By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Banka Botërore shpalos shifrat e rritjes ekonomike te Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Banka Botërore shpalos shifrat e rritjes ekonomike te Kosovës
Lajme

Banka Botërore shpalos shifrat e rritjes ekonomike te Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 3:38 PM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Banka Botërore e ka publikuar raportin e ri analitik mbi ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Raporti analizon zhvillimet e fundit ekonomike dhe perspektivën afatmesme të ekonomisë në Kosovë, ku thuhet se pas një ngadalësimi në vitin 2023, rritja e ekonomisë së Kosovës u përshpejtua në pjesën e parë të vitit 2024, e nxitur kryesisht, sipas raportit, nga kërkesa e brendshme.

“Kjo është mbështetur nga lehtësimi i presionit të çmimeve, rritja e vazhdueshme e kredive, të cilat kanë mbështetur aktivitetin e konsumit dhe investimit. Performanca fiskale mbeti e qëndrueshme, me rritjen e të hyrave që vazhdoi të jetë e fortë. Megjithatë, vendi është përballur me nevojën urgjente për të ndërmarrë reforma që kërkojnë burime të konsiderueshme fiskale”.

“Midis tyre kyç është zbatimi i një strategjie të re energjetike, përmirësimi i sigurisë ujore dhe përshpejtimi i reformave që synojnë forcimin e kapitalit njerëzor dhe konektivitetit. Zhvillimet në tregun e punës janë inkurajuese. Megjithatë, ekziston një nevojë urgjente për të inkurajuar pjesëmarrje më të madhe në fuqinë punëtore, veçanërisht të grave duke i pajisur ato me aftësitë dhe burimet e nevojshme për t’iu përgjigjur nevojave të një tregu pune në zhvillim”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Kosova vazhdon të ketë numrin më të madh të të papunëve në rajon. Sipas Bankës Botërore, vetëm 37 për qind e popullsisë së aftë për punë janë të punësuar, teksa sipas raportit, në vitin 2024 rritja e Bruto Produktit Vendor në Kosovë parashihet të përshpejtohet në 3.8 për qind dhe gradualisht, sipas raportit, të arrijë në 4 për qind në periudhën afatmesme, e nxitur nga konsumi, rritja e të ardhurave reale, kreditë dhe shpenzimet publike.

“Stabilizimi ndërkombëtar i çmimeve pritet të ngadalësojë inflacionin e çmimeve të konsumit të brendshëm në 2 për qind në vitin 2024. Megjithatë, presioni për rritjen e pagave mund ta mbajë inflacionin bazë më të lartë”.

“Rritja e presioneve për shpenzime të lidhura me ciklin e ardhshëm zgjedhor, si dhe pasiguria e vazhdueshme gjeopolitike, përfaqësojnë rreziqe për perspektivën e rritjes ekonomike. Në mënyrë të ngjashme, emigracioni i vazhdueshëm paraqet kufizim të rritjes ekonomike. Ndërsa migrimi jashtë vendit ka ngjallur shqetësime për humbjen e kapitalit njerëzor, migrimi mund edhe të mbështesë një shfrytëzim më të mirë të kapitalit njerëzor vendas, me kusht që të ekzistojnë stimujt e duhur”.

“Popullsia në rënie mund të kompensohet nga rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, tani e kufizuar nga mungesa e shërbimeve të kujdesit për fëmijët. Në të njëjtën kohë, ka një sërë ndërhyrjesh që mund të rrisin përfitimet e migrimit për zhvillim në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Bankës Botërore.

You Might Also Like

Dogana dhe Policia parandalojnë dy raste kontrabande me mallra

Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike

Në Prishtinë vazhdon Panairi i Gruas “Me zemër për diasporën”

Hajdari: Mbështetja ndaj ekonomisë dinamike është prioritet

Dyfishohet çmimi i rrymës, ankohen bizneset, ZRRE hesht

Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shihni si e shkatërroi plotësisht diplomati izraelit me argumente propagandistin e Putinit

Kosova Times Kosova Times January 31, 2023
Kërkohet ndërhyrja e shtetit për ndalimin e vrasjeve të grave
Miratohet Projektligji për Institutin e Krimeve të Luftës në Kosovë
Haxhiu: ‘Strategjia Tranzicionale’ themel për një të ardhme të drejtë
Rusia vendos të mbajë zgjedhje në rajonet e pushtuara të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?