By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush është lideri i Hamasit, Yayha Sinwar?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kush është lideri i Hamasit, Yayha Sinwar?
Ballina 2Rajon / Botë

Kush është lideri i Hamasit, Yayha Sinwar?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 6:43 PM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Yahya Sinwar është udhëheqës i Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Më 17 tetor, Izraeli tha se po verifikon raportimet e pakonfirmuara se Sinwari është vrarë gjatë operacioneve të tij ushtarake në Rripin e Gazës.

Sinwar, 62 vjeç, dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës kundër Izraelit më 7 tetor 2023. Sulmi i paprecedent nxiti luftën që Izraeli po kryen në enklavën palestineze.

Sinwar u bë udhëheqësi kryesor i Hamasit, pas vrasjes së Ismail Haniyeh, shefit të byrosë politike të grupit, i cili u vra në Teheran më 31 korrik në një sulm të dyshuar izraelit.

Ai paraprakisht kishte udhëhequr krahun ushtarak të Hamasit, apo Brigadën Iz al-Din Al-Kasam. Sinwar nuk ishte parë si personi i preferuar për të pasuar Haniyehun, i cili jetonte në Katar.

Khaled Meshaal, ish-shefi politik i Hamasit dhe Khalil al-Hayya, një figurë e shquar në krahun politik të grupit, ishin parë si personat që mund të merrnin udhëheqjen e grupit.

Tradicionalisht, shefi politik i Hamasit gjendet jashtë vendit në mënyrë që të mund të udhëtojë dhe të mbajë kontakte me aleatët rajonalë, sikurse Irani dhe Hezbollahu, grupi libanez dhe partia politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit dhe është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun politik të tij. Sinwari besohet se gjendet në Gazë.

Një arsye e rëndësishme për emërimin e Sinwarit në krye të Hamasit, thanë ekspertët, është se ai ka raporte të ngushta me Iranin, i cili i ofron mbështetje financiare dhe ushtarake grupit.

I formuar nga burgjet izraelite

I njohur nga mbështetësit e tij edhe si Abu Ibrahim, Sinwar u lind në një kamp refugjatësh në qytetin e Han Junisit në Gazë.

Prindërit e tij, sikurse të Haniyehut, u larguan nga qyteti bregdetar Ashkelon gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1948, luftë që rezultoi me krijimin e shtetit të Izraelit. Këtë ngjarje palestinezët e quajnë “nakba” apo katastrofa.

Sinwar iu bashkua Hamasit pak pasi grupi u formua më 1987 dhe krijoi organizatën famëkeqe për siguri të brendshme, Al-Majd, qëllimi kryesor i të cilës ishte të gjendet spiunë izraelitë brenda grupit. Ai fitoi reputacionin si njeri i dhunshëm dhe iu vu nofka “Kasapi i Han Junisit”.

Sinwar u kap nga forcat izraelite dhe u dënua me disa dënime me burgim të përjetshëm për një sërë akuzash – përfshirë për vrasjen e dy ushtarëve izraelitë – dhe qëndroi për më shumë se dy dekada në burg.

Gjatë kohës sa ishte në burg, ai kishte organizuar greva për përmirësimin e kushteve të punës dhe u shndërrua në një udhëheqës në mesin e të burgosurve palestinezë.

Haniyeh dhe Sinwar gjatë takimit me Khamenein.
Haniyeh dhe Sinwar gjatë takimit me Khamenein.

Sinwar u lirua nga burgu më 2011, si pjesë e një këmbimi të burgosurve kur u liruan më shumë se 1.000 të burgosur palestinezë në këmbim të kthimit të një ushtari izraelit që mbahej nga Hamasi. Pak kohë pas lirimit, Sinwari e shoqëroi Haniyehun në një udhëtim në Teheran, ku ai u takua me liderin suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei.

You Might Also Like

Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare

Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët

Oficerët e imigracionit qëlluan dhe vranë një grua që u përpoq t’u bllokonte kalimin

Rusia rekruton lojtarë të Afrikës së Jugut nëpërmjet Discord për të luftuar në Ukrainë

Le Figaro: Gazetari rus gjendet i vdekur në Francë

TAGGED: #Hamas, #Yayha Sinwar
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

EULEX-i dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës: Një partneritet 14-vjeçar për ta përmirësuar sistemin korrektues

Kosova Times Kosova Times October 25, 2022
Osmani vlerëson lart institucionet e shtetit për menaxhimin e situatës
LDK: Suhareka ka nevojë për investime konkrete
Zgjidhet Misi boteror: Për herë të parë në histori, një grua tajlandeze fiton titullin
Osmani në Sofje: Provokatorët nuk do të lejohen të hyjnë në Maqedoni të Veriut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?