By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO
October 9, 2025
Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor
October 9, 2025
Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat
October 9, 2025
Haradinaj: Bashkë për një Rahovec më të zhvilluar me Smajl Latifin
October 9, 2025
OSBE kritikon vendimin e KQZ-së për mosakreditim të medieve në gjuhen serbe
October 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA, ndihmë e re ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/10/21 at 8:06 PM
Kosova Times Published October 21, 2024
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin njoftoi të hënën në Kiev për një ndihmë të re në armatime me vlerë prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën, gjatë një vizite në shenjë solidariteti vetëm dy javë përpara zgjedhjeve presidenciale të ShBA-së që po ngjallin pasiguri mbi të ardhmen e mbështetjes perëndimore.

Udhëtimi i Sekretarit Austin, vizita e tij e katërt dhe ndoshta e fundit si shef i Pentagonit gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u përqendrua në përpjekjet e ShBA-së për të ndihmuar Kievin të forcojë mbrojtjen e tij, ndërsa forcat ruse po fitojnë terren ngadalë, por në mënyrë të qëndrueshme në Ukrainën lindore.

Zoti Austin e cilësoi luftën e Ukrainës kundër agresionit të Presidentit rus Vladimir Putin si kritike për sigurinë e vetë Perëndimit, duke thënë se nëse ndërpritet mbështetja për Kievin, “hija e Putinit” do të binte mbi gjithë Evropën.

“Të gjithë duhet të kuptojmë se sulmi i Putinit është një paralajmërim. Është një pamje e parë se si do të ishte një botë e ndërtuar nga tiranët dhe banditët – një botë kaotike, e dhunshme e ndarë në sfera ndikimi,” tha ai në një fjalim gjatë vizitës.

Ndërsa zoti Austin mbërriti me tren në Kiev pas një udhëtimi gjatë natës nga Polonia, zyrtarët ukrainas njoftuan për sulme të reja ruse gjatë natës në kryeqytet që dëmtuan ndërtesa banimi dhe plagosën të paktën një civil.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në një deklaratë në platformën X se kishte folur me Sekretarin Austin për lehtësimin e kufizimeve për përdorimin e armëve të dërguara nga ShBA për të goditur objektivat në thellësi të territorit rus.

Por ndërsa administrata e Presidentit Biden është në përfundim të mandatit, zoti Austin nuk njoftoi ndonjë ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara në këtë drejtim. Megjithatë ai njoftoi për municione, automjete të blinduara dhe armë antitank shtesë për Ukrainën.

Vizita e Sekretarit Austin vjen përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në ShBA, ku ish-presidenti Donald Trump, kandidati republikan, po kërkon rikthimin në Shtëpinë e Bardhë në një garë të ngushtë kundër Nënpresidentes Kamala Harris, kandidatja demokrate.

Zoti Trump ka sinjalizuar se ndryshe nga zoti Biden, ai do të hezitonte të vazhdonte mbështetjen për Ukrainën, gjë që mund ta privonte Kievin nga mbështetja e Uashingtonit, përkrahësi i tij më i madh ushtarak dhe financiar. Zoti Austin e hodhi poshtë këtë shqetësim.

“Kam parë mbështetje dypartiake për Ukrainën gjatë 2-1/2 viteve të fundit dhe pres plotësisht që të vazhdojmë të kemi mbështetje dypartiake nga Kongresi,” tha ai.

Një zyrtar amerikan i mbrojtjes, duke folur në kushte anonimiteti, tha se 600 mijë ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur deri tani në luftën me Ukrainën.

Por Presidenti Putin vazhdon të dërgojë gjithnjë e më shumë forca në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, të cilin Moska e pretendon si territorin e saj.

“Është një luftë shumë e ashpër dhe një sprovë e vështirë”, tha zoti Austin për sfidat me të cilat përballen forcat ukrainase.

Ndërkohë, Kievi është përpjekur ta mbajë vëmendjen e Perëndimit tek lufta e tij përballë Rusisë, megjithë shqetësimet ndërkombëtare për konfliktin në Lindjen e Mesme.

You Might Also Like

Trump propozon përjashtimin e Spanjës nga NATO

Britania konfirmon angazhimin për stabilitet në Ballkan Perëndimor

Festimi shndërrohet në një ferr të ri: Izraeli kryen sulm të ashpër në qytetin e Gazës, njerëzit nxirren nga rrënojat

Babai hedh vajzën 3 vjeçare nga dritarja!

Çmimi Nobel iu dha një shkrimtari që është një gjemb në këmbë për Orbanin

TAGGED: #Lloyd Austin, #Volodymyr Zelensky
Kosova Times October 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

UNICEF i ofron ndihmë Iranit pas shfaqjes së sëmundjes “misterioze” nëpër shkolla

Kosova Times Kosova Times March 2, 2023
Ekipi shqiptar i ndihmës niset drejt Turqisë
QMK: Gjithsej 49 vatra zjarri gjatë ditës së djeshme, 12 janë ende aktive
Horoskopi
Betohen vullnetarët e rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?