By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse
May 15, 2025
Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues
May 15, 2025
Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë
May 15, 2025
Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë
May 15, 2025
Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja
May 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stop lojës më FSK-në, Kuvendi ta gjejë formulën e zgjidhjes së problemit të trashëguar me dekada
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Stop lojës më FSK-në, Kuvendi ta gjejë formulën e zgjidhjes së problemit të trashëguar me dekada
Ballina 1Lajme

Stop lojës më FSK-në, Kuvendi ta gjejë formulën e zgjidhjes së problemit të trashëguar me dekada

Kosova Times
Last updated: 2024/10/14 at 4:53 PM
Kosova Times Published October 14, 2024
Share
SHARE

Njohës të fushës së sigurisë dhe analistët politikë, kanë reaguar ashpër pas zhvillimeve të fundit rreth FSK-së, duke i cilësuar raportimet dhe përplasjet për FSK-në si një fushatë të dëmshme kundër ushtrisë së Kosovës dhe kundër shtetit duke kërkuar njëherësh nga Kuvendi që me një zë dhe qëndrim, pozitë e opozitë, t’i japin zgjidhje problemit të ngritur me ushqimin, që FSK-ja pa vonesë të ketë shërbimin e vetë të përgatitjes së ushqimit-kuzhinën ushtarake, si të gjitha ushtritë moderne.

Zeqa: Pozita dhe opozita të flasin me një zë për përmirësimin e kushteve të FSK-së

Analisti politik Florim Zeqa, tha për “Kosova Times” se telashet e shfaqura së fundmi me ushqimin e FSK-së, për të cilat u mblodh Kuvendi i Kosovës në seancë të jashtëzakonshme, është një sprovë serioze me të cilën po ballafaqohet Qeveria e Kosovës e cila ka ngecur në procesin e transformimit të plotë të FSK-së në modelin e ushtrive moderne dhe me kapacitete të pa varura infrastrukturore, duke përfshirë të gjitha shërbimet e funksionimit brenda për brenda, në mesin e të cilave vendin kryesor e zë standardi i mirëqenies, e ku bënë pjesë edhe ushqimi i ushtarëve.

“Pa dyshim, fajtor që Ushtria e Kosovës akoma nuk e ka shërbimin e vetë- kuzhinën e përgatitjes dhe të servimit të ushqimit, sikur që e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë të gjitha ushtritë e rajonit, por të jetë e varur nga tenderomania me qëllime të përfitimit dhe bërjes pazare të pista duke përfituar grupe kriminale të interesit nga ushqimi i ushtarit! Në fakt debati në Kuvend duhej të ishte vendimtar për një kthesë transformimi dhe pavarësimi të FSK-së nga metoda e tanishme e të ushqyerit nga operator të jashtëm duke abuzuar kështu trefish me buxhetin e shtetit, dhe pa vonesë të merret vendimi për ndërtimin e kapaciteteve të brendshme të FSK-së edhe në shërbimin e ushqimit të kompletuar dhe profesionalizuar”, tha Zeqa për “Kosova Times”.

Por sipas tij, gjuha e përdorur në Kuvend dhe kthimi i ushqimit të ushtarëve në kauzë politike, jo vetëm që nuk e ndihmon zgjidhjen e këtij problemi, e komplikon akoma më tepër gjetjen e zgjidhjes afatgjatë dhe të përhershme të ushqimit për ushtarët e FSK-së.

Ai tha se në dukje të parë, plani i presidentes Osmani, duket të jetë një bazë e mirë e fillimit të zgjidhjes, në të cilën përfshihen edhe disa benefite të tjera si; pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, pagesa e mëditjeve për pjesëtarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit e jo vetëm për 1 muaj), sigurimi shëndetësor, funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe terciar mjekësor, përmirësimi i cilësisë së ushqimit me standardet me të larta shëndetësore dhe sanitare, sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët dhe familjet e tyre dhe krijimi i fondit kreditues për ushtarakët. E për këto duhet të vendoset me unitet në Kuvend.

“I mbetet Kuvendit të Kosovës që të jetë në nivelin e detyrës, të jetë unik në vendimmarrje lidhur me detyrimet e obligueshme të cilat do të duhej t’ia adreson Qeverisë për zbatim, pa bërë politikë momentale për përfitime elektorale dhe pa ndërtimin e kauzave imagjinare për pushtet. Në të kundërtën, kriza në FSK do të thellohet akoma më shumë dhe do të lëndohet imazhi i shtetit në raport me forcën mbrojtëse të vendit, e cila nuk i përket vetëm pushtetit dhe opozitës, por tërë spektrit politik dhe institucioneve shtetërore, në veçanti Kuvendit të Kosovës për nxjerrjen e një akti ligjor që e garanton zgjidhjen në pako të të gjitha problemeve në FSK”, tha Zeqa për “Kosova Times”.

Miftari: Loja kundër FSK-s e kurdisur nga opozita

Eksperti fushës së sigurisë, ish epror i lartë i UÇK-së dhe TMK-së Naim Miftari, pohon se lojën me kinse ushqimin për FSK-në po e bëjnë direkt partitë opozitare LDK, PDK dhe AAK, pasi, sipas tij, janë mësuar në qeverisjet e tyre që nga pas lufta me marr miliona euro mito nga Beni Dona.

“Pikërisht opozita po e saboton ushqimin e FSK-së për ta sulmuar Qeverinë Kurti tani kur jemi afër zgjedhjeve, Por mos të harrojmë se është e njëjta opozitë që sa ishin vetë në pushtet, përveç korrupsionit në ushqimin për FSK vidhnin edhe në tenderë për veshmbathjen, për armët e deri te municionet e FSK dhe të policisë. Sot kinse të njëjtit qesin lot krokodili kinse për ushtarët e FSK-së. Pse mos me i bërë ushtria, FSK vetë mensat dhe kuzhinierët e vet e me i përgatitë vetë ushqimet. Paramendo në rast të një lufte amendoni se BeniDona e këta milionerët e opozitës mërziten për mungesë të ushqimit për ushtri a… kurrë jo”, tha Miftari për “Kosova Times”.

Ai kërkon që FSK ta ketë një qendër të vetën ku përgatitet ushqimi dhe shpërndahet në tërë objektet ku ka ushtar të FSK-s në detyrë dhe në ato qendra ku ka prezencë të qindra ushtarëve, ata duhet me pas kuzhinën e vetë, ku kuzhinier civil me kontratë, por edhe ushtar të objekteve të mëdha e përgatisin vet ushqimin për ushtrinë, por edhe për policinë kur ka nevojë, pasi kështu mundet edhe me u sigurua që ushtari i Kosovës as polici i Kosovës nuk munden me u helmua nga armiku i shtetit.

Miftari po ashtu thotë se duhet të merret shembull modeli i Gjermanisë, ku ka ndodhur që janë mbyllur dy baza të NATOS për dy javë, pasi uji i pijes së tyre ishte kontaminuar me helme nga agjentët sekret Rus.!

“Pra fajtor për gjendjen jo të mirë në FSK dhe polici, por edhe në tërë Kosovën duhet kërkuar te e kaluara e qeverisjes nga PDK, LDK dhe AAK që mbi 20 vite vidhnin vetëm për veti, për djemtë e vajzat e tyre dhe për klanet e tyre , e sot kinse të njëjti po mërziten për mungesën e ushqimit për FSK dhe për bisedën e Mimozës përmes telefonit me Radojçiqin kurse këta opozita 20 vite rresht i kanë vjedh fondet e FSK-së dhe policisë, dhe i kanë mbajt qeveritë e tyre bashkë me Radojçiqat, do të thotë me Beogradin”, tha Miftari për “Kosova Times”.

Sipas Miftarit “kukamat” për FSK-në janë kukama politike dhe propaganda e opozitës e cila po ju frikësohet zgjedhjeve të lira në shkurtin e vitit të ardhshëm, dhe tani po bëjnë veprime kinse po zbulojnë afera përmes njerëzve dhe oligarkëve të vetë që i kanë në FSK, në, polici, gjyqësi, prokurori, AKI, nëpër OJQ, dhe në media. Meha: Strukturat e Serbisë në aleancë me ato kanë projekt për rrënimin e FSK-së.

Njohësi tjetër i fushës së sigurisë Xhevat Meha ka pohuar për “Kosova Times “ se problemi me sigurimin e ushqimit të ushtareve të FSK-së në skenë del si problem i proceseve të tenderimit. Por në prapaskenë është diçka tjetër, janë përpjekjet e shërbimit sekret serb për ta rrënuar dhe defunksionalizuar Ushtrinë e Kosovë

“Prapa kinse problemeve me tenderimin qëndron rrjeti i fshehtë serbo-rus. Ky rrjet ka shtrirje nëpër të gjitha institucionet e Kosovës. Qendra e vendosjes për këto rrjete, si struktura shtetërore, analizojnë dhe organizojnë veprime për të realizuar synimet e tyre programore. FSK ka ecur shumë mirë në fuqizimin e saj si ushtri e organizuar. Kjo ka alarmuar rrjetin serbo-rus për të kryer diçka komprometuese si forcë ushtarake. Përfaqësuesit e interesave të qytetarëve të Kosovës, deputetët, duhet që të kërkojnë nga AKI pastrimin e institucioneve të Kosovës nga rrjeti serbo-rus dhe jo t’u hedhin hi syve qytetarëve të Kosovës si knojsit n’maje të plehut”, tha ai.

Meha tha se, pastrimi duhet të fillojë nga partitë politike, së pari kryetarët, pastaj kryesitë e partive e kështu me radhë.

You Might Also Like

LDK fton partitë politike për mbështetje të qeverisë gjithëpërfshirëse

Osmani në takim me komunitetet joshumicë: Prioritet mbetet rendi kushtetues

Gjenden në Prishtinë mbetje mortore të tre personave të zhdukur në luftë

Arrest shtëpiak ndaj dy të dyshuarave për rastin e çerdhes në Prishtinë

Osmani: E çoj çështjen në Kushtetuese nëse vazhdon zvarritja

TAGGED: #FSK, #Ushqimi
Kosova Times October 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Opozita maqedonase kërkon zgjedhje të parakohshme

Kosova Times Kosova Times December 28, 2022
Draghi: Dallim i madh në marrëdhëniet BE-SHBA me Trump
Ambasadori i Kosovës në Japoni Kiçmari në takimin festiv të Shoqatës Kosovare-Japoneze kushtuar 17 vjetorit të shpalljes së pavarësisë
Kosova mundet nga Malta
Bayern Munich i sigurt se Jamal Musiala nuk largohet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?