By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi për 29 janar
January 29, 2026
Shikoni çmendurinë e paparë në Ligën e Kampionëve: Portieri i Benficës shënoi gol në sekondën e fundit
January 28, 2026
January 28, 2026
January 28, 2026
Nuk tolerohet më ndotja, Obiliqi ashpërson masat ndaj ndotësve
January 28, 2026
Presidentja Osmani ua dorëzon flamurin përfaqësuesve të Kosovës në LOD 2026
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: DRAMË NË FRANCE: Një foshnjë e porsalindur është rrëmbyer nga materniteti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > DRAMË NË FRANCE: Një foshnjë e porsalindur është rrëmbyer nga materniteti
Rajon / Botë

DRAMË NË FRANCE: Një foshnjë e porsalindur është rrëmbyer nga materniteti

Kosova Times
Last updated: 2024/10/22 at 1:34 PM
Kosova Times Published October 22, 2024
Share
SHARE

Një foshnjë e lindur para kohe është rrëmbyer nga spitali Robert Balanje në qytetin francez Aulne-su-Bois dhe mjekët kanë paralajmëruar se jeta e fëmijës është në rrezik pasi ai ka nevojë për kujdes të veçantë dhe të vazhdueshëm mjekësor, raportojnë sot mediat franceze.

Foshnja 17-ditore Santiago ka lindur para kohe, prandaj është e nevojshme që foshnja të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, paralajmëroi Ministria e Drejtësisë dhe për shkak të zhdukjes së saj, autoritetet franceze kanë aktivizuar një sistem kërkimi.

Për rrëmbimin dyshohen prindërit e foshnjës, 23 dhe 25 vjeç, të cilët tashmë janë të njohur për policinë, raportoi Bfmtv.

Spitali ka lajmëruar policinë sapo ka vërejtur se foshnja është zhdukur, transmeton Fransinfo, duke shtuar se prindërit janë larguar nga spitali me një çantë dhe se policia dyshon se e kanë fshehur foshnjën në të.

Në zonën Livri-Gargan janë arrestuar pesë persona pranë prindërve të foshnjës dhe po vijon marrja në pyetje e tyre, thanë burime pranë hetimit.

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse kanë ndonjë informacion për vendndodhjen e fëmijës dhe prindërve.

Siç i tha këtij televizioni një burim nga policia, kërkimet për një djalë të quajtur Santiago, i cili është 17 ditësh, vazhdojnë, ndërsa operacioni i kërkimit është shtrirë edhe jashtë vendit.

Sipas të njëjtit burim, një foshnjë e lindur para kohe është në rrezik serioz pasi prej 12 orësh ka mbetur pa kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Santiago duhej të qëndronte në spital edhe për disa javë.

You Might Also Like

Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë

Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank

Lufta kthehet në Detin e Zi. Putini ndjek atë që dëshiron që nga dita e parë

Një hotel luksoz përfshihet nga flakët në Alpet Franceze

Dy gra ruse u ndaluan në SHBA pasi hynë në një bazë ushtarake

Kosova Times October 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Banorët e Gostivarit dënojnë planin për sulm terrorist në Vjenë

Kosova Times Kosova Times August 9, 2024
Pa vullnet politik nuk mund të ketë reforma në gjyqësor
Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje
Meloni zotohet për “rinisjen” e bashkëpunimit me Kinën
Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 90 minuta në Merdar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?