By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Kufiri Administrativ”: Një kthesë e rrezikshme për Sovranitetin e Kosovës!
July 22, 2025
Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike
July 22, 2025
Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen
July 22, 2025
Kurti në takim lamtumirës me diplomaten sllovene
July 22, 2025
Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 tonë nga ora 11:00 deri në 17:00
July 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Joe Biden viziton sot Gjermaninë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Joe Biden viziton sot Gjermaninë
Ballina 2Rajon / Botë

Joe Biden viziton sot Gjermaninë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 8:11 AM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden është edhe vetëm pak muaj në post, ka ardhur koha për një tur lamtumire. Pasi iu desh ta shtyjë vizitën e planifikuar për shkak të uraganit Milton, Biden viziton Gjermaninë të premten.

Si i pari president i ShBA-së që pas George H. W. Bush, Biden do të nderohet nga presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier me Kryqin e Madh të Urdhërit Federal të Meritës. “Me këtë medalje presidenti gjerman vlerëson meritat e presidentit Biden për miqësinë gjermano-amerikane dhe aleancën transatlantike, për të cilën Biden ka influencuar ndjeshëm në më shumë se pesë dekada dhe e ka forcuar atë”, komunikoi presidneca në Berlin përpara vizitës së parashikuar për në fillim të tetorit.

Biden i ka pasur për zemër marrëdhëniet mes ShBA-së, Europës dhe ShBA-së e Gjermanisë në veçanti. Me mbylljen e presidencës së tij merr fund edhe një epokë.

“Unë mendoj, se atë mund ta cilësosh edhe si presidentin e fundit transatlantik”, thotë për DW Michelle Egan, profesore në American University në Uashington dhe eksperte për marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Europës. “Kjo ka të bëjë me punën e tij shumëvjeçare në NATO, në Konferencën e Sigurisë në Mynih dhe në Komisionin për Politikën e Jashtme në senatin e ShBA-së, gjë që i ka bërë të mundur atij të njohë shumë krerë europianë shtetesh, përpara se ai të bëhej president.

Përse është Biden një personalitet i madh transatlantik

Biden ka lindur më 1942. Ai u rrit në një vend, që ndihmoi Gjermaninë të rindërtohej pas Luftës së Dytë Botërore. Pas ndërtimit të Murit të Berlinit më 1961 ai mundi të shohë, se si Gjermania Perëndimore u bë një partnere e rëndësishme e ShBA-së gjatë Luftës së Ftohtë.

“Biden është që nga viti 1972 në politikë dhe ai fitoi përvojë në politikën e jashtme përmes përjetimeve nga Lufta e Ftohtë”, thotë për DW Peter Sparding, zëvendëspresidenti i Center for the Study of the Presidency and Congress. “Gjermania praktikisht ishte në epiqendër të këtij konflikti.”

Si zëvendëspresident gjatë presidencës së Barack Obama-s përvoja e Biden në politikën e jashtme kishte një rëndësi të madhe.

“Obama kishte përvojë shumë të kufizuar me politikën e jashtme” kur kandidoi për postin e presidentit, thotë Egan. “Kjo ishte arsyeja, që Biden mori detyrën e zëvendëspresidentit. Biden kishte lidhje dhe njohuritë e duhura.”

Obama ka qenë mjaft i preferuar në Europë, sepse ai rindërtoi raportet transatlantike pas presidencës së George W. Bush, nënvizon më tej Egan – e ishte Biden ai, që kishte një lidhje emocionale me Europën, e jo Obama.

ShBA dhe Gjermania: Shumë të përbashkëta

Edhe sot, gjatë presidencës së Bidenit, Gjermania vazhdon të jetë një partnere e rëndësishme e SHBA-së. Të dy vendet janë ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Po ashtu si SHBA edhe Gjermania bëjnë pjesë në vendet, që në konfliktin aktual në Lindjen e Mesme, theksojnë më me forcë të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje.

Egan tërheq vëmendjen, se të dy vendet krahas pozicioneve të ngjashme në skenën ndërkombëtare i bashkojnë edhe sfidat e brendshme të ngjashme. “Si SHBA edhe Gjermania po përjetojnë aktualisht një përçarje politike”, thotë ekspertja e çështjeve transatlantike, Michelle Egan.

Në ShBA demokratët dhe Republikanët përfaqësojnë dy kampe të ndara qartazi ideologjikisht, të cilët shpesh përballen ashpër e madje edhe e luftojnë njeri-tjetrin. Në Gjermani, thotë Egan, forcimi i populistëve të djathtë dhe i partisë pjesërisht ekstreme të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) është një shenjë për përçarjen politike të popullsisë.

“Një paralele e dytë, sipas mendimit tim, është tema e kufijve dhe kontrolleve kufitare”, vëren Egan. “Gjermania pavarësisht lirisë së lëvizjes brenda hapësirës Shengen dhe BE-së ka rihapur temën e kontrolleve në kufi.”

Pasi një migrant në Solingen në gusht 2024 vrau me thikë tre vetë, Gjermania ashpërsoi politikën e saj të migracionit. Këtu bën pjesë edhe aplikimi i kontrolleve në të gjitha pikat kufitare gjermane – edhe në kufijtë me shtetet e tjera të BE-së. Ky hap ishte i diskutueshëm në Gjermani.

Edhe në ShBA kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris gjatë fushatës elektorale herë pas here ngec kur është fjala për politikën e migracionit dhe të sigurisë në kufijtë e ShBA-së me Meksikën. Biden këtë temë në fillim të presidencës së tij e kishte deklaruar si ‘fushën e detyrave të Harris, tani kundërshtari Donald Trump kritikon, se imigranttët ilegalë janë përgjegjës për një pjesë të madhe të problemeve në ShBA.

ShBA po u drejtohet partnerëve të tjerë

Biden do të konsiderohet edhe si personalitet i fundit i madh transatlantik, sepse Gjermania në politikën e jashtme të ShBA-së do të luajë një rol më pak të rëndësishëm se në të kaluarën. Po ashtu ajo nuk do të mund të mbështetet kaq fort si deri më sot tek ShBA-ja si një mbrojtëse e sigurisë evropiane, thekson Peter Sparding.

“Marrëdhëniet gjermane-amerikane në të ardhmen do të jenë ndryshe, pavarësisht se kush do të drejtojë presidencën në të ardhmen”, thotë Sparding. “ShBA po orientohen drejt hapësirës së Indo-Paqësorit dhe reagojnë edhe ndaj Kinës si një konkurrencë që duhet vlerësuar me seriozitet. Nga ana e SHBA-së pritet që vende si Gjermania të marrin më shumë përgjegjësi në Europë dhe përreth Europës.”

You Might Also Like

Kaos në Greqi: Demonstruesit kundër gjenocidit në Gaza nuk i lejojnë izraelitët të zbresin nga anija turistike

Vetëndëshkim, ryshfet, uri, kufoma në pyje… Histori të frikshme të ushtarëve rusë po përhapen

Një video e policëve që rrahin një burrë afrikano-amerikan i cili refuzoi të zbriste nga makina po përhapet

Gogiç: Arrestimi i Popoviqit, poshtërim për regjimin e Vuçiqit

Kryetarja e Gjykatës Supreme të Federatës Ruse, Irina Podnosova, ndërroi jetë

TAGGED: #Gjermani, #Joe Biden
Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina qëlloi me raketa një traget me karburant në portin e Territorit të Krasnodarit

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Raportohet se Hungaria do të shtyjë ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Burra që vrasin gratë, Kurti drejton gishtin e akuzës te prokuroritë dhe gjykatat: Sistem padrejtësie!
Fordou është objekti kryesor bërthamor i Iranit (dhe i paarritshëm për sulmet izraelite), i vendosur në një mega-bunker nën një mal. Ja çfarë dimë për të.
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?