By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Moldavia arreston disa veta që “u stërvitën në Rusi, Bosnjë e Serbi për destabilizimin” e saj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Moldavia arreston disa veta që “u stërvitën në Rusi, Bosnjë e Serbi për destabilizimin” e saj
Rajon / Botë

Moldavia arreston disa veta që “u stërvitën në Rusi, Bosnjë e Serbi për destabilizimin” e saj

Kosova Times
Last updated: 2024/10/17 at 5:14 PM
Kosova Times Published October 17, 2024
Share
SHARE

Autoritetet në Moldavi thanë se kanë identifikuar më shumë se njëqind të rinj, që dyshohet se janë stërvitur në Rusi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, me qëllim destabilizimin e atij vendi.

Policia moldave arrestoi katër prej tyre, u raportua më 17 tetor.

Kreu i Inspektoratit Kryesor të Policisë, Viorel Cernauțeanu, tha se të katërtit u arrestuan një ditë më parë dhe u dërguan në paraburgim për 30 ditë, raporton Shërbimi moldav i Radios Evropa e Lirë.

Rreth 100 persona të tjerë janë “dokumentuar” dhe po hetohen, porse mbeten në kërkim.

Dyshohet se ata planifikuan “destabilizimin” e Republikës së Moldavisë, pas zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit të 20 tetorit.

Cernauțeanu tha se disa të rinj kanë shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me policinë.

Policia publikoi pamjet e kamerave të fshehta nga stërvitjet e supozuara në Rusi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë, ku mund të shihen të rinj në klasa, teksa “ushtrohen për protesta” dhe thërrasin slogane si “gjuha jonë është ruse”, “jo shtetësisë së dyfishtë” dhe “ne nuk duam të hyjmë në Evropë”.

Autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Serbi nuk reaguan ende ndaj këtyre informacioneve. Radio Evropa e Lirë u dërgoi pyetje agjencive policore në të dyja vendet.

Në videon, e cila supozohet se tregon skena nga një kamp stërvitor në Ballkan, të rinjtë shfaqen duke mësuar të bëjnë eksploziv dhe të përdorin dron.

Sipas policisë, të rinjtë janë rreth 20 vjeç dhe kanë udhëtuar drejt Rusisë për stërvitje nga qershori deri në tetor.

Disa prej tyre janë trajnuar edhe në kampet në Serbi dhe në Bosnje të grupeve ushtarake private ruse, Ferma dhe Wagner, njoftuan autoritetet moldave.

“Ata janë trajnuar për përçarje kombëtare, destabilizim të rendit kushtetues, taktika të sfidimit të agjencive të zbatimit të ligjit dhe përdorim të armëve, të cilat do t’i përdornin në protesta të organizuara ose me pretekstin e eliminimit të kandidatëve të caktuar apo manipulimit të zgjedhjeve”, tha shefi i policisë moldave.

Autoritetet në Kishinjev dhe disa qeveri perëndimore paralajmëruan në fillim të qershorit se Rusia dhe oligarku i arratisur nga Moska, Ilan Shor, planifikojnë të organizojnë trazira masive, nëse zgjedhjet presidenciale të Moldavisë dhe referendumi për anëtarësimin në BE përfundojnë me rezultate të pafavorshme për Kremlinin.

Zgjedhjet presidenciale do të zhvillohen së bashku me një referendum që do t’i pyesë votuesit nëse Moldavia duhet të ketë mundësi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara përsëritën më 15 tetor se Rusia po përpiqet t’i minojë zgjedhjet, duke shpenzuar miliona, dollarë për këtë qëllim.

BE-ja e kritikoi gjithashtu Rusinë dhe i bëri thirrje asaj që t’i ndalojë “provokimet dhe përpjekjet për ta destabilizuar Moldavinë”, përpara zgjedhjeve presidenciale dhe referendumit.

Moldavia e siguroi statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE në qershor të vitit 2022 dhe nisi bisedimet e anëtarësimit me bllokun në fillim të këtij viti.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

TAGGED: #Arrest, #Detabilizim, #Moldavi
Kosova Times October 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1

Osmani: Rugova bëri bashkë popullin rreth kauzës për liri e pavarësi

Kosova Times Kosova Times January 21, 2026
E nxorën me dhunë nga lokali, Prokuroria kërkon hetime për keqtrajtimin e vajzës së mitur
Trupi i një influencueseje u gjet në një pyll pranë Mariborit: Ishte varrosur në një valixhe
ABC thotë se Trump dhe Harris janë pajtuar për debat presidencial më 10 shtator
Kurti në ‘STEMinists’24’: Zhvillimi i shtetit – përparimi i qytetarëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?