By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
YIHR KS: Ligjërata rreth Speciales me lejen e shkollës
January 23, 2026
Shërbimi Korrektues i Kosovës: Rreth 800 shtretër të lirë në burgje
January 23, 2026
BE përshëndet Planin Strategjik të KGJK-së: Prioritet mbrojtja e gazetarëve
January 23, 2026
Keqpërdorim i votave, kryeprokurori Kryeziu e Policia mbajnë konferencë
January 23, 2026
Jashari priti shefen e Veteranëve të SHBA-së, temë thellimi i bashkëpunimit
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen
Rajon / Botë

Bombarduesit amerikanë godasin bunkerët nëntokësorë të Huthit në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 10:52 AM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Ushtria amerikane ka kryer sulme ajrore me bombardues B-2 ndaj bunkerëve të rebelëve Huthi të Jemenit të enjten në mëngjes, thanë zyrtarët amerikanë.

Nuk është ende e qartë se çfarë dëmesh kanë shkaktuar këto bombardime.

Në të kaluarën nuk është raportuar për përdorimin e bombarduesve B-2 për sulme ndaj rebelëve Huthi, të cilët ka kohë të gjatë që i sulmojnë anijet në Detin e Kuq për shkak të luftës në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja.

Kanali satelitor i lajmeve i Huthit, al-Masirah, raportoi për sulme ajrore rreth kryeqytetit të Jemenit, Sana, të cilin ky grup e ka nën kontroll prej vitit 2014. Ai gjithashtu raportoi për sulme rreth bastionit të Huthit në Sada. Ky kanal nuk tregoi nëse kishte dëme apo viktima.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha në një deklaratë se bombarduesit B-2 kishin në shënjestër “pesë vende të fortifikuara nëntokësore për ruajtjen e armëve në zonat e kontrolluara nga Huthi në Jemen”.

Ky sulm duket se gjithashtu ishte paralajmërim tërthor për Iranin, mbështetësin kryesor të rebelëve Huthi, i cili ka sulmuar Izraelin me raketa balistike dy herë gjatë vitit të kaluar. Bombarduesit B-2 do të përdoreshin në çdo sulm amerikan ndaj objekteve të fortifikuara bërthamore të Iranit si, Natanz ose Fordo, duke qenë se është i vetmi avion luftarak i cili mund të hedhë bomba GBU-57.

“Ky ishte një demonstrim i veçantë i aftësive të Shteteve të Bashkuara për t’i goditur objektet që armiqtë tanë përpiqen t’i mbajnë larg arritjes sonë, pavarësisht se sa thellë janë futur, fortifikuar apo blinduar”, tha Austin.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha në një deklaratë se vlerësimet fillestare tregojnë se nuk ka civilë të vrarë.

Deti i Kuq është bërë fushëbetejë për anijet tregtare prej se rebelët Huthi filluan të kryejnë sulme ndaj anijeve që kalojnë përmes rrugës ujore, nëpër të cilën dikur kalonin mallra në vlerë 1 trilion dollarë në vit.

Huthët kanë sulmuar më shumë se 80 anije tregtare me raketa dhe dronë prej kur filloi lufta në Gaza në tetor 2023. Ata kanë kapur një anije dhe kanë fundosur dy gjatë fushatës së tyre, si pasojë e të cilës gjithashtu janë vrarë katër detarë. Raketa dhe dronë të tjerë janë rrëzuar nga një koalicion i udhëhequr nga ShBA-ja në Detin e Kuq, ose kanë dështuar të arrijnë objektivat e tyre, të cilat përfshijnë anije ushtarake perëndimore.

Rebelët pretendojnë se ata kanë në shënjestër anijet e lidhura me Izraelin, ShBA-në ose Mbretërinë e Bashkuar, në përpjekje për t’i dhënë fund luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gazë. Megjithatë, shumë nga anijet e sulmuara kanë pak ose aspak lidhje me konfliktin.

Bombarduesi B-2, i cili për herë të parë u përdor në luftime në luftën e Kosovës më 1999, përdoret rrallëherë nga ushtria amerikane në luftime, pasi një avion i tillë kushton rreth 1 miliard dollarë.

Ky avion ka hedhur bomba në Afganistan, Irak dhe Libi.

You Might Also Like

‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore

A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?

Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën

Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë

Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd

TAGGED: #Rebelët huthi, #ShBA
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Politikania suedeze që iu bashkua forcave ukrainase

Kosova Times Kosova Times April 27, 2023
Horoskopi ditor për 9 shkurt
Von Der Leyen: Ukraina e ka mbështetjen tonë të pakushtëzuar
Sondazhi, 40 per qind e shtresës së mesme gati për emigrim
Mattarella e uron Presidenten Osmani: Italia do të qëndrojë përkrah Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?