By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 janar
January 8, 2026
Trump tërheq Amerikën nga 66 organizata ndërkombëtare
January 7, 2026
Detaje të reja kanë mbërritur në lidhje me tankerin që u bastis nga amerikanët
January 7, 2026
Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht
January 7, 2026
Bajrami: Të sigurohen fonde emergjente dhe ndihmë për qytetarët
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KEK-u: Zjarri ndodhi jashtë njësisë A4, s’ka vend për shqetësim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > KEK-u: Zjarri ndodhi jashtë njësisë A4, s’ka vend për shqetësim
Ballina 1Lajme

KEK-u: Zjarri ndodhi jashtë njësisë A4, s’ka vend për shqetësim

Kosova Times
Last updated: 2024/10/18 at 11:06 AM
Kosova Times Published October 18, 2024
Share
SHARE

Korporata Energjetike e Kosovës ka reaguar përmes një njoftimi lidhur me shpërthimin që ka ndodhur në termocentralin Kosova A.

Departamenti për Marrëdhënie me Publikun në KEK ka thënë se nuk ka vend për shqetësim në lidhje me operimin dhe sigurinë në njësitë e Termocentralit Kosova A.

“Njësia A4 është ndalur për shkak të një lidhjeje të shkurtër në kabllot e matjeve, dhe është çkyçur nga puna në mënyrë të rregullt. Ekipet e mirëmbajtjes janë angazhuar që nga momenti i ndaljes së njësisë dhe po punojnë për sanimin e gjendjes, me qëllim që njësia të kthehet në operim sa më shpejt. Zjarri i raportuar në media ka ndodhur jashtë njësisë A4 dhe i njëjti është lokalizuar dhe fikur në kohë optimale nga zjarrfikësit”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata Energjetike e Kosovës ka ftuar të gjitha mediat dhe palët e interesit që në raste të tilla të kërkojnë informacione zyrtare nga KEK-u, për të evituar krijimin e panikut përmes lajmeve të pavërteta.

Shpërthen kazani në termocentralin Kosova A; Punonjësit: Shpërthim i vogël

Një kazan i Bllokut A4 në Termocentralin Kosova A raportohet se ka shpërthyer mbrëmë. Ka qenë deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili ka njoftuar për këtë shpërthim.

“Eksplodim i kazanit ‘bojleri i Albinit’, në Termocentralin Kosova A, Blloku A4. Kjo i shkon për shtati mafisë energjetike, sepse tash na duhet import i energjisë!”, ka shkruar ai në Facebook, teksa ka publikuar një video nga zjarri i këtij kazani.

Ekipi i RTK-së në orët e mëngjesit ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk është lejuar të hyjë brenda objektit.

Megjithatë, punonjës të KEK-ut i thanë RTK-së se shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të termocentralit dhe ka qenë i vogël.

Deri më tash as nga Policia e Kosovës dhe as nga menaxhmenti i KEK-ut nuk janë deklaruar lidhur me këtë rast.

You Might Also Like

Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet

KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë

Osmani uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kjo festë një burim paqeje

Kurti: Aktualisht situata nën kontroll, me dëme, pa raste lëndimesh serioze

SBASHK: Nuk lejojmë kthimin në shkolla pa u garantuar kushte të sigurta

TAGGED: #KEK
Kosova Times October 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

28 Nëntori bashkon Policinë e Kosovës dhe të Shqipërisë në aktivitet festiv

Kosova Times Kosova Times November 27, 2025
Jahti luksoz 46 milion euro fundoset në Greqi, turistët dhe ekuipazhi shpëtojnë
“E gjithë ushtria serbe ngritët për dronat e dasmave”, Ponosh ironizon me rrëzimin e dronit
Njofton policinë për sulm fizik, rezulton i kërkuar nga gjykata
Kurti: Është detyrim i yni t’i përkrahim të mbijetuarat e dhunës seksuale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?