By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrin në Shëngjin anija italiane me migrantë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrin në Shëngjin anija italiane me migrantë
Ballina 1Lajme

Arrin në Shëngjin anija italiane me migrantë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 8:42 AM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Një anije italiane me 16 migrantë ka zbarkuar të mërkurën në portin e Shëngjinit në Shqipëri, duke regjistruar grupin e parë të migrantëve që autoritetet shqiptare kanë pranuar t’i strehojnë.

Në mesin e tyre është thënë se janë 10 migrantë nga Bangladeshi dhe gjashtë nga Egjipti, të cilët janë shpëtuar në det, pas nisjes nga Libia.

Kjo marrëveshje e arritur mes dy vendeve në nëntor të vitit të kaluar – e kritikuar nga organizatat për të drejta të njeriut – parasheh që për periudhë pesëvjeçare, Shqipëria do të pranojë deri në 36.000 migrantë në vit, dhe aplikacionet e azilit të këtyre migrantëve do të procesohen në dy qendra në Shqipëri.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e ka përshkruar marrëveshjen me Shqipërinë si zgjidhje innovative për një problem afatgjatë.

“Është një rrugë e re, e guximshme, e pashembullt, por që reflekton në mënyrë perfektë shpirtin evropian, dhe i ka të gjitha parakushtet e një rruge që duhet ndjekur edhe me shtetet që nuk i takojnë BE-së”, ka thënë Meloni të martën para deputetëve italianë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se të martën se shteti i tij ka refuzuar shumë kërkesa që i janë bërë prej shteteve evropiane për të pranuar refugjatë, por e ka bërë një përjashtim për Italinë.

Ai ka thënë se Shqipëria ndjen mirënjohje që Italia ka pranuar dhjetëra mijëra shqiptarë gjatë rënies së komunizmit, më 1991, si dhe për ndihmën që ka ofruar Roma në krizën ekonomike të vitit 1997, dhe pas tërmetit të vitit 2019.

Sipas marrëveshjes së arritur mes dy vendeve, procedurat për migrantët do të kryhen në dy qendra.

Qendra e parë në Shëngjin do të përdoret për procedura të identifikimit të migrantëve, ndërsa qendra e dytë, në Gjadër, rreth 20 kilometra më larg, objekt i dikurshëm i aeroportit ushtarak, do të shpërbëjë për strehim të migrantëve derisa të procesohen kërkesat për azil.

Italia ka pranuar t’i strehojë migrantët që fitojnë azilin. Ata që nuk fitojnë azilin, do të dëbohen direkt prej Shqipërisë.

Kjo marrëveshje është përkrahur nga shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen si shembull si dalje nga kornizat në zgjidhjen e problemit me migrantët në BE.

Grupet për të drejta të njeriut mendojnë ndryshe.

Elisa de Pieri nga organizata ndërkombëtare, Amnesty International, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se plani është kritikuar sepse shkel të drejtat e njeriut dhe “pavarësisht sa do të tentohet që zbatimi të shkojë rrjedhshëm” do të bëhen shkelje, duke përmendur ndalimin automatik, prej momentit që dikush kapet në det, e derisa të shkojë në Shqipëri.

Ajo ka thënë se është shumë zhgënjyese që Komisioni Evropian se e sheh këtë si rrugë të mirë përpara.

“Nuk është risi. Shumë shtete i kanë provuar këto mënyra të bartjes së përgjegjësisë së kujdesit për refugjatë dhe migrantë te shtetet që janë në përgjithësi më të varfra”.

Numri i migrantëve që arrijnë në Itali përmes rrugës së Mesdheut ka rënë për 61 për qind më 2024, në krahasim me një vit më parë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Italisë, deri në 15 tetor, 54.129 migrantë kanë arritur në Itali këtë vit, në krahasim me 128.947 migrantë në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

ASHAK vlerëson kontributin e Dacit në arsim, shkencë dhe jetën publike

Hamza: Vdekja e Nexhat Dacit, humbje e madhe për Kosovën

Basha ngushëllon familjen Daci

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

TAGGED: #Italia, #Migrantët, #Shqipëria
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Aktori britanik Julian Sands është gjetur i vdekur në malet e Kalifornisë. Ai ishte në kërkim për më shumë se pesë muaj

Kosova Times Kosova Times June 28, 2023
OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së
Në shenjë mbështetjeje për Ukrainën: Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel mbërriti në Kiev
Ministri i Jashtëm britanik: Sanksionet e reja për Dodik janë vazhdimisht në shqyrtim
Pas marrjes se denimit, sulmon tre policë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?