By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit
January 2, 2026
Një qytetar nga Ferizaj ka bërë një veprim shembullor qytetar, duke gjetur dhe dorëzuar në polici një çantë të humbur. Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, rreth orës 20:30, qytetari D. Mehmetaj gjeti një çantë në rrugën “Zenel Hajdini”. Ai menjëherë e dorëzoi atë në stacionin policor. Pas kontrollimit në prani të zyrtarëve policorë, në çantë u gjetën: Një patentë shoferi, kartëmonedha në vlerë prej 350 euro, para metalike rreth 3 euro dhe gjësende të tjera personale. Pronarja e çantës, L. M, u identifikua dhe u njoftua nga policia. Ajo u paraqit rreth orës 21:20 për të marrë sendet e saj. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderoi qytetarin D. Mehmetaj për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke e vlerësuar këtë rast si një shembull të mirë qytetarie dhe përgjegjësie shoqërore.
January 2, 2026
Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çfarë është THAAD dhe pse ShBA-ja po e zhvendos atë në Izrael tani?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Çfarë është THAAD dhe pse ShBA-ja po e zhvendos atë në Izrael tani?
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë është THAAD dhe pse ShBA-ja po e zhvendos atë në Izrael tani?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 7:36 AM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do ta dërgojnë në Izrael një sistem të përparuar kundërajror dhe rreth 100 ushtarakë për të punuar me të.

Pentagoni theksoi më 13 tetor se Sistemi për Mbrojtje Terminale të Zonës në Lartësi të Lartë (THAAD), do ta forcojë mbrojtjen e fuqishme ajrore të Izraelit. Nuk është e qartë se kur do të mbërrijnë ky kundërajror dhe ushtarët amerikanë në Izrael.

Çfarë është THAAD?

THAAD-i është një nga sistemet kundërajrore më të përparuara dhe më të fuqishme në arsenalin e Shteteve të Bashkuara.

Izraeli i përdor disa sisteme kundërajrore të zhvilluara bashkërisht me Shtetet e Bashkuara – Kupolën e Hekurt, Hobën e Davidit dhe Shigjetat – për t’i shkatërruar raketat dhe dronët në lartësi dhe largësi të ndryshme.

Sistemi THAAD ka radar të përparuar që i vëren raketat në distanca më të largëta. Raketat e tij parandaluese fluturojnë më gjatë gjithashtu.

“Ky është një sistem kundërajror shumë më superior”, tha Hossein Aryan, ekspert i mbrojtjes nga Britania.

“Gama e tij është shumë [më] e gjerë” krahasuar me sistemet kundërajrore të Izraelit, sipas tij.

Pse SHBA-ja po i dërgon THAAD Izraelit?

Shtetet e Bashkuara e morën këtë vendim, pasi Irani i hodhi rreth 180 raketa balistike drejt Izraelit më 1 tetor. Ky sulm, sipas ekspertëve, vuri në pah të metat e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

Aryan tha se sulmi i Iranit e nxiti Uashingtonin ta forcojë mbrojtjen ajrore të Izraelit në rast të “ndonjë sulmi të tjetër mundshëm nga Teherani”.

Breshëria e madhe raketash e Teheranit – që ishte sulmi më i madh i drejtpërdrejtë nga Irani kundër armikut të vet të përbetuar – u bë si përgjigje ndaj inkursionit të Izraelit rishtazi në Liban, si dhe si hakmarrje për vrasjen e aleatëve kyçë të Iranit në rajon.

Izraeli e uli rëndësinë e dëmit të shkaktuar nga sulmi i Iranit. Megjithatë, pamjet satelitore tregojnë se rreth 30 raketa balistike ranë në apo përreth bazës ajrore Nevatim në jug të Izraelit. Ato shfaqin dëmet e shkaktuara në ndërtesa dhe vrima në pistën e bazës.

Baza Nevatim strehon avionë luftarakë F-35 të prodhimit amerikan. Ekspertët thonë se raketat iraniane për pak sa nuk i goditën disa prej avionëve luftarakë të vendosur atje.

Ndërkohë, një raketë ra afër shtabit të Mossadit, agjencisë së inteligjencës izraelite, në Tel Aviv, duke e krijuar një gropë të thellë.

Izraeli është zotuar se do të përgjigjet ashpër ndaj sulmit raketor të Iranit.

Ndërkohë, një sulm me dronë nga Hezbollahu – grupi i armatosur dhe partia politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – i vrau katër ushtarë izraelitë në një bazë më 13 tetor.

Shahank Johsi, hulumtues nga Kings College në Londër, tha se Uashingtoni po e zhvendos kundërajrorin THAAD “sepse parashikon se hakmarrja e Izraelit ndaj sulmit raketor iranian do të jetë një sulm i madh dhe i jashtëzakonshëm”.

Kjo “ka shumë mundësi ta nxitë një sulm tjetër iranian”, shtoi ai.

Joshi, i cili është redaktor në revistën The Economist, tha se Izraeli e ka një varg opsionesh, nga sulmimi i objekteve të armatimit të Iranit te sulmimi i lidershipit apo zonave bërthamore.

“Cilindo opsion që e zgjedh, lidershipi i Iranit me gjasë do të hakmerret me forcë”, theksoi ai. /Radio Evropa e Lirë/

You Might Also Like

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.

Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri

TAGGED: #Izrael, #ShBA, #Sistemi THAAD
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Arrestohen dy të arratisur, të dënuar nga gjykatat

Kosova Times Kosova Times March 27, 2025
Serbia “zyrtarizoi dështimin e dialogut” me letrën në Bruksel
Takim ndërkombëtar për forcimin e Zyrës për Rikthimin e Aseteve në Kosovë
Ivica Daçiç me një kriminel lufte të dënuar zbuloi bustin e komandantit të njësisë që vepronte në Bosnjë dhe Hercegovinë
Arbnor Muja: Mitrovica është Shqipëri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?