By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një paralajmërim kundër paqësimit – Intervistë me Karl von Habsburg (Pjesa I)
December 21, 2025
Adnan Rrustemi: Mos lësho pe po bashkon kudo qytetarët për siguri e begati
December 21, 2025
Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende
December 21, 2025
Rrotull me rosë me mbushje aromatike dhe salcë portokalli
December 21, 2025
Braciole me mish viçi: Rrotull italian me pecorino, majdanoz dhe fara pishe
December 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky prezanton “Planin e fitores” që përfshin kërkesën për anëtarësim në NATO
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Zelensky prezanton “Planin e fitores” që përfshin kërkesën për anëtarësim në NATO
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky prezanton “Planin e fitores” që përfshin kërkesën për anëtarësim në NATO

Kosova Times
Last updated: 2024/10/16 at 2:15 PM
Kosova Times Published October 16, 2024
Share
SHARE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka prezantuar një plan, që ai beson se do të ndryshonte kahen e luftës në të mirë të Kievit, dhe do të mund t’i jepte fund konfliktit me Rusinë, jo më larg se vitin e ardhshëm.

Në një fjalim të mbajtur para Parlamentit ukrainas, më 16 tetor, Zelensky ka bërë thirrje që “partnerët t’i heqin kufizimet për përdorim të armëve me rreze të gjatë në gjithë territorin ukrainas të pushtuar nga Rusia, në territorin rus dhe në infrastrukturën ushtarake të armikut”, dhe të ofrohet ndihmë në “furnizim të brigadave rezervë”.

Në “Planin e fitores” të përbërë prej pesë pikave, ai ka e ka hedhur poshtë mundësinë e copëtimit të territorit ukrainas, dhe ka bërë thirrje që Kievit të ftohet për t’iu bashkuar aleancës ushtarake të NATO-s, dhe që Kievi të pajisjet me një paketë strategjike parandaluese jobërthamore.

Lideri ukrainas ka thënë se do të prezantojë hollësitë e planit të enjten në një samit të Bashkimit Evropian, që do të mbahet në Bruksel.

Ai ka thënë se planin e ka diskutuar me liderë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë dhe Gjermanisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se Ukraina duhet të “kthjellet”, dhe e ka akuzuar Zelenskyn se vetëm e ka “kamufluar” një plan amerikan.

Moska kundërshton hapur anëtarësimin e Ukrainës në NATO, dhe një mundësi të tillë e përdor si pretekst pse e ka nisur luftën në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Kievi ka pritur të marrë një përgjigje për planin, në një takim që ishte planifikuar të mbahet në bazën Ramstein javën e kaluar në Gjermani, mirëpo takimi është shtyrë për shkak se presidenti amerikan, Joe Biden e ka anuluar udhëtimin, për shkak të uraganit Milton.

Zelensky ka thënë se pret përgjigje për planin para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara – vendin që ofron përkrahjen më të madhe financiare dhe ushtarake për Kievin – meqë një fitore e kandidatit republikan, Donald Trump mund të zbehë përkrahjen e Uashingtonit.

Prezantimi i Zelenskyt vjen, teksa Rusia vazhdon të rrisë presionin në qytetet dhe infrastrukturën ukrainase, dhe, derisa ushtria ruse avancon në qytezën e rëndësishme Pokrovsk.

Më 16 tetor, Rusia e ka sulmuar Ukrainën me 136 dronë dhe dy raketa.

Forca ajrore ukrainase ka thënë se shumica e raketave janë rrëzuar prej sistemit për mbrojtje ajrore.

You Might Also Like

Një paralajmërim kundër paqësimit – Intervistë me Karl von Habsburg (Pjesa I)

Ish ministrja serbe e energjetikes Mihajloviç: Putini gënjen dhe kërcënon…, çfare miqesie eshte kjo?

Inteligjenca Amerikane Vën në Pikëpyetje Aftësinë e Rusisë për të Pushtuar Ukrainën

Persona të armatosur vrasin 10 persona në një të shtënë në Afrikën e Jugut

Shefi i inteligjencës ukrainase: ‘Putini e ka shkurtuar afatin për zgjerim, Rusia po lëviz drejt Evropës brenda dy vitesh’

TAGGED: #Plani i fitores, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times October 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia thotë se e zmbrapsi një sulm ukrainas me dronë në Krimenë e uzurpuar

Kosova Times Kosova Times November 7, 2023
26 vjet nga Masakra e Reçakut
Gërvalla: Serbia po i kopjon strategjitë e Rusisë
Atentat në Durrës, vritet me armë zjarri një 29-vjeçar
Parashikimi i motit, e premte, 3 janar 2025 Shqiperi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?