2024.
Dokumenti me nënshkrimet e udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor. Berlin, 14 tetor 2024.

Gjatë adresimit të tij në samit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli mes tjerash për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, duke njoftuar se Kosova, nisur nga 1 janari i vitit të ardhshëm, do t’u mundësojë qytetarëve të Bosnje e Hercegovinës të hyjnë në vend me vetëm letërnjoftime.

Aktualisht, qytetarët e të dyja vendeve duhet të pajisen me viza për të hyrë në territorin e njëra-tjetrës.

Një marrëveshje për lëvizje të lirë me letërnjoftime mes vendeve të Ballkanit Perëndimor u arrit në vitin 2022, por nuk u zbatua plotësisht.

Qytetarët e Kosovës mund të lëvizin me letërnjoftime në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi. Bosnje e Hercegovina, e cila – sikurse Serbia – nuk e njeh shtetin e Kosovës, nuk e ratifikoi marrëveshjen për lëvizje të lirë.

You Might Also Like

Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë

Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Moti sot i vranët dhe me interval me diell

TAGGED: #Liderët e Ballkanit Perëndimor, #Marrëveshje të reja, #Procesi i Berlinit
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
Një nga lideret e opozitës bjelloruse, Maria Kolesnikova, u dërgua nga burgu në spital. Ajo është në terapi intensive
Kurti: Lidhja e Prizrenit udhëtim i strukturuar politik i shqiptarëve
Aeroplanët gjermanë Eurofighter ngriten pas një aeroplani rus mbi Detin Baltik
Sulmi rus në Kharkiv lë të vdekur dhe të plagosur: Rrezik ajror gjatë gjithë natës në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?