By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre
December 8, 2025
Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s
December 8, 2025
Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet
December 8, 2025
Droni godet një kopsht dhe një spital në Sudan. 114 persona të vrarë, përfshirë 63 fëmijë
December 8, 2025
Delegacioni i BQK-së viziton Bankën e Italisë
December 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: A do të ketë ndikim vrasja e Sinwarit në rrjedhën e luftës në Gazë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > A do të ketë ndikim vrasja e Sinwarit në rrjedhën e luftës në Gazë?
Ballina 2Rajon / Botë

A do të ketë ndikim vrasja e Sinwarit në rrjedhën e luftës në Gazë?

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 7:36 AM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Vdekja e Yahya Sinwarit, disa muaj, pasi u emërua udhëheqës i Hamasit, vë në pah vështirësitë që grupi palestinez, i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka për të mbrojtur nga Izraeli objektivat me vlerë të lartë. Por, vrasja e tij mund të mos ketë ndikim të madh në rrjedhën e luftës në Rripin e Gazës.

Sinwar, 62 vjeç, ishte akuzuar për organizimin dhe drejtimin e sulmit vdekjeprurës të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, duke e vendosur atë në krye të listës së armiqve të Izraelit.

Izraeli konfirmoi më 17 tetor se Sinwari u vra në një operacion ushtarak në qytetin jugor të Rafahut në Gazë. Hamasi ende nuk ka komentuar.

Vdekja e Sinwarit vë në pah shkallën e lartë të vrasjes së anëtarëve të lartë të Hamasit, por edhe “mbulimit shumë të thellë të Izraelit, në kuptim të inteligjencës dhe aftësisë për të goditur shpejt kur objektivat me vlerë të lartë detektohen”, tha Lucas Webber, analist i lart për kërcënimet në Tech Against Terrorism dhe hulumtues në qendrën Soufan.

Koha kur u vra Sinwari po ashtu është e rëndësishme, tha ai, pasi ndodhi në kohën kur Izraeli po rinovon ofensivën e tij në veri të Gazës dhe po zgjeron operacionet kundër aleatit të Hamasit, Hezbollahut, i cili është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor.

“Shihet si një sukses taktik, vrasja e një zyrtari të lartë në një kohë kur atyre u duhet kjo mbështetje e brendshme për zgjerimin e fushatës së tyre ushtarake të brendshme dhe të jashtme”, tha Webber.

Webber tha se ka dyshime se vdekja e Sinwarit mund të ketë ndikim në dhënien fund të luftës në Gazë.

“Ai [Sinwari] sigurisht që kishte shumë përvojë dhe kishte një status të lartë në mesin e Hamasit dhe mbështetësve të tyre, por nuk mendoj se vrasja e tij do të ndryshojë trajektoren e konfliktit në ndonjë mënyrë thelbësore”, tha Webber.

Sinwar u bë udhëheqës i Hamasit, pasi Ismail Haniyeh, shefi politik i grupit, u vra në Teheran më 31 korrik, në një sulm të dyshuar izraelit.

Hamasi ende po lufton një vit, pasi Izraeli nisi ofensivën hakmarrëse në Gazë dhe do të jetë vështirë që grupi të mposhtet, theksoi Webber. Vdekja e Sinwarit mund të kërkojë një lloj “riorientimi” nga Hamasi, tha ai, por nuk do të “ketë shumë ndikim” në përpjekjet e Izraelit për të fituar luftën.

Thanassis Cambanis, drejtor i fondacionit Century me bazë në ShBA, tha se është e vështirë të vlerësohet se çfarë ndikimi do të ketë vdekja e Sinwarit në aftësinë e Hamasit për të mbajtur pushtetin në Gazë.

Por, ai tha se sheh dy gjëra që mund të ndodhin si pasojë e vdekjes së Sinwarit.

“Një është që Izraeli të trimërohet që të ndjekë në mënyrë edhe më intensive shkatërrimin e plotë të Hamasit dhe Gazës”, tha ai. “Tjetri opsion, që do të ishte më pozitiv, është se vdekja e tij do të mund të krijonte një mundësi për negociata që do të mund të çonin në përfundimin e luftës”.

Sipas Cambanisit, as Hamasi, e as Izraeli, deri në këtë pikë nuk kanë qenë seriozisht të interesuar që t’i japin fund luftës.

“Të dyja palët e shohin se është në interesin e tyre që të vazhdojnë luftën”, tha ai. “Vdekja e Sinwarit mund të ndryshojë dinamikën, për të mirë, duke krijuar një mundësi për Hamasin që ose të dorëzohet ose të arrijë ndonjë lloj zgjidhjeje të negociuar, gjë për të cilën deri më tani udhëheqja e grupit realisht nuk ka qenë e interesuar”.

Ndërkaq, sa i përket asaj se kush mund ta zëvendësojë Sinwarin, i cili ishte parë si një zëvendësues “i pamëshirshëm” i Haniyehut, Cambanis tha se edhe kjo çështje mund të shkojë në dy drejtime.

“Ne kemi parë që pas periudhave të ekstremizmit intensiv dalin në pah më shumë njerëz pragmatikë dhe po ashtu kemi parë fraksione apo parti, që kur u vritet udhëheqësi, pasardhësi është edhe më i ashpër”, tha ai.

Trita Parsi, bashkëthemelues i Institutit Quincy me bazë në Uashington, paralajmëroi se “ideja pas Hamasit se deri te shtetësia palestineze mund të shkohet vetëm përmes një rezistence të armatosur kundër Izraelit, jo që nuk ka vdekur, por ka gjasa që ka lulëzuar”.

“Bombardimet pa dallim të Izraelit në Gazë dhe vrasja masive e civilëve, përfshirë përmes urisë, ka të ngjarë që ka radikalizuar popullin palestinez dhe ka ofruar më shumë terren për rekrutim për Hamasin”, tha ai.

You Might Also Like

Kremlini ka një taktikë të re. Ushtarët e vdekur bëhen “dezertorë” për të mbuluar humbjet e tyre

Zelensky zbret në Londër përpara takimeve kyçe të BE-së dhe NATO-s

Shtetet e Bashkuara do t’i japin Ukrainës 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake për dy vjet

Droni godet një kopsht dhe një spital në Sudan. 114 persona të vrarë, përfshirë 63 fëmijë

Këshilli i Bashkimit Evropian përcakton Kosovën si vend të sigurt për azil

TAGGED: #Gaza, #Yahya Sinwar
Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina bisedon me Kinën për mundësitë për paqe

Kosova Times Kosova Times February 18, 2024
Albulena Haxhiu sërish nuk merr votat e mjaftueshme për kryeparlamentare
Bletarët hungarezë në hall nga mjalti i lirë nga Kina e Ukraina
SHBA miratoi shitjen e raketave Gjermanisë
Mijëra njerëz në Uashington protestojnë kundër Trump para inaugurimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?