By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi pa kuorum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi pa kuorum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Lajme

Kuvendi pa kuorum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero

Kosova Times
Last updated: 2024/10/19 at 9:56 PM
Kosova Times Published October 19, 2024
Share
SHARE

Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përfundim të këtij sesioni, mbi 50 projektligje që kanë kaluar në lexim të parë do të kthehen në pikën zero. Në mesin e tyre ka edhe marrëveshje ndërkombëtare. Pozitë e opozitë fajësojnë njëra-tjetrën, ndërsa ata që përcjellin punën e legjislativit nuk presin që Kuvendi ta përmbushë agjendën as gjatë këtij sesioni.

 

Në procedurë të shqyrtimit dhe votimit janë 54 projektligje të cilat ne besojmë se nuk do të mund të arrijnë epilogun final për shkak edhe të largimit të tre, katër deputetëve nga radhët e grupit më të madh parlamentar, nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë rrjedhimisht nëse ata nuk do të marrin pjesë në procesin e votimit, këto ligje nuk do të votohen”, tha Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD.

Jakaj ka përmendur edhe disa prej projektligjeve më të rëndësishme të cilat duhet të kalojnë sa më shpejt në Kuvend.

Nga opozita thonë se nuk do t’i ndihmojnë mazhorancës për t’i kaluar këto projektligje.

“Sigurisht se ne do të rishqyrtojmë pozicionin tonë dhe mund të mos marrim pjesë në votime”, deklaroi Ferat Shala, deputet i PDK-së.

“Nuk do ta ndihmojmë maxhorancën në këtë drejtim sepse këta nuk janë treguar në nivelin e duhur. Ne kemi thirrë seanca të jashtëzakonshme, dhe nuk kanë ardhë, nuk kanë marrë pjesë”, tha në anën tjetër Pal Lekaj, deputet i AAK-së

Ndërsa nga tabori tjetër politik fajësojnë opozitën.

“Që nga fillimi I kësaj legjislature e gjithë barra për të siguruar shumicën në mënyrë që këto ligje që janë të karakterit të interesit publik dhe trajtojnë çështje për të cilat ne betohemi si deputet se do të punojmë për intersin publik, që nga fillimi janë varur tërësisht vetën nga votat e pozitës”, deklaroi Jeta Statovci, deputete e Listës Guxo.

Në mungesë kuorumi, gjatë ditës nuk arriti të mbahej as mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet.

You Might Also Like

Eurodeputeti Reuten kërkon heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Berisha, zv/president i Unionit ndërkombëtar të partive të djathta në botë

Pesë shoferë ndëshkohen për kundërvajtje në trafik në rajonin e Ferizajt

Dy milionë euro paga për një Kuvend pa asnjë vendim

Ligji për Konfiskim të Pasurisë, pret aktgjykimin e Kushtetueses

Kosova Times October 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Doganierët e Portit të Durrësit filmohen duke marrë ryshfet

Kosova Times Kosova Times December 13, 2022
E mbijetuara e Srebrenicës: Asnjë fëmije mos t’i ndërpritet fëmijëria
Austria vazhdon ta mbështesë UP-në në procesin e arsimimit
Haradinaj: Rritja e tarifave të energjisë, goditje për qytetarët
Lahaj: Vazhdojnë presionin për ndërtimin e Sallës Koncertale në Prishtinë*
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?