By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda ndërkombëtare
December 10, 2025
Moti në Shqipëri kryesisht i kthjellët
December 10, 2025
Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…
December 10, 2025
Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…
December 10, 2025
Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030
December 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus
Ballina 2Rajon / Botë

Shërbimet sekrete gjermane nën alarm nga kërcënimi rus

Kosova Times
Last updated: 2024/10/15 at 7:34 AM
Kosova Times Published October 15, 2024
Share
SHARE

Rritje e akteve të spiunazhit dhe sabotimit, konfrontim i mundshëm i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n që në vitin 2030: Shërbimet sekrete gjermane dhanë alarmin të hënën për rrezikun në rritje që ata besojnë se përfaqëson ndërhyrja e Moskës në Gjermani dhe Evropë.

Ishte një parashikim i zymtë që tre krerët e shërbimeve të inteligjencës gjermane dhanë të hënën gjatë seancës dëgjimore vjetore para deputetëve.

“Kemi kërcënime nga shumë drejtime”, tha kreu u Shërbimit Federal të Zbulimit (BfV), Service Thomas Haldenwang, duke iu referuar kërcënimeve nga jashtë, nga Rusia, Kina, Irani, si edhe kërcënimeve të brendshme nga radikalizmi islamik dhe e djathta ekstreme.

Zyrtarët e inteligjencës kanë qenë veçanërisht të zëshëm për ndërhyrjen e Moskës në Gjermani në kontekstin e luftës në Ukrainë. Pas Shteteve të Bashkuara, Gjermania është furnizuesi më i madh i armëve për Ukrainën.

“Na pëlqen ose jo, jemi në konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë”, tha Bruno Kahl kreu i agjencisë gjermane të zbulimit (BND).

Pako bombë?

“Spiunazhi dhe sabotazhi rus po shtohen në Gjermani, si në sasi edhe në cilësi”, shtoi zoti Haldenwang.

Gjermania është tronditur nga disa raste të spiunazhit pas të cilave dyshohet se qëndron Rusia, veçanërisht që nga agresioni rus ndaj Ukrainës në shkurt 2022.

Në prill, dy burra me nënshtetësi ruse dhe gjermane u akuzuan për planifikim të akteve të sabotimit për interesa të Rusisë, përfshirë në një bazë ushtarake të SHBA-së, për të minuar ndihmën gjermane për Ukrainën.

Zoti Haldenwang akuzoi Moskën se qëndron pas ngjarjes së shënuar në korrik, kur një pako mori flakë në një qendër të DHL-së në qytetin Leipzig, përpara transportit të planifikuar me avion.

Nëse pakoja “do të kishte shpërthyer në bord gjatë fluturimit”, tha ai, “do të ndodhte përplasje dhe mbetjet do të preknin të gjithë njerëzit këtu në Gjermani që simpatizojnë [presidentin rus Vladimir] Putinin dhe regjimin e tij, në mënyrë të hapur apo të fshehtë”.

Drejtorja e shërbimit të zbulimit ushtarak gjerman (BAMAD), Martina Rosenberg, raportoi një “rritje të konsiderueshme të akteve të spiunazhit dhe sabotimit” që kanë si objektiv ushtrinë gjermane.

Moska po kërkon të marrë informacion mbi “dërgimin e armëve gjermane në Ukrainë” dhe “të krijojë një ndjenjë pasigurie”, u shpreh ajo.

“Kremlini po përgatitet për përshkallëzim të mëtejshëm të akteve hibride dhe të fshehta”, shtoi zonja Kahl.

Vijat e kuqe

“Me këto akte ndërhyrjeje të një “niveli të pashembullt”, Kremlini dëshiron të “testojë vijat e kuqe të Perëndimit”, vlerësoi drejtori i shërbimit sekret.

Sipas tij, Rusia “ndoshta” do të jetë në gjendje “të kryejë një sulm kundër NATO-s deri në fund të kësaj dekade”.

“Një konflikt i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n po bëhet një opsion për Rusinë”, shtoi zoti Kahl.

Rusia hodhi poshtë këto deklarata, duke thënë se ishte NATO-ja ajo që kërcënoi Rusinë.

Duke iu referuar zgjerimit të NATO-s, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ishte NATO-ja ajo që kishte lëvizur drejt Rusisë dhe jo anasjelltas.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Rusët u përpoqën të lëshonin një dron, shihni si përfundoi e gjitha…

Kryeministri malazez Milojko Spajiq i përgjigjet presidentit serb Aleksandar Vuçiq…

Amazon do të investojë 35 miliardë dollarë në Indi deri në vitin 2030

CNN: Higgins fiton zgjedhjet për kryetar bashkie në Miami, fitorja e parë demokrate në 30 vjet

TAGGED: #Kërcënimi rus, #Shërbimet sekrete gjermane
Kosova Times October 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Protestat bllokojnë Serbinë

Kosova Times Kosova Times January 10, 2025
Bullgaria mbetet një objektiv i Kremlinit
Zhduket një djal në Prishtinë, policia nis hetimet
Prishtina dënohet për zhvillimet në ndeshjen kundër Malishevës
Krasniqi për Nënë Terezën: Gruaja që u bë simbol i dashurisë pa kufij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?