Shkruan: Gani QARrI
Kjo vërtet është çështje shumë e dyshimtë dhe tejet serioze, e cila kërkon një sqarim të hollësishëm e profesional dhe ndërmarrjen urgjente të masave adekuate, për involvimin nga kryekomandanti edhe të Ushtrisë, në lojërat ditore politike, vetëm pak kohë para zgjedhjeve të reja, njëjtë siç ndodhi me Policinë, pak ditë apo edhe orë, pas agresionit të terroristëve serb, ende pa u ftohur tytat e armëve në Banjë të Zveçanit!
Me emërimin e Bashkim Jasharit në krye të Ushtrisë, të gjithë qytetarët e Kosovës, madje edhe armiqtë tanë, kanë menduar se, ai deri te ushtari i fundit, do ta përcjell frymën e heroizmit dhe shembullin e lartë të vetëflijimit për atdhe, të Familjes Jashari, e cila jo me ushtarë të përgatitur, as të furnizuar me ushqime të mira, e armatime moderne, por me gra e fëmijë, pa bukë e ujë, me ato pak armë të thjeshta që kishin, pa u shkuar askush në ndihmë,kanë luftuar për tri ditë e tri net, rresht, duke mos u epur as ligështuar, për asnjë minutë të vetme, deri në shuarjen e pjesëtarit të fundit të familjes që ndodheshin në shtëpi, si Kreshniku 13 vjeçar me automatik në dorë, kundër një ushtrie të armatosur rëndë edhe me tanke, topa e helikopterë, në mbrojtje të pragut të shtëpisë dhe atdheut të vet, nga një okupator gjakatar si Serbia fashiste. Por nëse ushtari i parë që dorëzohet, ndodhë të jetë vet (krye)komandanti(“Jashari”), atëherë i mjerë ky popull, se çfarë e pritka me mbrojtjen e kësaj ushtrie, në rast agresioni të jashtëm ushtarak, të vendit tonë nga një armik si Serbia hegjemoniste, e cila edhe 25 vite pas çlirimit, shpreh hapur pretendimet territoriale ndaj tokave më jetike të Republikës së Kosovës! Zhgënjimi bëhet vërtetë shumë i rëndë, kur mjerisht, i njëjti njeri, që në popull shihej si shembull i shpresës dhe forcës për të tjerët, hiperbolizon problemet të cilat, nga pjesëtari i një familje të himnizuar për trimëri të paparë, shpirtin e pashembullt luftarak dhe qëndresë të pathyeshme, të dëshmuar nën kushtet më ekstreme, ato edhe po të ishin të tilla, jo vetëm pritej, por edhe do duhej dhe mund të zgjidheshin në mënyrë krejt interne, lidhur me ushqimin e FSK’së, dhe jo të reagohet si veproi ai, vetëm pse iu paska refuzuar favorizimi nga Ministri i Mbrojtjes, një kompanie të imponuar dhe preferuar nga ish pushtetet e inkriminuara. Kjo vërtet është çështje shumë e dyshimtë dhe tejet serioze, e cila kërkon një sqarim të hollësishëm e profesional dhe ndërmarrjen urgjente të masave adekuate, për involvimin nga kryekomandanti edhe të Ushtrisë, në lojërat ditore politike, vetëm pak kohë para zgjedhjeve të reja, njëjtë siç ndodhi me Policinë, pak ditë apo edhe orë, pas agresionit të terroristëve serb, ende pa u ftohur tytat e armëve në Banjë të Zveçanit! Madje se ky problem është akt i sinkronizuar politik, nga segmentet e inkriminuara politike ndër vite e dekada, flet edhe fakti se pikërisht këto parti iniciuan edhe mbledhjen e Kuvendit, në seancë të “jashtëzakonshme”, për të orkestruar edhe një kuazi- “sprovë” serioze me të cilën do ballafaqohet Qeveria e Kosovës, derisa vet Ministri i Mbrojtjes, sqaron publikisht mbarë opinionin se ai së bashku me Komandantin e FSK-së dhe strukturat përgjegjëse në Ministrinë e Mbrojtjes, për ti adresuar sfidat e përsëritura në të kaluarën, kanë ndërmarr hapat e duhur dhe masat e nevojshëm me synimin që situata të tilla të mos përsëriten dhe mos prekin efektivitetin dhe performancën operacionale të FSK-së. Kurse për ta avancuar procesin e transformimit të plotë të FSK-së në modelin e ushtrive moderne edhe me kapacitete të ndërtuara të pa varura infrastrukturore, përfshirë të gjitha shërbimet e funksionimit brenda për brenda, në mesin e të cilave vendin kryesor e zë standardi i mirëqenies, e ku bënë pjesë edhe ushqimi, Ministri i Mbrojtjes ka njoftuar publikisht se bazuar në procedurat ligjore të prokurimit për furnizimin me ushqim në kazermat e ushtrisë, me 10 tetor është shpallur edhe konkursi i rekrutimit të personelit profesional për kuzhinat e FSK-së, proces që kërkon afate të caktuara kohore për të përfunduar me sukses deri në finalizimin e plotë të rekrutimit të personelit të specializuat civil, i cili do të integrohet në kuadër të FSK-së. Kjo dëshmon se fajtor që ushtria e Kosovës akoma nuk e ka shërbimin e vetë- kuzhinën e përgatitjes dhe të servimit të ushqimit, sikur që e kanë pasur dhe vazhdojnë ta kenë të gjitha ushtritë e botës, janë qeveritë e kaluara të cilat kanë preferuar që edhe ushtria të jetë e varur nga tenderomanitë e tyre, me qëllime të përfitimit dhe bërjes pazare të pista duke përfituar grupe kriminale të interesit, deri edhe te ushqimi i ushtarit?! Kështu që një komandant i FSK-së, cili jo me komunikim intern ndërinstitucional, por me letër të shkruar publike, trondit mbarë opinion e brendshëm dhe informon edhe armiqtë e jashtëm të Kosovës, duke paralajmëruar pezullimin e të gjitha aktiviteteve të ushtrisë, në kushte paqeje, është ulja më e madhe që mund ti bëhet një ushtrie me rroga, veshmbathje dhe kushte tjera të garantuara nga shteti, i cili këto vite ka bërë çdo gjë, me gjithë mundësit e kufizuara që kemi si shtet i ri, për avancimin si asnjëherë më parë, profesional e kadrovik dhe pajisjen me armatime bashkëkohore të FSK-së. Ministri i Mbrojtjes, duket se ua ka prishur planet partive të inkriminuara, i cili duke mos pritur që të zhvillohen debate në Kuvend, ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme, për transformim dhe pavarësimin e furnizimit të FSK-së nga metoda e deritanishme e të ushqyerit nga operator të jashtëm, që kanë abuzuar deri trefish me buxhetin e shtetit, duke hapur konkursin publik për ndërtimin e kapaciteteve të brendshme të FSK-së, që FSK ta ketë edhe një shërbim komplet dhe profesional të ushqimit. Kështu që me aktin e tij të ulët defetist, Bashkim Jashari përveçse na ka dëshpëruar të gjithëve në mënyrën më të keqe, ai ka dëshmuar katërçipërisht para miliona shqiptarëve që e duan me shpirt e zemër Kosovën e pavarur dhe lirinë e vendit, të fituar me aq shumë sakrifica, gjak e mund, se ai është një pion politik dhe nuk e meriton më, për asnjë minutë më tej, të jetë i pari i FSK-së! Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Bashkim Jashari, me veprimin e tij, duket se është ndikuar, nga politika ditore, derisa me gjithë hapjen e konkursit për përzgjedhjen e kuzhiniereve profesionist dhe kompletimin e kuzhinave të FSK-së, ai i është drejtuar me letër publike ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonicit, duke shkuar deri atje, sa të paralajmëroi se do të marrin edhe masa, vetëm pse pas skadimit, nuk i qenka vazhduar kontrata një kompanie të imponuar nga partitë e inkriminuara, për më tepër se 10 vite, përkundër faktit se për zgjidhje të përkohshme, Ministria ka marrë kuzhinierë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Mensa e Studentëve, që janë kuzhinier të specializuar dhe me përvojë, të cilët nuk kanë helmuar askënd deri më tani, siç pretendon Jashari. Nga sjelljet e Jasharit është alarmuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke kërkuar një raport të detajuar për situatën nga komandanti i përgjithshëm, Bashkim Jashari, dhe takuar me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Kështu që, nëse ushtari i parë i cili dorëzohet është vet (krye)komandanti- Jashari, atëherë ushtria e Kosovës, nuk e meriton një komandant të tillë, kur dihet mirëfilli se në FSK kakuadro edhe më të zot se Jashari, përzgjedhja e tij, shihet se është bërë më tepër, për hir të sakrificës së familjes, përndryshe nëse në krye të FSK-së nuk vije urgjentisht një komandant i padorëzueshëm, edhe kur nuk servohet me ushqimet e kompanive të preferuara nga partitë e inkriminuara politike, atëherë i mjerë ky popull, se çfarë e pritka me mbrojtjen e kësaj ushtrie, në rast agresioni të jashtëm ushtarak, të vendit tonë nga një armik si Serbia hegjemoniste, e cila edhe 25 vite pas çlirimit, shpreh hapur pretendimet territoriale ndaj tokave më jetike të vendit tonë! Andaj Bashkim Jashari urgjentisht duhet të shkarkohet dhe të trajtohet nga organet ushtarake e ato shtetërore të sigurisë, në mënyrë që, të minimizohen dëmet serioze që ai ka mundur ti shkaktonte Ushtrisë, me denigrimin publik të nivelit ushtarak, dëmtimin e rëndë të imazhit të FSK-së dhe vendosjen në pozitë të palakmueshme të vet shtetit të Kosovës duke u marrë në pyetje nga organet përkatëse, për veprimin e bërë dhe të sqarohet deri në detaje, nëse ai ishte veprim i tij personal apo akt i nxitur nga politika ditore, që ta denigrojë ushtrinë dhe gjithë shtetin e Kosovës para qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar! Njëkohësisht duhet të shqyrtohen dhe plotësohen kërkesat e mundshme që presidentja e Republikë së Kosovës ka propozuar për FSK-në, si pagesa e shtesave në paga për rrezikshmëri, pagesa e kujdestarisë dhe punës jashtë orarit, pagesa e mëditjeve për pjesëtarët e FSK-së gjatë shkollimit dhe trajnimit jashtë vendit (gjatë tërë periudhës së shkollimit apo trajnimit), sigurimi shëndetësor, funksionalizimi i spitalit ushtarak me shërbime të nivelit sekondar dhe terciar mjekësor, ushqimi me standardet me të larta shëndetësore e sanitare, sigurimi i banimit të përballueshëm për ushtarakët e familjet e tyre, si dhe krijimi i fondit kreditues për ushtarakët, pa u ndikuar nga politikat ditore për përfitime elektorale.