By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shteti serb po e saboton dialogun për marrëveshje paqësore, punon dhe angazhohet me strategji për ta ripushtuar tërësisht Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shteti serb po e saboton dialogun për marrëveshje paqësore, punon dhe angazhohet me strategji për ta ripushtuar tërësisht Kosovën
Ballina 1Lajme

Shteti serb po e saboton dialogun për marrëveshje paqësore, punon dhe angazhohet me strategji për ta ripushtuar tërësisht Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/20 at 9:13 PM
Kosova Times Published October 20, 2024
Share
SHARE

Deklarimi i Ish-ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, se Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia të mund të gjejnë së bashku një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, është pritur me shqetësim por edhe me kundërshtim të ashpër, si model i zgjidhjes finale, nga njohës të zhvillimeve politike në vend, sepse veç defunksionalizimit të shtetit, qon deri te një konflikt i ri për të cilin po përgatitet dhe të cilin e dëshiron Serbia.

Kelmendi: Të gjithë në gjendje gatishmërie për mbrojtjen e shtetit

Profesori i së drejtës, Dr. Muhamet Kelmendi, ka deklaruar për “Kosova Times” se Kosova duhet të përgatitet për ta mbrojtur tërësinë territoriale të Republikës së Kosovës, duke theksuar se raportet midis Kosovës dhe Serbisë pa ndërmjetësimin e SHBA-ve, të Anglisë dhe të BE-së, nuk mund të zgjidhen. Sipas Kelmendit, në kuadër të mundësive zgjedhëse janë dy mundësi.

“Zgjidhja e parë konsiston në gjendjen aktuale që ekziston, me ekzistimin e dy shteteve, respektivisht të Kosovës dhe të Serbisë. Këtu midis këtyre dy shteteve ka kufij të cilët i ndajnë në mes veti. Këto dy shtete jetojnë dhe ka mundësi njohje reciproke mbi bazën e së drejtës ndërkombëtare. Këtej edhe janë zhvilluar një varg i takimeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe të SHBA-ve. Nga këto takime ka dal Marrëveshja e shkurtit në Bruksel dhe në Ohër e vitit 2023. Me këtë marrëveshje nuk po ecin raportet, sepse shteti serb në mënyrë gojore e ka pranuar marrëveshjen, ndërsa de-jure e ka kundërshtuar Serbia me letrat e dërguara në BE. Këtu ka mbetur çështja sepse Serbia synon ripushtimin e Kosovës”, tha Kelmendi për “Kosova Times”.

Sipas Kelmendit ambiciet për ripushtim të Kosovës nga Serbia konsistojnë në faktin se në kushtetutën serbe akoma territori i Kosovës ende figuron dhe është sanksionuar si Krahinë e Kosovës dhe Metohisë, pjesë e Serbisë.

“Këtë ripushtim po e mbështetë akutualisht në ndarjen Kosovës. Asociacioni është mjet i copëtimit të Kosovës”, tha Muhamet Kelmendi.

Mirëpo zgjidhja e dytë sipas tij është, sikundër deklaroi Bollton, tërheqja e kufirit të ri midis Kosovës dhe Serbisë.

“Këtu kërkohet që Kosova as Ujmanin, as Mitrovicën dhe as Trepçën kurrsesi mos të humbi. Janë territore të Kosovës. Pjesa tjetër e veriut mund të ndërrohet me Luginën e Preshevës. Zgjidhja e tillë do të ishte shumë e kapshme për të dy shtetet. Mirëpo, Serbia nuk e donë asnjërën zgjidhje. Shteti serb punon dhe angazhohet, po përgatitet për ta pushtuar tërësisht Kosovën. Këto zgjidhje mundet vetëm nëse SHBA, Anglia dhe BE marrin qëndrim dhe e vendosin nën kontroll Serbinë. Ky shtet është krijuar nga Fuqitë e Mëdha dhe ato kërkohet të zgjidhin çështjet që i kanë krijuar. Kosova duhet të jetë e përgatitur për çdo gjendje që krijohet”, tha Kelmendi për “Kosova Times”.

Qarri: Qeveria Kurti prishi të gjitha planet dhe skenarët për pazare territoriale për opsionin e zgjidhjes finale në dialogun me Serbinë

Analisti politik Gani Qarri, ka deklaruar për “Kosova Times” se Pamundësimin e rikthimit të idesë së rrezikshme të ndarjes, e bëri të vdekur, suksesi i paimagjinueshëm, i Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Republikës së Kosovës, me rivendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të plotë shtetëror, në gjithë veriun e Kosovës! Kurse rikonfirmimi edhe njëherë më tepër, i qëndrimit vërtetë të drejtë të SHBA-ve, me deklaratën e këtyre ditëve të ambasadorit Jeffrey Hovenier, se Institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht legjitime në të gjithë territorin, përfshi edhe veriun e Kosovës duke shtuar se SHBA ndjehen të lumtura dhe krenare, për përkrahjen që kanë dhënë, për ndërtimin e këtyre institucioneve, bazuar edhe në mendimet e njohësve të mirë të politikës amerikane, na bënë të shpresojmë pafundësisht, se edhe në rast të ndryshimit të pushteteve në Amerikë, qëndrimi i SHBA-ve, veçanërisht sa i takon pavarësisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet konstant edhe në të ardhmen.

“Prandaj nisur nga konfirmimi zyrtar i SHBA-ve, përmes ambasadorit Hovenier se Institucionet e Kosovës janë plotësisht legjitime në veri të Kosovës, si dhe faktin, se edhe në terren tanimë ka ndryshuar plotësisht gjendja politike, në krahasim me atë çfarë ishte, gjatë ish mandatit të Donald Trumpit, besojmë fort dhe jemi plotësisht optimist, se nuk ekziston asnjë arsye, madje nuk ka më as argumente në terren, për tu rikthyer serish, rreziku që në mandatin e supozuar qeverisës të Donald Trumpit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të riaktivizohet rishtas ideja e shkëmbimit të territoreve. Pamundësimin e rikthimit të idesë së rrezikshme të ndarjes, e bëri të vdekur, suksesi i paimagjinueshëm, i Qeverisë Kurti dhe udhëheqjes aktuale të Republikës së Kosovës, që dëshmoi me rivendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të plotë shtetëror, në gjithë veriun e Kosovës! Kështu që edhe paralajmërimi i ish-ambasadorit amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ish-këshilltarit për sigurinë kombëtare në administratën e ish-presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, John Bolton, se kinse Amerika shpreson që Kosova dhe Serbia, të gjejnë zgjidhje me shkëmbimin e territoreve, nuk është aktual as i bazuar në fakte, sepse përveç vendosjes praktike të sovranitetit të plotë shtetëror e institucional në veri të vendit tonë, tani edhe në pushtet, nuk janë më favorizuesit e shkëmbimit të territoreve”, tha Qarri për “Kosova Times”.

Sipas Qarrit është krejtësisht e pa logjikshme sot të mendohet se përsëri mundë të nxirret në tavolinë ideja e shkëmbimit të territoreve pasi ajo kishte dështuar nga vetë kreatorët dhe ideatorët e saj.

“Siç dihet, kuislingu Hashim Thaçi & Co ka disa vite që po gjykohen në Gjykatën Speciale në Hagë, ndërsa ka gati katër vite,që edhe kryeministër dhe udhëheqës i Qeverisë në Kosovë, është kundërshtari më i madh i aventurave për këmbim territoresh dhe luftëtari më i vendosur kundër orekseve të Serbisë, për gllabërimin e pjesëve më jetike të vendit tonë, ku është e përqendruar pasuria më e madhe ujore dhe ajo minerare e Republikës së Kosovës, si veriu i vendit tonë, pa të cilat, ne nuk mund të mbijetojmë, as ekzistojmë më si shtet i lirë dhe i pavarur! Madje duke pasur parasysh tendencën e çmendur të Millorad Dodikut për ndarjen e të ashtuquajturës “republika srpska” nga Bosnja e Hercegovina, ndarja e Kosovës, apo i ashtuquajturi “këmbim territoresh” jo vetëm që nuk është zgjidhje, por edhe problemi që komplikon tërësisht gjendjen politike në rajon, duke hapur “Kutinë e Pandorës” dhe rifilluar luftërat e reja, për territore, në gjithë Ballkanin Perëndimor, kështu që deklaratat e dhëna të John Boltonit në intervistën për gazetën serbe “Politika”, në momentumin e ri, janë plotësisht falsh dhe të paqëndrueshme”, deklaroi Qarri.

Ndërsa mendimi i z.Bolton se Amerika në Ballkan mund të kishte bërë më shumë, por ka pasur një lloj tërheqje të dukshme nga angazhimi më i madh i SHBA-ve, duke e lënë rajonin në duar dhe në vullnetin e BE-së, sipas Qarrit është shumë i drejtë, gjë që u dëshmua edhe nga qëndrimet e hapura pro-serbe të emisarëve të BE-së, si Lajçak e Borell, qëndrim kontrovers me të cilët duket se ata, bashkë me parat e Serbisë, infektuan keq edhe ish të dërguarin “special” latinoamerikan Gabriel Eskobar.

Kjo sipas Qarrit ndodhi për habi, pikërisht me ardhjen e demokratëve dhe z. Joe Biden në krye të SHBA-ve, kur Kosova shpresonte shumë në mbështetjen e tyre praktike dhe jo me fjalë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, papritur u tërhoqën pothuajse tërësisht nga veprimi aktiv duke ia lënë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Evropës Perëndimore, e cila për gati 4 vite të plota, dëshmoi katërçipërisht, se nuk ka qenë fare ide e mirë, ngase ajo nuk di, nuk mund, apo edhe nuk do të ndërmjetësojë paanshëm dhe përveçse nuk është në gjendje t’u ndihmojë palëve, ajo komplikon edhe më tepër gjendjen politike të vendeve diualoguese, duke mbajtur hapur, anën e Serbisë hegjemoniste, e cila ka shkaktuar tri-katër lufta gjenocidiale në vendet e ish federatës jugosllave, përfshi edhe Kosovën”.

“Andaj duke pasur parasysh se kjo gjendje, siç e thotë edhe vet Bolton, vijon të ndodh që nga vitet e shpërbërjes së ish Jugosllavisë, edhe gjatë kohës sa SHBA udhëhiqeshin nga administrata e Donald Trump-it, Shtëpia e Bardhë mund të kishte “bërë shumë më shumë, nëse vërtet ekzistonte interes për të stabilizuar rajonin më të paqëndrueshëm në Evropën jugperëndimore, për ta përfunduar këtë konflikt dhe fokusuar te problemet më të mëdha që dalin nga krijimi dhe rritja e aleancave të rrezikshme midis Kinës e Rusisë, si dhe kërcënimet e hapura ndaj Evropës që vijnë nga situata në Lindjen e Mesme dhe Azinë Lindore”, nënvizoi Qarri për “Kosova Times”.

Burjani: Finalja e marrëveshjes Kosovë Serbi me sovranitetin e pa prekshëm të shtetit të Kosovës

I pa realizueshëm për shkak të rrezikut të ndezjes së konflikteve të reja, është propozimi i shkëmbimit të territoreve për të cilin flet Bolton, edhe për analistin Blerim Burjani.

“Jo nuk e besoj se kjo është e mundshme, pasi që faktori ndërkombëtar, sovraniteti, rendi ndërkombëtar nuk e lejon këtë në rrethana të sotme ku bota po vlon nga konfliktet në lindjen e mesme. Pra gjasa nuk ka fare. Normalizimi pa e prekur statusin territorial të Kosovës janë të vetmet opsione për të zgjidhur problemet. Këtë duhet ta pranoj edhe Kosova edhe Serbia, rrugë të tretë nuk ka. Palët duhet të ju binden rrethanave ndërkombëtare e të mos lejojnë që në pakufi të zhyten në probleme dhe eskalime”, tha Burjani për “Kosova Times”.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

TAGGED: #Dialogu Kosovë - Serbi
Kosova Times October 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Policia: Bashkëpunimi rezulton në identifikimin e personit të kërkuar

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, që dyshohen për kalime ilegale të kufirit
Presidentja Osmani njofton Escobar për sulmet e institucioneve në veri
Lyon transferon futbollistin algjerian nga West Ham
“Brigada” bullgare e spiunazhit për Rusinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?