By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dy armiq të betuar janë bashkuar kundër Putinit
July 17, 2025
Reshje të rrëmbyeshme shiu godasin Korenë e Jugut: Dy të vdekur, më shumë se 1,000 të evakuuar
July 17, 2025
Horoskopi ditor për 17 korrik
July 17, 2025
Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor
July 17, 2025
Moti me diell dhe vranësira të pakta
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Analistët: O`Brien kërkoi ujdi për veprimet e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Analistët: O`Brien kërkoi ujdi për veprimet e Kosovës
Ballina 1Lajme

Analistët: O`Brien kërkoi ujdi për veprimet e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 8:08 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Avancimi i Kosovës në strukturat euroatlantike dhe partneriteti me SHBA-në, ishin temë e takimit të zyrtarit të lartë amerikan O’Brien me kryeministrit Kurti. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, një ditë më pas ka thënë se kanë pasur biseda të rëndësishme për ta rritur paqen dhe prosperitetin në rajon. Ndërsa, analistët politikë kërkojnë që Kosova t’i japë prioritet diplomacisë e të bashkërendohet me partnerët e saj.

Ngecja në dialog, rrjedhimisht moszbatimi i marrëveshjeve të arritura, si dhe mosdërgimi i draft-statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, nënkupton drejtpërdrejt humbje  të mundësive, të cilat i ka përpara në rrugën e vet Kosova.

Kështu vlerësohen mesazhet që la dje në Kosovë, ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Jammes O’Brien.

“Kosova ta prioritizoj diplomacinë, të bashkërendohet me partnerët e saj më të besueshëm e jo të veprojë, krye më vete, dhe jo në terren të gabuar… Obrien e tha vet, çdo vonesë, sjell pasoja për Kosovën”, ka thënë Shkodran Ramadani, njohës i proceseve politike.

E për një njohës tjetër, Qeveria e Kosovës nuk humb nëse e dërgon gjatë kësaj kohe, draft-statutin e asociacionit në Kushtetuese.

“Qeveria ka bërë një veprim racional, me vendimin për mallrat serbe, dhe besoj se qeveria në muajt  e fundit do të bëjë edhe një veprim tjetër të tillë, duke dërguar në kushtetuese draftin, sepse ajo do të marr një kohë minimum, dy tre muaj, deri të vlerësohet, dhe qeveria ka shumë variacione me të cilat mund të lozë, për të ruajtur raportet me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë për RTK, Dritëro Arifi, profesor i shkencave politi.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, që ishte pjesë e takimit, që zgjati mbi dy orë e gjysmë,  mes kryeministrit Kurti e zyrtarit të lartë amerikan, O’Brien, shkroi se kanë pasur biseda të rëndësishme me liderët kosovarë për partneritetin me SHBA-në, si dhe për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.

“Patëm biseda të rëndësishme me liderët e Qeverisë për partneritetin me ne për të rritur paqen dhe prosperitetin, për të siguruar që të gjithë qytetarët e Kosovës të jetojnë në kushte të dinjitetshme dhe të sigurta dhe për ta avancuar Kosovën në rrugën euroatlantike si një shtet modern dhe europian”.

Derisa zyra e kryeministrit në njoftimin e saj, pas takimit, tha  se në takim u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve. O’Brien vlerësoi se herë pas here kanë mospajtime, por tha se kjo ndodh mes miqve, duke shtuar se Qeveria e Kosovës duhet të zhvillojë më shumë diskutime para se të marrë vendime, që mund të çojnë në mospajtime.

You Might Also Like

Torres: SHBA nuk ka aleat më të madh se Kosovën në Ballkanin Perëndimor

Moti me diell dhe vranësira të pakta

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

UGSh kërkon zbardhjen e sulmit anonim mbi automjetin e gazetares Jonida Qirko në Gjirokastër

Gjykata e Moskës arreston prezantuesen televizive Tatyana Lazareva në mungesë

TAGGED: #James O’Brien, #Kosova
Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Molnár’s Langos: Langos më të mira në Budapest

Kosova Times Kosova Times October 10, 2024
Probleme me strehim edhe tre vjet pas tërmetit shkatërrues
Meta publikon VIDEO-n: Këtu kalon gjarpri, por jo treni
Një xhami në zjarr në Bregun Perëndimor
Koreja e Veriut mund të furnizojë Rusinë me sisteme të shumta raketash
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?