By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Mediat ukrainase: Një nga krijuesit e Iskander u vra në Rusi
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O’Brien: Asociacioni nuk krijon një shtresë tjetër të pushtetit në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > O’Brien: Asociacioni nuk krijon një shtresë tjetër të pushtetit në Kosovë
Ballina 1Lajme

O’Brien: Asociacioni nuk krijon një shtresë tjetër të pushtetit në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 10:03 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien tha të hënën se pret nga Kosova që ta dërgojë projekt statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa theksoi se ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit.

“Por është një mekanizëm për bashkërenditje, siç e shohim në Italinë Veriore apo në ishujt e Suedisë apo në Belgjikë”, tha zoti O’Brien në një intervistë me Kanalin 10 në Prishtinë.

Zoti O’Brien, i cili të hënën u takua për më shumë se dy orë e gjysmë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se Shtetet e Bashkuara herë pas here kanë mospajtime me qeverinë e Kosovës që lidhen me mungesën e bashkërendimit, por sipas tij, kjo ndodh mes miqve.

“Duam që të kemi më shumë bashkërendim kur ndërmerren veprime, veçanërisht kur ato veprime mund të përfshijnë trupat e NATO-s. Gjithashtu dëshirojmë që të kemi më shumë diskutime para se të ndërmerret një veprim i tillë”, tha zoti O’Brien.

Kosova është gjetur nën kritikat e diplomacisë perëndimore për ato që janë cilësuar veprime të njëanshme dhe të pabashkërenduara në veri ku autoritetet mbyllën komunat paralele serbe të emëruara nga Beogradi, të cilat Prishtina i cilëson të paligjshme.

Bashkimi Evropian si dhe Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje palëve që të zgjedhin çështjet e hapura në kuadër të bisedimeve në Bruksel, vazhdimi i të cilave pritet këtë javë në nivel kryenegociatorësh.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit tha se dëshiron që edhe Kosova edhe Serbia të zbatojnë plotësisht zotimet e marra me marrëveshjen e një viti më parë.

“Dhe Serbia ka pasur rritje të mirë ekonomike kohëve të fundit, por që të ketë rritje edhe më të madhe, duhet që të ketë një zgjidhje politike përgjatë viteve të ardhshme lidhur me Kosovën. Mënyra më e mirë është përmes marrëveshjes bazë dhe aneksit të Ohrit. Kjo është mënyra për të ecur përpara”, tha zoti O’Brien.

Ai tha se nëse do të ketë ngecje në dialog, të dyja vendet do të humbasin mundësitë për vendin e tyre.

“(Albin) Kurti e kupton që është një çast unik, për shkak se kemi të gjitha ato tranzicione që po ndodhin. Bashkimi Evropian do të ketë një komisioner të ri, pra personel të ri, i cili do të mbikëqyrë procesin e integrimit në Bashkimin Evropian edhe në SHBA kemi zgjedhje, e dimë që do të kemi edhe aty një tranzicion”, tha ai.

Zoti O’Brien tha se gjatë ditës në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ka biseduar “se si të ecet më shpejt drejt Evropës”.

Zoti O’Brien arriti në Prishtinë nga Beogradi në një përpjekje të re për të nxitur zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet palëve.

Në një komunikatë të qeverisë së Kosovës thuhet se është diskutuar edhe rreth marrëdhënieve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj.

Në komunikatë citohet kryeministri Albin Kurti të ketë thënë se “nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”.

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak shkroi në rrjetet sociale se është duke u përgatitur për takimin e radhës që pritet të mbahet këtë të enjte dhe sipas tij tani është koha për të filluar zbatimin me zell të marrëveshjeve të arritura në shkurt dhe mars të vitit të kaluar.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

TAGGED: #Asociacioni i komunave me shumicë serbe, #James O’Brien
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orësh

Kosova Times Kosova Times January 13, 2025
Ylli mposht Trepçën, kampioni vendoset në “Minatori”
3 të vdekur dhe 43 të plagosur nga zjarri në një burg në Brazil
Ministri i BPZhR-së, Faton Peci nënshkruan UA për kafshët shoqëruese
Bllokohet pika kufitare mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, reagojnë politikanët shqiptarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?