By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
18 oficerë rusë të vrarë në sabotimin e Zaporizhzhya-s
September 18, 2025
Mashtruesi më i kërkuar në BE, nga bankieri, spiuni e deri në vijën e parë të Rusisë
September 18, 2025
Opozitari rus: Helmimi i Navalny-t po fshehet për shkak të një “marrëveshjeje me shërbimet e inteligjencës”
September 18, 2025
Trump: “Putini më zhgënjeu vërtet”
September 18, 2025
Ushqimet që ndihmojnë në humbjen e dhjamit të barkut
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Eksperti i fushës së sigurisë letër publike Institucioneve te Bashkimit Evropian
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Eksperti i fushës së sigurisë letër publike Institucioneve te Bashkimit Evropian
Lajme

Eksperti i fushës së sigurisë letër publike Institucioneve te Bashkimit Evropian

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 2:43 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Hyzri Salihu, ekspert i fushës së sigurisë, njohës i diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, ju ka dërguar letër publike institucioneve të Be-së me të cilën kërkon që të ndalet presioni i njëanshëm dhe padrejtë ndaj Kosovës në dialogun me Serbinë.

Më poshtë po e sjellim letrën e plotë të z. Hyzri Salihu:

Demokracia ka vlera respekti dhe jo diktati.

Në këto çështje delikate qëndrimi ynë politik dhe qytetar duhet të jetë i kthjellët dhe i vendosur, për të respektuar liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe për të mbrojtur pavarësinë.

Me këtë rast po i drejtohemi institucioneve të BE, komisionerëve dhe misionarëve të tjerë që kanë marrë përsipër t’i imponojnë Kosovës marrëveshje të pabarabarta, duke e përkëdhelur Serbinë në mënyrë tepër qesharake.

  1. Nuk duhet të ketë vazhdim të bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, nëse nuk ka njohje reciproke, aq më tepër kur në qëndrimin serb deklarohet hapur mosnjohja e Kosovës ndërkombëtarisht.
  2. Nuk duhet të ketë vazhdim të bisedimeve, pa hequr më parë nenin në Kushtetutën e Serbisë mbi Kosovën.
  3. Nuk mund të ketë cenim të territorit të Kosovës përmes Asociacionit me vertikalizim në Beograd, gjë e cila cenon sovraniteti dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovë.
  4. Nuk mund të jenë përfaqësues të BE disa komisionerë që vijnë nga vendet që ende se kanë njohur Kosovën brenda anëtarësisë së BE.
  5. Nuk mund të ketë vazhdim të bisedimeve në Bruksel dhe nuk mund të jetë BE arbitër mes dy palëve, kur ende 5 shtete anëtare të tij nuk e njohin Kosovën.
  6. Lista serbe e cila me veprimet terroriste kohëve t’fundit n’veri t’vendit duhet t’shpallet e jashtëligjshme dhe organizatë terroriste nga qeveria dhe kuvendi i Republikës së Kosovës

Për gjithçka tjetër që normalizon marrëdhëniet mes dy shteteve, duhet të ketë njohje reciproke, më tej vazhdim të bisedimeve.

Nga kjo vije nuk duhet luajtur, sepse vetëm kështu respektohen palët nën monitorimin ndërkombëtar.

Faktori politik në Kosovë, reagimi qytetar dhe faktori patriotik shqiptar, nuk duhet të lejojnë më të bëhet pazar me interesat shtetërore dhe kombëtare. Kundër çdo imponimi dhe padrejtësie, populli do t’u kundërvihet politikave klienteliste të ditës me çdo mënyrë dhe me çdo çmim për të ruajtur jetën, pasurinë dhe sigurinë e jetës

Hyzri Salihu

16.10.2024

You Might Also Like

Gjykimi për sulm dhe huliganizëm ndaj gazetarëve, seanca shtyhet

OVL e UÇK-së shpreh shqetësimet te ambasadori francez për Gjykatën Speciale

LDK në Suharekë premton ujë të pijshëm e investime në infrastrukturë

Prokuroria ngrit aktakuzë kundër 4 të pandehurve për veprën vrasje të rëndë

Haradinaj takon Vakalin, i kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia

TAGGED: #BE, #Hyzri Salihu, #Letër
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lajçak në Austri, flet për BeH-në e Ballkanin

Kosova Times Kosova Times August 27, 2024
Krerët e Shërimit Korrektues në konferencën e byrosë amerikane kundër terrorizmit
Papa takohet me udhëheqësin e Kishës Ortodokse Ruse në Vatikan
Bordi zgjedhor i Xhorxhias vendos që votat për garën presidenciale të numërohen me dorë
Këto 20 qytete shqiptare do të pajisen me kamera inteligjente dhe do monitorohen 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?